Përqëndrimi në fenë e Allahut

imagesCAPRJJ6GMe të vërtetë mirësia më e madhe që i ka dhuruar Allahu robërve të Tij është mirësia e udhëzimit në këtë fe dhe mbërritja në rrugën e drejtë që të dërgon në banesën e bujarisë dhe të mirësive. Thotë Allahu i Lartësuari: “Ata e quajnë si mirësi për ty që ata kanë përqafuar Islamin, thuaju: “Mos e quani Islamin tuaj si mirësi për mua, përkundrazi Allahu ka dhuruar një mirësi mbi ju që Ai ju udhëzuar tek besimi, në qoftë se jeni të sinqertë dhe të çiltër” [El-Arafat: 43]

Duhet patjetër që të forcohemi në këtë udhëzim dhe të kapemi fort pas saj derisa të takojmë Allahun. Ky është kuptimi i përqëndrimit që Allahu urdhëroi me të Profetin e Tij në veçanti dhe rpbërit e Tij besimtarë në përgjithësi: “Qëndro pra të paepur dhe të drejtuar në fenë e Allahut siç je urdhëruar” [Hud: 112]

Dhe gjithashtu thotë: “Kështu që merrni rrugën e drejtë dretj Tij dhe me nënshtrimndaj Atij si dhe kërkoni Faljen e Tij”  [Ef-Fusilet: 6]

Përqëndrimi në fe është një fjalë përmbledhëse, kuptimi i së cilës është forcimi në fenë e Allahut ashtu siç urdhëroi Allahu qoftë ky forcim në pamjen e jashtme dhe atë të brendshme, është në vepra në fjalë dhe në qëllime. I përqëndruari në fe është i forcuar në të vërtetën, nuk shton as nuk pakëson, nuk ndryshon as nuk zëvendëson, por është i mesëm nuk ekazagjeron dhe as neglizhon. Është ashtu siç ka thënë Omer bin Hatab: “Përqëndrimi është që të forcohesh në atë që të është urdhëruar dhe në atë që të është ndaluar dhe nuk anon apo lëviz ashtu silëvizjet e gjarprit”

Nga Sufjan bin Abdullah thotë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut, më thuaj mua në Islam thënie, që të mos pyes për të asnjë tjetër përveç teje. Tha: “Thuaj besova në Allahun pastaj përqëndrohu (në këtë besim)” [transmeton Muslimi]

Ky hadith sqaron rrugën e saktë në të cilën robi gjen shpëtimin, dhe përmblidhet kjo në dy çështje:

  1. Besimi i shëndoshë dhe realiteti i tij është sinqeriteti.
  2. Forcimi apo përqëndrimi në atë që ka zbritur Allahu duke qënë dakord pamje e jashtme e tij me të brendshëm. Pra, duhet patjetër që të arrihet përqëndrimi në fe me besim të sinqertë në zemër, të shqiptojë gjuha temën e Teuhidit dhe me vepra të gjymtyrëve në devotshëmri ndaj Allahut duke kryer detyrat fetare dhe duke u ndaluar nga të ndaluarat. Dhe nuk mund të jetë njeriu i përqëndruar në fenë e Allahut vetëm duke thënë: besova në Allahun, argument për këtë është Fjala e Allahut: “Dhe prej njerëzve ka që thonë: Ne besojmë në Allahun, por nëse at bëhen që të vuajnë për Hir të Allahut ata e quajnë provën e njerëzve si ndëshkim të Allahut” [El-Ankebut: 10]

Ka prej tyre që humb me një dyshim të vogël ose dorëzohet në epshin e parë, ata janë të cilët thonë atë që nuk veprojnë dhe feja e tyre është çfarë ju përshtatet dëshirave të tyre. Menduan që feja është me fjalë dhe shpresa dhe nuk e mësuan që feja e Allahut është besim dhe dorëzim fjalë dhe vepra dhe me këndvështrim ata nuk kapen pas asaj që kuptohet nga thënia: “besuam në Allahun” përqëndrimin në këtë thënie duke argumentuar veprat e mira dhe lënia e të ndaluarave. Me të vërtetë shpëtimi dhe fitorja nuk arrihet vetëm se me bashkimin e dy çështjeve: thënien e kësaj fjale (besova në Allahun) dhe qëndrimin në kuptimin e saj. Vetëm me këtë mënyrë arrin njeriu atë që i ka premtuar atij Allahu në Kuran: [Fusilet:30-32]

Janë përmendur në ajet:

  1. Zbritja e melaikëve me mëshirë dhe bereqet në pasurinë, fëmijët dhe të gjtiha përfitimet e tij, sepse ka njerëz që u zbresin melaikët me mëshirë dhe bereqetdhe ka prej tyre që ulen tek ata shejtanet me të gjtiha të këqijat: “A t’jua bëj të njohur , o njerëz, se mbi kë zbresin shejtanët? Ata zbresin tek çdo gënjeshtar mëkatar” [Esh-Shuara: 221-222]
  2. Përgëzimi për ta nga melaikët duke u thënë në kohën e marrjes së shpirtit: “Mos kini frikë, as mo u pikëlloni në atë që do të presni pas vdekjes nga qëndrimi në varr dhe dënimi i Jetës së Pastajme”, sepse do të jenë të sigurtë Ditën e Gjykimit: “As tmerri më i egër e më i madh ( në Ditën e Kijametit) nuk do t’i shqetësojë ata dhe melaikët do t’i takojnë ata me përshendetjen: kjo është dita juaj e cila ju qe premtuar” [El-Enbija: 103]
  3. Melaikët u thonë: “Merrni myzhden e përgëzimt me xhenet i cili ju qe premtuar dhe ky është më i madhi përgëzim, sepse kushdo që ka thënë: Zoti im është Allahu” pastaj është forcuar në të deh ka vdekur me të, ai mëe të vërtetë është prej banorëve të xhenetit, premtim i vërtetë nga Allahu”
  4. Thënia e melaikëve: “Ne kemi qënë miqtë tuaj në këtë botë dhe jemi të tillë edhe në Jetën e Fundit

Ata melaikët kanë qënë miqtë e tij në këtë botë, e ndihmojnë atë duke ia larguar çdo të keqe dhe duke e mbrojtur nga të këqijat, e nxitin për vepra të mira, gjithashtu luten për të dhe kërkojnë falje për të. Ndërsa miqësia e melaikëve në Jetën e Fundit do të jetë tek prezantimi i tyre me përgëzim dhe forcim, e siguron atë Ditën e Gjykimit duke u lutur për të për pastërti, e dërgon atë në xhenet dhe ia hap dyert dhe e përshendetin për fundin e mirë.

5. Atje ju do të keni çdo që do t’ju deshirojë shpirti dhe për ju atje do të jetë çfarë të kërkoni. Të gjtiha këto mirësi dhe bujari nga Allahu. Thotë Allahu në Kuran: “Atje ata do të kenë çfarë të duan e Ne kemi mëtepër për ta, mirësi e kënaqësi më të mëdha: ata do të shohin Gjithëmadhështinë e Tij të Lartësuar” [Kaf:35] “Kënaqësi nga Allahu gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë” [Fusilet:32] Ky është shpërblimi i atyre që thonë: Zoti ynë është Allahu pastaj forcohen dhe qëndrojnë në të. Dhe a ka shpërblim më të madh?!

Përshtati: Adelina Allkoci

Leave a comment