📍A është e vërtetë se të krishterët festojnë ditëlindjen e krishtit në krishtlindje?

📍A është e vërtetë se të krishterët festojnë ditëlindjen e krishtit në krishtlindje?!!

Historianët thonë:
“Jezusi nuk ka lindur në këtë datë në të cilën festohet sot në vendet krishtere. Vetë paria e kishës konfirmon se në shekujt e dytë dhe të tretë ajo që quhet festimi i ditëlindjes së Krishtit nuk është vetëm se një pasqyrë e asaj që kremtohej nga paganët në Evropë para lindjes së krishtit një kohë të gjatë. (Enciklopedia Britanike pjesa 16, fq 364).

Ndërsa kalendari është marrë nga kalendari diellor Julius, kalendar që është paraqitur nga “Jul Cezari” në Romë në vitin 46 p.e.s .. dhe që llogariti ditët e vitit 365 ditë… sipas këtij kalendari paganët festonin, më 25 dhjetor, atë që ata e quanin “festa e lindjes së diellit të pathyeshmërisë” ose ashtuquajtur “dita e shndërrimit të dimrit me verën romake”, dhe për herë të parë është festuar lindja e Krishtit, sipas pretendimit të tyre, në vitin 336, në Romë, ditën e gjashtë të muajit janar. Pastaj kishat perëndimore, në fund të shekullit të katërt, vendosën kremtimin e lindjes së krishtit në ditën (25 dhjetor), por kisha në Armeni nuk e njohin këtë ndryshim dhe vazhdoi për të festuar atë në gjashtë janar. (Encyclopaedia Britannica pjesa 4, fq 283)
Megjithatë, historianët pohojnë se Jezusi nuk ka lindur në anjërën prej këtyre datave!!

A.Kuçana