Të jetojmë me Kuranin : Ramazan 1436هـ

🍃1 Ramazan 1436هـ 🍃
18 Qershor 2015
Allahu thotë në Kuran:
(وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ الْبَحْرَ فَأَنْجَيْنَاكُمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَأَنْتُمْ تَنْظُرُونَ)

“Dhe kur u kemi çarë detin e ju kemi shpëtuar juve, ndërsa në praninë tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit”.
[Bekare: 50].

Fundosja e armikut ose shkatërrimi i tij është mirësi dhe fakti që shikon armikun duke u fundosur është një mirësi tjetër, sepse kjo e gëzon zemrēn. Dhe në pamundësinē e njerëzve për të vepruar nuk ngelet vetëm se ndihma e Allahut dhe për këtë në luftën e Ahzabit besimtarët u ndihmuan me erën që e dërgoi Allahu për ta ndihmë.

Iben Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-.

———–

🍃2 Ramazan 1436🍃
( 19 Qershor 2015 )

Thotë Allahu në Kur’an:
( و إذا سألك عبادي عني فإني قريب )

“Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju) : Unë jam afër…”. [El-Bekare : 186]

Halid er-Rebia thoshte:
“Çudi me këtë popull, u urdhërua për dua, iu premtua atij përgjigja dhe pa asnjë kusht.”

Kur u pyet se si është kjo, tha:
“P.sh. Fjala e Allahut :
( و بشر الذين آمنوا و عملوا الصالحات )
“Përgëzo ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira “. [El-Bekare : 25].
Këtu kemi kusht se përgëzimi është i kushtëzuar me besim e vepra të mira.

Po ashtu Fjala e Allahut :
(فا دعوا الله مخلصين له الدين )
“Lutjuni Allahut duke I besuar atij sinqerisht ” [ Gafir : 16].
Përsëri këtu kemi kusht, ndërsa Fjala e Allahut :
( فا دعوني استجب لكم )
“Më lutuni Mua Unë do t’ju përgjigjem”
[Gafir : 60] është pa asnjë kusht.

[Tefsir Kurtubi]

——–
🍃3 Ramazan 1436.🍃
( 20 Qershor 2015).

Thotë Allahu në Kuran:

[ْقُلْ إِنَّ الْهُدَىٰ هُدَى اللَّهِ]

“Thuaj: “Me të vërtetë
udhëzimi i drejtë është udhëzimi i Allahut”
[Al-Imran: 73].

Ky ajet dhe shumë të tjerë si ky
argumentojnë që kur kërkon udhëzim dhe dobi jo në Kur’an dhe në sunetin e Profetit-salallahu alejhi ue selem- humbet, sepse udhëzimi është në udhëzimin që Allahu dërgoi të dërguarin e Tij me të.

(Tefsir Es-Saadij)
——–
🍃4 Ramazan1436🍃

(21 Qershor 2015)

Në suren Nisa kemi një përfitim të çmuar:
Në fillim të sures shfaqet Fuqia e plotë e Allahut:

“O ju njerëz! Jeni të bindur ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju  nga një njeri i vetëm (Ademi) dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata të dy Ai krijoi burra e gra të shumtë dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe mos i ndërprisni marrëdheniet me të afërmit. Sigurisht Allahu është kurdoherë Gjithvëzhgues përmbi ju”.
(Nisa:1)

Ndërsa në fund të sures përfshin sqarimin e Dijes së Plotë të Allahut:

“Dhe  Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë”.
(Nisa:176)

(Ibn Adil Hanbeli/El-Lubab fi ulum el-Kitab)
——–
🍃5 Ramazan 1436 🍃
(22 Qershor 2015)

Në qortimin që i bën Allahu hipokritëve në Fjalën e Tij:

“Dhe kur ngrihen për faljen e namazit qëndrojnë në përtaci dhe sa për tu parë prej njerëzve dhe nuk e kuptojnë Allahun veçse fare pak”.
(Nisa:142)

Është argument për qetësinë e detyrueshme ne2 namaz dhe plotësimin e rukuse, sexhdes, qëndrimit në këmbë dhe uljes (gjatë shehudit dhe dhënies selam), sepse robi nuk shpëton nga ky qortim vetëm nëse e plotëson namazin (në qëndrimin në këmbë, rukunë, sexhden etj) dhe është i sinqertë në faljen e namazit.

