Prekja e Kur’anit nga gruaja me menstruacione

imagesCAGSJ5ZNNuk ka ndonjë argument të qartë që e ndalon gruan me menstruacione, ose lehonë, nga prekja e Kur’anit edhe nëse shumica e dijetarëve kanë thënë që nuk lejohet që gruaja me menstruacione ta prekë atë. Nga argumentet që sjellin ata për ndalimin e saj janë:                                 

1. Fjala e Allahut: “Nuk e prekin atë vetëm se të pastërtit” [El-Uakia: 7] 

    2. Hadithi i Amru bin Hazm që Profeti -r- shkroi një letër banorëve të Jemenit dhe në të shkruan: Nuk e prek Kur’anin vetëm i pastërti” ([1])

– Iu përgjigjemi argumenteve të tyre:

1. Përsa i përket ajetit, mendimi i shumicës së shpjeguesve të Kur’anit është që tek Fjala e Allahut “Të cilin askush nuk mund ta prek atë” përemri “atë” ka për qëllim librin që është Leuhi Mahfudh, ndërsa të pastërtit “ata janë melaiket”. Dhe e forcon këtë mendim Fjala e Allahut: “Se ky është një Kur’an i nderuar. Në një libër të ruajtur mirë (tek Allahu mbi qiej në El-Leuh el-Mahfudh). Të cilin (Libër tek Allahu) askush nuk mund ta prekë veçse të pastërtit e të dëlirët (melaikët)” [El-Uakiah: 77-79] Dhe Fjala e Allahut: “(Ai është) në shkrime të mbajtura lart në  nderim ( në  El-leuh el-Mahfudh), i lartësuar (në  vendin më  të  lartë ), i pastruar, në  duart e (Melaikë ve) shkrues, të  nderuar e të  bindur” [Abese: 13-16]

2. Ndërsa përsa i përket hadithit, ky hadith është i dobët dhe nuk argumentohet me të . Themi për ata, të  cilët e konsiderojnë  këtë  hadith të  saktë , që  fjala “Të  pastërit” përdoret vetëm për besimtarin, sepse që  në  momentin që  ai ka besuar Allahun Një  të  Vetëm ka larguar papastërtinë  e shirkut (dhe kjo pastërti është  pastërti shpirtërore), kështu që të  quajturit e besimtarit i papastër nuk lejohet, sepse Profeti -r- ka thënë :“Besimtarin nuk e bën të papastër asgjë([2] ) Kuptohet nga ajo që thamë më lart që besimtari nuk gjykohet vetëm se i pastër, ndërsa të papastër janë politeistët, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “Vërtetë  që  Mushrikët (politeistët, paganë , idhujtarë , mohuesi të  Njësisë  së  Allahut dhe të  Dërguarit të  Tij) janë  të  papastër” [Et-Teube: 28] Kjo dëshmon që nuk ka argument për ndalimin e prekjes së Kuranit nga gruaja muslimane me menstruacione, sepse ajo është e pastër.


([1]) Hadith i dobët dhe kanë rënë në kundërshtim për ngritjen e tij në të qënurit e tij hadith i mirë. Ndërkohë që Shejkh Albani –Allahu e mëshiroftë- e ka saktësuar në librin e tij “El-Irua” (1/158).

([2]) Transmeton Buhariu (279), Muslimi (371).

[Shkëputur nga libri: “Disa rregulla fetare për gruan muslimane” i Adelina Allkoçi]

Leave a comment