Kjo sexhde pra behet kur ka :
1- shtese ne namaz (الزيادة),
2-mangesi (النقصان)
3-te qenit ne gjendje dyshimi(الشك).
1- SHTESA NE NAMAZ
Nese nje person gjate namazit me qellim shton nje qendrim shtese ,nje ulje ,perkulje apo gjunjezim,atehere namazi i tij eshte i pavlefshem.
Nese kjo ndodhe sepse ka harruar dhe nuk i kujtohet shtesa deri sa te perfundoje namazin , atehere ben sehui sexhdes dhe namazi i tij do te jete ne rregull.
Nese atij i kujtohet derisa po e ben veprimin shtese, atehere eshte e obligueshme qe ta lere ate pjese te shtuar dhe perseri te bej sehui sexhde (ne fund te namazit dhe namazi i tij do te jet ne rregull).
Psh: personi e fal namazin e drekes 5 rekate ,mirpo nuk i kujtohet shtimi i nje rekati perveç kur eshte ne teshehud ai duhet te perfundoje teshehudin, te jape selam dhe atehere te bej sehui sexhde e me pas te jap perseri selam keshty vepron edhe nese nuk I kujtohet vetem
perveç pas selamit, atehere ai duhet te beje sehui sexhde dhe te japi selam perseri.
Argument per kete eshte hadithi i trasmetuar nga Abdullah iben Mes’udi -radijAllahu anhu- ,i cili thote se Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të – , e fali namazin e drekes me 5 rekate,e dikush tha : “A eshte shtuar namazi?”
Dikush ja ktheu “Jo,perse?”
Ata thane:
“Keni falur 5 rekate; Keshtu ai -paqja e Zotit qoftë mbi të- beri dy sexhde pasi kishte dhene selam.
Ndersa bese shtohet nga sunet e namazit nuk behet sexhde e harreses.
Po sexhdeja e harreses jane dy renie sexhde dhe menjehere hepet selam ne dy anet pa teshehud dhe pa bere dua, sepse keto jane bere ne namaz
Dhe sexhdja ka vetem dy sexhde dhe selamin asgje tjeter
Mangesia ne namaz eshte disa llojesh:
Nëse këtë e bën me qëllim, atëherë namazi i tij është i prishur.
Nëse është bërë pa qëllim nga harresa, atëherë shikojmë se cilën rukën (farz) të namazit e ka lënë.
Nëse është tekbiri fillestar (farzi i parë i namazit), atëherë ai nuk konsiderohet se e ka filluar namazin, prandaj ai që nga ai moment që i kujtohet kjo duhet ta përsëris namazin nga fillimi, edhe nëse është në fund të namazit apo edhe nëse e ka përfunduar, ai duhet ta përsëris atë në tërësi.
Nëse ka lënë ndonjë farz tjetër përveç tekbirit fillestar, atëherë ekzistojnë tri raste:
— Rasti i parë:
Nëse ai e ka lënë ndonjë nga farzet përveç tekbirit fillestar dhe kjo i kujtohet para se të fillojë leximin e rekatit vijues, obligohet që ai të kthehet në vendin ku e ka lënë të mangët atë farz dhe nga aty të vazhdojë.
P.sh: nëse në rekatin e parë ka harruar të bëjë rukunë dhe menjëherë pas përfundimit të leximit shkon në sexhde (pra nuk e bën rukunë) e vazhdon namazin dhe para se të ngrihet të vazhdojë rekatin e dytë i kujtohet se e ka lënë të mangët rukunë, ai duhet të kthehet te vendi i rukusë ta bëjë rukunë dhe të vazhdojë namazin nga aty, pastaj të bëjë sehvi sexhde në fund të namazit.
— Rasti i dytë:
Nëse i kujtohet se e ka lënë ruknin (farzin) pasi ka filluar leximin në rekatin vijues, atëherë rekati paraprak, të cilin e ka lënë të mangët, anulohet dhe rekati vijues merr vendin e këtij rekati.
P.sh: Nëse e ka harruar rukunë dhe kjo nuk i kujtohet derisa fillon rekatin vijues, atëherë rekati paraprak anulohet dhe rekati të cilin e ka filluar e zë vendin e rekatit të mëparshëm.
