Planikimi familjar

❓Es  Selam alejkum we rahmetullah!kisha një pyetje : A lejohet planifikimi familjar ne islam duke marë pilula për ruajtjen nga shtatzanite  e shpeshta?psh ka gra që në momentin qe nuk ruhen ngelin direkt shtatzënë si i bie tani qe kjo vit për vit të lindi, a nuk esht shkatrrim për trupin e femrës lindjet kaq të shpeshta?

Dhe a ka gjë nëse çifti vendosin të ruhen për një kohë disavjeçare ?duke pas qëllimin mirerritjen e fëmijës apo fëmijëve qe kan ardhur në jete ??dua nje përgjigje të zgjeruar në lidhje me kete teme me argumente, Allahu ju shperblefte ,ahh  dhe një pik te fundit a mund te themi nëse dikush lind vetëm dy apo tre fëmijë që ka pak dhe duhet të shtohet akoma??Allahu ju shperblefte.
❓Esselamu alejkum moter.Allahu u shperbleft per mundin.Jam shtatzan dhe kam probleme me unazat (boshtin kurrizor).keshtu kete lindje duhet patjeter ne menyre cezariane.kam edhe tre femij tjere qe i kam lindur me lindje  normale.tani a me lejohet te bej qepjen e kanaleve te mitres duke pasur parasysh se me nuk mendoj te lindi tjere.a eshte e lejuar qepja e kanaleve.
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Pergjigja per te dyja pyetjet eshte si me poshte vijon:
🔹Se pari: Feja jone nxit në martesen dhe në shtimin e pasardhesve per te qene kjo nje nder shkaqet e shtimit te kombit musliman dhe realizimit te krenimit te Profetit -alejhi selem- ndaj popujve te tjere Ditën e Gjykimit duke qene ne perputhje me natyrshmërinë të cilën e krijoi Allahu  njeriun, saqe edhe vete profetet kane bere lutje Allahut qe ti furnizoje me pasardhes se hajrit.
🔹Se dyti: Lejohet vonimi i përkohshëm në lindjen e fëmijëve me synimin e ndarjes midis periudhave të shtatzënisë, ose mosngelja shtatëzanë për një kohë të caktuar në bazë të arsyeve të cilat i konsideron feja te arsyeshme duke qënë ky vendim mes dy bashkëshortëve, me kusht që të mos ketë pasoja ose dëme ky vonim shtatëzanie, të jenë mjetet e vonimit te shtatëzanisë të lejuara fetarisht dhe të mos ketë në këtë vendim asnjë pengese ( ne shtatezanine dhe lindjen) për të ardhmen.
🔹Se treti: Dijetaret qe e lejojne vonimin e shtatzënisë ose te një lloj planifikimi, bazohen në hadithin e Xhabir bin Abdullah -Allahu qoftë i kënaqur me të- në të cilën thotë:

” كُنَّا نَعْزِلُ وَالقُرْآنُ يَنْزِلُ ”

“Ishim që ruheshim dhe Kurani zbriste” [Trans. Buhariu (5208) dhe Muslimi (1440)]

Dhe ruajtja ne këtë hadith ka për qëllim  derdhjen jashtë të spermës me qëllim për të shmangur shtatëzaninë dhe lindjen.
🌱Shejh Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- duke u bazuar pikërisht në këtë hadith thotë se lejohet planifikimi i shtatëzanisë dhe lindjes për të arritur qëllimin e edukimit fetar të fëmijëve, dhe ai thotë:

“Në qoftë se një grua ka shumë fëmijë dhe  gjen vështirësi në të edukuarit e tyre per shkak të numrit të tyre, nuk ka ndalesë qe te perdore ndonje gje qe e rregullon (e vonon) shtatëzaninë e saj për këtë qellim të madh (edukimin e tyre), në mënyrë që mos jetë shtatëzania që e dëmton atë dhe të mos dëmtojë edhe fëmijët e saj, ashtu siç e ka lejuar Allahu ruajtjen (mosderdhjen e spermës në mitër të gruas) për të tilla qëllime dhe të tjera si këto.”

🌱 Ndersa shejh Ibn Uthejmijn -Allahu e mëshiroftë- thotë:

“Nëse planifikimi i lindjes bëhet për shkak te gruas – qe te mos ngelë shtatëzane- per kete mund te themi se lejohet ndonëse më parësore është qe te mos behet një planifikim i tillë”

🔹Se katërti: Nëse motivi për shtyrjen e lindjes së fëmijëve është frika për furnizimin (varfëria) apo jetesën e tyre, kjo llogaritet një dyshim  në besimin qe duhet te kete besimtarja: besimi në Caktimin e Allahut dhe se Allahu është Furnizuesi i te gjitheve.

Dhe eshte detyre qe besimtarja te nesoje se çdo i porsalindur e ka te shkruar (te percaktuar) furnizimin e tij para se te lindë. Ne kete rast me kete motiv planikimi nuk lejohet dhe eshte i ndaluar.
🔹Se pesti: Në qoftë se arsyeja e planikimit të lindjes se fëmijëve është mosmarrëveshje dhe konflikt mes çiftit: njeri nuk don te kete femije ndersa tjetri jo, nuk është e drejte e atij qe refuzon qe te mos kete femije, sepse te pasurit femije eshte nje e drejtë e përbashkët në mes të dy bashkëshortëve, nuk lejohet qe ndonjëri prej tyre ta refuzojë pa asnje justifikim dhe arsye kete te drejte.
🔹Së gjashti: Nëse motivi për shtyrjen e lindjes së fëmijëve është ndjekja e qytetërimit jomuslimanë, imitim i traditës dhe admirim i kulturës së tyre, duke u magjepsur me  jetesën e tyre qe kane pak fëmijë nuk ka dyshim se kjo nuk lejohet.

Muslimani duhet te ndërtojë familjen e tij duke vlerësuar të mirat dhe të këqijat e vendimeve te tij nën dritën e dispozitave dhe gjykimeve fetare Islame, larg ndikimit nga menyra e jeteses se jomuslimaneve.
🔹Së shtati: Ndalohet rreptësisht, eshte haram, kufizimi i lindjeve qofte kjo me mbylljen e rruges se lindjes, e cila është e njohur sot me termin sterilizim (perveç nese ka raste domosdoshmerie) apo edhe me menyra te tjera.

Qepja e kanaleve qe permendet ne pyetje eshte mosmirënjohje e miresise se Allahut te cilen Allahu ju ka furnizuar (sa prej çifteve Allahu nuk ua ka dhene kete miresi dhe nuk kane pasardhes) dhe njehkohesisht dëmtim i kësaj mirësie që Allahu ua mundësoi ta keni ju si çift me Urtësinë e Tij (dhe sa të tjere mund të dëshirojnë një mirësi të tillë dhe nuk e kanë).

Dhe të gjithë dijetarët thonë për ndalimin e një veprimi të tillë (eshte haram qepja e kanaleve per te mos pasur me lindje), sepse ky veprim është në kundërshtim me dispozitat e fesë dhe objektivat fetare qe nxisin për shtimin e lindjes dhe te pasardhësve, ruajtjen dhe kujdesjen ndaj kesaj domosdoshmerie: lindja dhe shumimi, e cila llogaritet edhe një prej pesë domosdoshmërive për të cilat erdhi Islami për t’i ruajtur ato (feja, jeta, nderi,  pasuria dhe lindja e shumimi).
Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi.