Kuptimet e fjalës “pastërti” në Kuran

kuranShpjesuesit e Kuranit kanë përmendur që fjala pastërti ka ardhur në Kuran në 13 kuptime:

    1. Ndalimi i gjakut të mestruacioneve.

(و لا تقرببوهن حتى يطهرن )

    “Dhe mos u afroni (të bëni marrdhënie me to) derisa të pastrohen nga gjakrat dhe të bëjnë larje të të gjithë trupit)” [El-Bekare: 222]

    2. Larja

( و إن كنتم جنبا فاطهّروا )

    “Po të jeni xhunub (papastërti e trupit që vjen pas marrdhënie me gruan) pastoheni krejtësisht (lani të gjithë trupin)” [El-Maide: 6]

    3. Pastrimi i vendit të turpshëm me ujë pas kryerjes së nevojes vetiake.

(فيه  رجال يحبون أن يطهروا ) 

    “Në të ka burra që paapëlqejnë të pastrohen mirë” [Et-Teube: 108]

Ky ajet ka zbritur për banorët e Kubës, të cilët përdornin ujin për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës vetiake.

    4. Pastërti nga të gjitha llojet e papastërtive.

( و ينزل عليكم من السماء ماء ليطهركم به )

    “Ju lëshoi ujë (shi) mbi ju nga qielli që t’ju pastronte me të” [El-Enfal: 11]

    5. Dëlirësi nga papastërtitë.

( و أزواج مطهرة )

    “Atje do të kenë edhe bashkëshorte të dëlira (pa të përmuajshme, pa papastërti të tjera si në këtë botë)” [Ali-Imran: 15]

    6. Largim nga papastërtia.

( أحرجوا آل لوط من قريتكم إنهم أناس يتطهرون )

    “Përzëjeni familjen e Lutit nga qyteti! Vërtetë ata janë njerëz që duan të jenë të pastër e të dëlirë” [EnNaml: 56]

    7. Pastërti nga gjynahet.

( خذ من أموالهم صدقة تطهرهم و تزكيهم بها )

    “Merr sadaka (e zekat) nga pasuria e tyre me qëllim që t’I pastrosh dhe t’I bësh të dëlirë me anë të saj” [Et-Teube:103]

    8. Pastërti nga idhujt.

( أن طهرا بيتي للطائفين )

    “…që ata (Ibrahimi dhe Ismaili) të pastrojnë shtëpinë time (Kaben) nga idhujt për ata që sillen rreth tij (dukebërë tavaf)…” [El-Bekare: 125]

    9. Pastrim nga shirku.

( مرفوعة مطهرة )

    “I lartësuar (në vendin më të lartë) i pastruar” [Abese: 14]

    10. Lejim (hallall).

( هؤلاء بناتي هن أطهر لكم )

    “Bijat e mia (vajzat ndër popullin tim) ato janë më të pastra për ju” pra të lejuara për ju.[Hud: 78]

    11.Pastërtia e zemrës nga dyshimi pasiguria.

( ذلكم أطهر لقلوبكم و قلوبهن )

“Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre” [El-Ahzab: 53]

    12. Shkurtim.

( و ثيابك فطهر )

    “Dhe rrobat e tuaja pastroi” : shkurtoi, sepse shkurtimi i tyre është pastrim për to. [El-Maide: 4]

    13.Pastërti nga vepra e papëlqyeshme, të cilën e ka ndaluar Islami.

( يا مريم إن الله اصطفاك و طهرك )

    “O Merjem! Allahu të ka vecuar ty, të ka pastruar ty (nga besimet e kota dhe veprat e papëlqyeshme” [Ali-Imran: 42][1]

    Ka thënë El- Esfahani: “Pastërtia ka dy kuptime: pastërti trupore dhe pastërti shpirtërore dhe me këto dy kuptime janë shpjeguar pjesa më e madhe e ajeteve nga Kurani”[2]

Përshtati: ِAdelina Allkoçi


[1]Marrë nga “El-lubebu fi fikh es-suneti uel-kitab” fq. 19

[2]El-Mufradetu” fq. 307. 

Leave a comment