— Rasti i tretë:
Nëse i kujtohet se e ka lënë farzin, pasi që jep selam, atëherë është e njejtë sikur rasti i dytë, sikur të lënë një rekatë të tërë. Prandaj e plotëson atë me një rekatë të tërë dhe bën sehui sexhde, përveç nëse e harron uljen e fundit apo teshehudin, atëherë nuk ka nevojë ta plotësojë me një rekatë të tërë, por mjafton vetëm ta plotësojë me uljen e fundit dhe teshehudin, pastaj të bëjë sehui sexhde.
Kjo persa I perket llojit te pare.
siç u tha edhe per te gjitha qe u permenden me lart nese lihet me qellim namazi tij esjte I pavlefshem
Nëse e lë uaxhibin nga harresa, atëherë shikojmë se kur i kujtohet atij se e ka lënë të mangët atë.
Nëse është para se të kalojë në ruknin (farzin) e ardhshëm, atëherë lejohet të kthehet
Nëse i kujtohet kjo, pasi ka kaluar në farzin vijues, atëherë ai vazhdon namazin dhe nuk ka nevojë ta përsërisë rekatin, por kjo kompensohet me sehui sexhde.P. sh Nëse e harron uljen e parë dhe kjo i kujtohet para se të ngrihet apo më saktësisht para se t`i ndajë gjunjët nga toka. Në këtë rast kthehet dhe ulet dhe nuk ka nevojë për sehui sexhde, sepse nuk ka shtuar diçka në namaz dhe u kujtua para se te kaloje ne veprimin tjeter te namazit.
Dyshimi është dy lloje:
a) Nëse dyshon (p.sh: nuk dimë sa kemi falur dy apo tre rekate) dhe mundet ta zgjedhë njërën nga këto opsione, pasi në të është më i sigurtë, atëherë ai në këtë rast sehvi sexhden e bënë pas selamit.
Argument për këtë është hadithi i Ibën Mesudit ku Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të- e fali namazin dhe pasi dha selam i thanë a është ndryshuar namazi? Ai pyeti “Pse çfarë ndodhi?” Ata i thanë ke falur kaq. Ai u kthye nga kibla i bëri dy sexhde dha selam dhe tha: “Nëse ndodh ndonjë ndryshim në namaz unë do t`ju informoja për të, por unë jam njeri sikurse edhe ju, harroj sikur ju, prandaj nëse harroj diçka më përkujtoni. Nëse dikush nga ju dyshon në namazin e tij (nuk di se sa ka falur), atëherë le të zgjedhë atë që e sheh më të saktë dhe le të vazhdojë namazin, pastaj le të japë selam dhe (pas selamit) le të bëjë sehvi sexhde.”
b) Nëse dyshon dhe nuk është në gjendje ta vërtetohet se cila mundet të jetë e saktë, pra të dyja janë të njejta tek ai si të mundura, atëherë ai duhet të zgjedhë atë që është më e paktë dhe ta plotësojë në bazë të saj. Kurse sehvi sexhden e bënë para selamit.
Argument për këtë është hadhi i Ebi Seid el Hudrij ku Profeti thotë:
“Nëse dikush nga ju dyshon në namazin e tij dhe nuk di se a i ka falur tre apo katër (rekate), le ta largojë dyshimin nga vetja dhe le të bazohet në atë që është e sigurtë, pastaj le t’i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate ato dy sexhdet do ta bëjnë namazin e tij çift, nëse i ka falur aq sa duhet (pra katër) këto dy sexhde do të jenë për të kundërshtim ndaj dëshirës së shejtanit.” (Transmeton Muslimi)
Pas selamit
1. Nëse shtojmë në namaz.
2. Nëse dyshojmë, por në njërën nga dy opsionet jemi më të sigurtë.
Para selamit:
1. Nëse kemi lënë diçka të mangët në namaz.
2. Nëse dyshojmë dhe nuk jemi në gjendje të zgjedhim njërën nga dy mundësitë dhe bazohemi në atë që është më e paktë.
” الشرح الممتع” لابن عثيمين
“Sharhul- mumtia” I Ibn Uthejmijn – Zoti e mëshiroftë –