Hadith i shpifur rreth nates se Regaibit

❓HADITH I SHPIKUR RRETH NATËS SË REGAIBIT

“Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep (Nata e Regaibit), Allahu i madhëruar nuk e dënon në varr”

Imam Lekneviu thotë: “Ky hadith është i shpikur dhe i trilluar dhe për këtë kanë rënë dakort të gjithë muhaddithinët (shkenctarët e hadithit)., sepse shumica e transmetuesve në zinxhirin e tij nuk njihen dhe disa transmetues të tjerë janë gënjeshtarë.”

“El-athar el-merfuah fil-ahbar el-meuduah” 1/62
Ma bej hallall zyshe…desha një sqarim pak për këtë hadith.

 

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Ky hadith siç është thënë edhe nga Lekneviu dhe dijetare të tjerë kanë sqaruar se çdo hadith që tregon për vlerën e natës së parë të xhumasë “nata e regaibit”, lutjet që bëhen në të dhe se gjoja ajo natë është e shenjtë (e mirë) dhe lutjet pranohen, janë të shpikura dhe të trilluara në tërësi, me të cilën kuptohet që nuk duhen besuar këto hadithe si të verteta dhe as nuk veprohet me to.

Dhe nesel thuhet se hadithi eshte i shpifur, apo i trilluar nuk lejohet qe të transmetohet si thenie e Profetit -alejhi selam-, sepse llogaritet genjeshter ndaj tij.
Dhe Profeti -alejhi selam- ka paralajmeruar per ketë:

(من كذب عليَّ متعمداً، فليتبوأ مقعده من النار)
“Kush gënjen qëllimisht ndaj meje le ta përgatisë vendin në zjarr.” (Buhariu, Muslimi)

Madhërimi i muajve ose i netëve të veçanta nuk bëhet sipas dëshirës së askujt dhe as sipas logjikës së njerëzve. Adhurimet në fenë islame bëhen ashtu siç na ka mësuar Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij Muhamedi (alejhi salatu ue selam) dhe jo sipas mendimit, dëshirës apo traditës së njerëzve, sepse është transmetuar nga Profeti -alejhi selam- se ka thënë: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar,” dhe në një hadith tjetër thotë:
“Ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo e shpikur është risi, e çdo risi është humbje.”
Këto dy hadithe na e bëjnë të qartë dhe na këshillojnë (urdhërojnë) që të ruhemi shumë prej risive që janë të shpikura në fe dhe nga të punuarit me to.