(Es-Saadij)
——
🍃6 Ramazan 1436🍃
(23 Qershor 2015)

Nje çifut i thotë Umerit: “Nëse do të na zbriste neve ky ajet:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”.
(Maide:3)
Do te festonim atë ditë dhe do ta quanim Bajram.

I tha Umeri-Allahu qoftë i kënaqur me të:
“Une di se kur zbriti ky ajet; zbriti ditën e Arafatit në ditën e Xhuma.
(Mutefikun alejh)

Pyetja që shtrohet këtu:
Sa prej muslimanëve e dinë vlerën e këtij ajeti ashtu siç e dinte çifuti?!
——-
🍃7 Ramazan 1436🍃
(24 Qershor 2015)

Allahu thotë në Kur’an:

{…مَّا فَرَّطْنَا فِي الْكِتَابِ مِن شَيْء…}

“Nuk kemi lënë asgjë në libër (Kura’anin) pas
dore”  [Enam: 38]

Kurani ka përfshirë çdo gjë saqë edhe lojet e njohurive dhe shkencave.
Nuk ka teori apo çështje që përmenden në këto shkenca vetëm se Kur’ani dëshmon për to.
Në Kur’an flitet gjithashtu për mrekullitë e gjallesave dhe madhështinë e qiejve dhe tokës dhe çdo gjë që ndodhet në horizont dhe çdo gjë që fsheh toka; emrat e të dërguarve dhe Melaikëve, historitë e popujve, ashtu siç në të përmendet krijimi i njeriut dhe jeta e tij deri në vdekje, mënyra e daljes së shpirtit dhe ç’ndodh me të, dënimi i varrit dhe pyetja që i drejtohet të vdekurit , shenjat e Kijametit etj ….
[ Sujuti ]

Prandaj edhe Allahu e përshkroi  Kuranin që nuk ka lënë  asgjë pa përmendur…
——–
🍃8 Ramazan 1436🍃
( 25 Qershor 2015)

Mënyra më e shëmtuar që përdor shejtani për të mashtruar bijtë e Ademit është zbulimi i pjesëve të turpshme duke hequr petkun, mbulesën, ashtu siç thotë për këtë Allahu në Kur’an :
{…لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِما…}
“ Që të shfaqen pjesët e trupshme “
{ Al – A’raf :27 }

Dhe kështu sot janë disa njerëz shejtanë që dalin në kanale televizive mashtruese dhe në mjetet e komunikacionit duke ftuar në prishjen e moralit, sepse nëse familja i përgjigjet një thirrje të tillë  prishet morali i saj dhe si rrjedhojë edhe feja e saj.

( Salih El Megamisi )
——-
🍃9 Ramazan 1436🍃
(26 Qershor 2015)

Allahu thotë:

{…وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا… }

“Dhe kur u lexohen vargjet e tij ( Kur’anit ) ato ua shtojnë besimin”        [ El – Enfal: 2 ]

Dhe kjo është qe besimtari e gjen, nëse lexon ajetet e Kur’anit shtohet në zemren e tij besimi duke e kuptuar Kur’anin dhe duke njohur nga kuptimet e besimit që ndoshta nuk i ka njohur më parë, saqë i duket që nuk e ka degjuar këtë ajet vetëm se tani.
Dhe kjo zë vend në zemrën e tij saqë ka dëshirë të madhe për të vepruar mirë dhe për t’u larguar nga veprat e këqija .

( Ibn Tejmijeh )

Dhe pyetja që i shtrojmë vetes: Sa herë dëgjojmë Kur’an dhe nuk kemi pasur të njëjtat frute ? !
——-
🍃10 Ramazan 1436🍃
(27 Qershor 2015)

Allahu thote ne Kur’an:

{وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَر … }

“Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës e miq për njëri tjetrin ata i urdhërojnë njerëzit në të mirën ( Islamin ) dhe i ndalojnë ata nga cdo e keqe
( që i ndalon Islami ) ”
[ Teubeh ; 71 ]

