❓Pyetje:
Kur bojm dua a thuhet ne te njejtet kohe amin inshaAllah dhe e kunderta e saj dhe a ka hadith per kete!
Kur bojm dua a thuhet ne te njejtet kohe amin inshaAllah dhe e kunderta e saj dhe a ka hadith per kete!
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana:
Kur bejme dua themi pas mbarimit te saj vetem Amin, sepse Amin do te thote : “O Allah! Pranoje duane!”
Dhe kjo ka ardhur ne hadithe te sakta qe pas duase thuhet vetem Amin ndersa thenia in sha Allah nuk thuhet pas duase dhe as nuk nuk ka kuptimin e pranimit te duase.
Eshte transmetuar ne hadith autentik se Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
(لا يقل أحدكم: اللهم اغفر لي إن شئتَ، ارحمني إن شئت، ارزقني إن شئت، وليعزم مسألته)
“Mos te thotë ndonjeri prej jush: ‘O Allah! Më fal mua në qoftë se Ti don!’
Më mëshiro mua, në qoftë se Ti don; më furnizo mua në qoftë se Ti don, por ta kërkojë atë me këmbëngulje …” (Muttefekun alejhi )