Emërtimi me emrin Ruhide

❓Selam Alejkum . Me insistimin e burrit ja kam vu vajzes emrin Ruhide emrin e nenes se burrit e cila nuk jeton me .Desha te di kuptimin cfare kuptimi ka emri.

Sepse mua nuk me pelqen. a eshte e pelqyeshme te vesh kete emer. Shpresoj te jem e qarte.
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!

Fjala Ruhijdeh (رهيدة) në gjuhën arabe do të thotë: butësi.

Dhe fakti qe e ka pasur këtë emër vjehrra jote, kjo nuk e pengon të emërtuarit e vajzës sate nëse emri ka kuptim të mirë.

Ndoshta pasi more vesh kuptimin e emrit do të pëlqejë.

Pyetjes tënde se a është e pëlqyeshme të vesh këtë emër apo jo? Emrat që janë të pëlqyeshëm për tu emërtuar fëmijët i kemi përmendur në një përgjigje tjetër ketu në grup (mund ti rikthehesh që të përfitosh), por nëse emrat kanë kuptim të mirë dhe nuk bien ndesh me dispozitat, normat fetare lejohet emërtimi me to.