Jam krenare për fenë time Islame

33799

🌱Jam krenare për fenë time Islame🌱

🌱 – Jam krenare për fenë time Islame, sepse është feja që Allahu ka përzgjedhur për ne duke plotësuar kështu me Dhuntinë e Tij ndaj nesh. Allahu thotë për këtë:
(الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا)
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” [Maide: 3]
🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse është natyrshëria me të cilin çdo fëmijë është i lindur në pranimin e saj. Allahu thotë për këtë:
(فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا ۚ فِطْرَتَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا ۚ لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ)
“Përqëndrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

[Sure Rum: 30]

🌱-Jam krenare me fenë time Islame, sepse kjo është feja e të gjithë profetëve dhe të dërguarve që kur Allahu e krijoi Ademin -alejhi selam-. Allahu thotë për këtë:
(وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ َۖ)
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!” [Sure Nahl: 36]
🌱- Jam krenare me fenë time Islame, sepse është fe që i drejtohet arsyes dhe logjikës, larg nga supersticionet dhe enigmat.
🌱- Jam krenare me fenë time Islame, sepse njoh Zotin tim, i Cili është Një i Vetëm, nuk ka lindur dhe as nuk është i lindur dhe për të janë Emrat dhe Cilësitë më të bukura. Allahu thotë për këtë:
🔹(قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ * اللَّهُ الصَّمَدُ * لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ * وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ)
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

All-llahu është Ai tek i Cili mbështetet çdo krijesë.

As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.

Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”

[Sure Al-Ikhlas 1 – 4]
🔹(وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا)
“All-llahu ka emrat më të mirë, (më të bukur) prandaj lutuni Atij me këto emra” [Sure A’raf: 180]

🌱- Jam krenare me fenë time Islame, sepse është feja e vetme e vërtetë e cila hedh poshtë çdo të kotë, gënjeshtër dhe nuk është e pranueshme tek Allahu vetëm se feja Islame.

Allahu thotë për këtë:
(وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ)
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” [Sure Ali-Imran: 85]

🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse lidhja ime me Zotin tim është e drejpërdrejtë pa pasur nevojë për ndermjetës dhe as ndihmës. Allahu thotë për këtë:
(وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا)

“Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë gjë (në adhurim)” [Nisa: 36]
🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse e njoh Profetin tim, i cili u dërgua përgëzues dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin:
(وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ)
“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënëa dh tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Sure Seba’ 28]
Dhe asnjeri nuk llogaritet që është bërë pjesëtar i kësaj feje vetëm pasi të dëshmojë shehadetin:
(أَشْهَدُ أَنّ لَّا إِلَٰهَ إِلَّإ الله وأَشْهَدُ ان محمداً رسول الله )

“Dëshmoj që nuk ka Zot që e meriton të adhurohet me të drejtë, perveç Allahut dhe se Muhamedi eshtë i dërguari i Allahut”

Dhe na ka ndaluar Profeti ﷺ që ta teprojmë në lavdërimin e tij që të mos i përngjajmë  të krishterve të cilët e tepruan me Isain – alejhi selam- (dhe Isai është i pastër nga veprimet e tyre) duke e ngritur në atë pozitë që nuk e meriton duke e konsideruar atë bir i Zotit ose Zot -Allahu qoftë i Lartësuar nga gënjeshtrat e tyre-.

Proferi ynë ﷺ thotë:
( لا تطروني كما أطرت النصارى ابن مريم، إنما أنا عبد فقولوا عبد الله ورسوله)
.”Mos e teproni me mua sikur që e tepruan të krishterët me të birin e Merjemes dhe se unë jam vetëm një rob (i Allahut), thuani: “Robi i Allahit dhe i dërguari i Tij” [Transmeton Buhariu]

.

🌱- Jam krenare për fenë time, sepse është feja e vetme që nxit për çdo gjë të bukur dhe të moralshme dhe ndalon nga çdo gjë e keqe, e shëmtuar dhe e pamoralshme dhe më jep qetësi shpirtërore dhe ndjej lumturi në zbatimin e saj.
🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse është e vetmja fe që ka realizuar drejtësinë në këtë botë dhe në tjetrën dhe dënon padrejtësine dhe të padrejtët në këtë botë dhe në tjetrën. Allahu thotë për këtë:
🔹(تِلْكَ آيَاتُ اللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ ۗ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِلْعَالَمِينَ)
“Ja, këto që po t’i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëzit” .[Sure Ali-Imran: 108]
🔹(يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ ۗ وَاللَّهُ رَءُوفٌ بِالْعِبَادِ)
“Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vetes atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve të Tij. [Surat Ali-Imran: 30]

🌱-  Jam krenare për fenë time Islame, sepse është e vetmja fe që nuk përhapet nga injoranca, por është përhapur në bazë të dijes duke qënë edhe shpallja e parë nxitje për të marrë dije:
(اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ)
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. [Sure Alak: 1]
🌱-Jam krenare për fenë time Islame, sepse është e vetmja fe që më urdhëron mua për pastërtinë, qoftë kjo shpirtërore nga shirku dhe sëmundjet e zemrës, qoftë edhe për pastërtinë e jashtme:
(وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ)

“Dhe rrobat tua pastroji!”

[Sure Mudethir:4]

🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse është e vetmja fe që bazohet në argumente dhe prova të qarta dhe të sakta.
🌱- Jam krenare për fenë time Islame, sepse është e vetmja fe që është e përshtashme për çdo kohë dhe për çdo vend ndonëse me ndryshimin e kohës dhe të vendeve ai i mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar.
Me gjithë këto veçori që Allahu e ka veçuar fenë Islame, nuk ka dyshim që është detyrë për çdo përfaqësues të kësaj feje të ndjehet krenar me fenë e tij Islame.
Falenderimi i takon Allahut që na udhëzoi dhe na furnizoftë përqëndrim në këtë fe, na dhuroftë krenarinë dhe devotshmërinë deri në momentet e fundit të jetës sonë!

Amin.

Shkroi: Adelina Kuçana