Qëndrimi i mesëm në fushën e moralit.

Shfaqet qëndrimi i mesëm si cilësi nga cilësitë me të cilat dallohet kombi musliman në fushën e moralit, të virtyteve dhe mirësjelljes. Thotë Allahu në Kuran: “Kryeje faljen jo me zë të lartë dhe as me zë të ulët, por ndiq një rrugë të ndërmjetme” [El-Isra: 110]

Dhe thotë: “Dhe mos i mbaj duart e lidhura pas qafe (si koprac), as mos e shtri atë plotësisht (si shkapërdar) kështu që ti pastaj të bëhesh i merituar për fajin e kryer dhe të biesh në varfëri të thellë” [El-Isra:29]

Dhe thotë: “Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk janë as shpërdorues, as dorështrënguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve” [El-Furkan: 67]

Këto ajete tregojnë për veçorinë e qëndrimit të mesëm në fjalë edhe në vepra. Islami në fushën e moralit është i mesën mes ideales dhe reales. Kjo do të thotë nuk ka dyshim që Islami ka vendosur për ne shembuj të përsosur që dëshiron që t’i arrijmë, por nuk mohon realitetin tonë dhe dobësinë si të qënurit njeri. Thotë Allahu i Lartësuar: “Ai e di se në mesin tuaj ka dobësi” [Anfal: 66]

Dhe thotë: “Allahu don që ta lehtësojë barrën për ju dhe (sepse) njeriu u krijua i dobët”[En-Nisa: 28]

Kështu që Islami është i ndërmjetëm mes ideales si shembull dhe reales, si p.sh, në Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vërtetë që Allahu urdhëron drejtësi (në adhurimin vetëm të Allahut dhe kudo) dhe të punosh mirë (durimin në përmbushjen e detyrave ndaj Allahut vetëm për Hir të Tij dhe zbatimit sipas vënies në jetë të tyre nga Muhamedi, i Dërguari i Allahut[Nahl:90]

Islami është i mesëm pranon realitetin e njeriut si njeri: me të vërtetë jep dhe merr me të drejtën dhe e ngren  derinë lartësinë e të qënurit shembull ideal. Feja Islame është e mesme mes eksagjerimit dhe neglizhnecës në detyrimin moral; mes animit drej idealizmit imagjinar dhe realitetit puritan. Kanë ardhur disa mbresa (përshtypje) që e forcojnë këtë. Është transmetuar në këto mbresa: “Më e mira e gjërave është qëndrimi i mesëm në to”

Thotë Ibnul-Ethijr: “Çdo cilësi e pëlqyeshme dy skajet e saj janë të qortueshme (të dënueshme); kështu bujaria është në mes të kopracisë dhe shpërdorimit dhe trimëria është në mes të frikës dhe guximit.”

 

Adelina Allkoçi