Në këtë ajet është argument që thirrja e njerëzve në të mire dhe ndalimi i tyre nga çdo e keqe nuk është e veçantë vetëm për burrat , por ishin edhe gratë të cilat urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja në të gjitha sferat që lidhen me grate dhe në grumbullimet e tyre në ditët e ndonjë martese apo shkolle e të tjera si këto

[ Ibn Uthejmijn Sherh Rijad es – Salihijn ]
——–
🍃11 Ramazan 1436 🍃
(28 Qershor 2015 )

Cilësitë e penduesit përmenden në fund të sures Teubeh,ku Allahu thotë:

(التَّائِبُونَ الْعَابِدُونََ)
“Ata që pendohen (për mëkatet e tyre) që e adhurojnë Allahun.”
[Teubeh:112]

Duhet që penduesi të bëjë adhurime dhe punë të mira, sepse vetvetja është e paqëndrueshme, nëse nuk e angazhon me punë të mira të angazhon ajo ty me punë të kota.
Kështuqë penduesi duhet që t’i shndërrojë kohërat të cilat i kaloi në gjynahe në kohëra që mbushen me adhurime dhe te shdërrojë ecjen që bënte drejt gjynaheve me ecje drejt veprave të mira.
Dhe gjithashtu duhet të kujdeset për momentet e tij, fjalët dhe mendimet.

[Ibn Kethiri/ Bidajeneh ue hihajer.]
——–

🍃12 Ramazan 1436🍃
( 29 Qershor 2015 )

Qëndro pak momente dhe medito këtë ajet :

( فاستقم كما أمرت)
” Qëndro I paepur ( në fenë e Allahut ) siç je urdhëruar”. [ Hud: 112].
Që ta kuptosh se nga detyrimet e përqëndrimit në fe është të zbatosh atë që je urdhëruar dhe jo ashtu siç ndjen ti…
Mendo këtu se si disa mendjelehtë zgjodhën humbjen si rrugë të vërtetë.

[ Nasir Umer ]

@Besimtarët / Feja islame
———

🍃13 Ramazan 1436🍃
(30 Qershor 2015)
Allahu thotë në Kuran:
(َ وَمَا شَهِدْنَا إِلَّا بِمَا عَلِمْنَاَ)
“Dhe nuk deshmojmë vetëm sipas asaj që dimë”
(Jusuf: 81)
Kur flitet për dëshminë, gjënë për të cilën nuk e di të vërtetën e saj mos fol për të

(Shenkiti)

Medito gjendjen tonë në jetën tonë të përditshme , për të kuptuar se sa larg jemi nga ky udhëzim kuranor…!!

@Besimtarët /Feja Islame
——–

🍃14 Ramazan 1436🍃
( 1 Korrik 2015)

Të jetojmë me Kuranin

Allahu thotë në Kuran:
(إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ)

“Vërtetë Ne e kemi zbritur (përkujtimin Kuranin) dhe padyshim qe Ne jemi Gjithëruajtës së tij (nga ndryshimet, shtesat, deformimet etj)

(Hixhr: 9)

Ne nuk kemi frikë humbjen e Kuranit, sepse Allahu e ruan atë nga kjo gjë, por ajo që na frikëson është largimi (lënia) e muslimanëve nga leximi i Kuranit dhe injoranca e tyre për çdo gjë që përfshin (përmledh) Kurani nga të vërtetat, elementet thelbësore të jetës së tyre, edukatat dhe moralet.

(Muhamed El-Hudejr)

@Besimtarët/Feja Islame
———

🍃15 Ramazan 1436🍃
(2 Korrik 2015)

Të jetojmë me Kuranin

Prej 20 vitesh sa herë që e lexoj Fjalën e Allahut:
(وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ)

“Dhe libri (veprat e shkruara të secilit) do ti vihen secilit përpara dhe do të shohësh mëkatarët e frikësuar prej saj që është e shkruar në të.”
(Kehf: 49)

E ndiej që unë jam i adresuar me këtë ajet dhe përpiqem ta llogaris veten se çfarë kam bërë këtë javë?!

Dhe e di se të këqijat që kam vepruar janë shkruar dhe janë ngritur dhe do të më paraqiten Ditën e Llogarisë, kështuqë nuk mund të më ndihmojë vetëm se kërkimi i faljes i shumtë dhe pendimi.

(Naser Umer)

@Besimtarët/Feja Islame
——–
🍃16 Ramazan1436🍃
3 Korrik 2015

Thote Katede -Allahu e meshiroftë- në fjalen e Allahu
“Ne nuk ta kemi zbritur Kuranin per te te sjelle pikellim”(Taha: 2)
Jo per Zotin! Nuk e ka zbritur Allahu Kuranin pikellim por e zbriti ate meshire , drite dhe udhezues per ne xhennet
(Dur- El  Meenthur)
A nuk eshte çudi qe muslimani te jetoje I pikelluar dhe libri I Allahut qe eshte zbritur per te mos I sjelle pikellim eshte ne duart e tij?!
@Besimtaret  /Feja Islame
——

🍃17 Ramazan 1436🍃
(4 Korrik 2015)

Nese muslimanet harrojne qe jane nje popull I vetem dhe I percajne ata fanatizmat apo grupacionet , dita e Arafatit I rikujton ata per unitetin e tyre , dhe I rikthen ata te ky unitet.
Çdo veper nga veprat e Haxhit deshmon per unitetin e muslimaneve.
“Nuk ka dyshim se ky popull(islam) eshte nje i vetem. E une jam Zoti juaj, prandaj me adhuroni vetem Mua” (El enbija:  92)
(Tantaui)
@Besimtaret/Feja Islame
——-
🍃 18 Ramazan 1436.🍃
(5 Korrik 2015)

Shumica e muslimanëve-falenderimi i takon Allahut për këtë.
I kërkojnë Allahut nga Miresitë e Ti,por shumë prej tyre nuk mendojnë vetëm për mirësitë e kësaj bote si furnizim,shëndet,pasuri…etj
Dhe ndoshta harrojnë që nga mirësitë më të mëdha është pastrami i vetëveteve nga gjynahet.
Allahu عزوجل thotë :

{ۗوَلَوْلَا فَضْلُ اللَّـهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ أَبَدًا وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يُزَكِّي مَن يَشَاءُ وَاللَّـهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ…}

“Dhe po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe  Mëshira e Tij mbi ju,asnjë prej jush nuk do të kishte qenë kurrë ndonjëhere i pastër prej gjunaheve.Por Allahu pastron atë që Ai do dhe Allahu është
Gjithë dëgjuesi i Gjithëdituri”                              [Nur:21]
[Ibrahim Sukran]

@ Besimtaret/ Feja Islame
——–

🍃 19 Ramazan 1436.🍃
(6 Korrik  2015)

Allahu thotë:
{وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَّنثُورًا }
“Dhe Ne do t’i kthehemi çfarëdo lloj pune që kan bere ata dhe do t’i shëndrrojmë veprat e tilla në grimca pluhuri që fluturojnë në —-”
[El-Furkan:23]

Pyet vetën: Cilën vepër mundesh te përmendesh që e ke të sinqertë për Allahun,në të cilën nuk ka asnjë shenjë hipokrizie apo dëshirë për tu  vlerësuar sado e fshehtë të jetë ajo?!
A nuk frikësohesh që të  thuhet ty:gënjen dhe do të ishte vërtetë tragjike!
Kujdesu për veprën tënde që të jetë e sinqertë dhe kujdesu për fenë tënde para se të jetë vonë.          (—- el-Ansarij)

@Besimtaret/Feja Islame
——–

🍃 20 Ramazan 1436.🍃
(7 Korrik 2015)

Thote Ebu El-Alja ne Fjalen e Allahut:

{ …إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ …}

“Vërtetë qe namazi(falja e tij) parandalon nga çdo vepër e pa pëlqyeshme dhe nga e padrejta”. [El-Ankebut:45]
Vërtetë namazi ka tre cilesi:
sinqeritet,frikë dhe përmendje Allahut.
Çdo namaz i cili nuk i përfshin këto tri cilësi nuk është namaz.
Sinqeriteti urdheron për të vepruar mirë.
Frika ndalon nga vepra e keqe dhe përmendja e Allahut(Kur”ani)
Urdhëron ne te mirë dhe ndalon nga e keqja.
[Ed-dourul-Manthur]

@Besimtaret/Feja Islame
——-