Selam alejkum mesuese.nje pyetje kisha per ty. Tek sa po degjoja hytben e bajramit sot ne tel.te xhamise se prishtines u kendu nje ilahi ku fjalet qe me bene pershtypje ishin” kurban per ty u befsha ja resulullah”
A lejohet te shuash kete shprehje?!
Pergjigje nga mesuese Adelina Kuçana:
Ue alejkum selam .
Po lejohet kjo thenie, bazat e saj ne arabisht jane:
فداك أبي وأمي يارسول الله
Qe do te thote:
“Te befsha kurban babane dhe mamane time o Resulu-Llahu”
Kjo thuhet per te treguar vleren dhe rendesine qe ka I Derguari I All-llahut ne zemrat e atyre qe e thone kete shprehje.
Doja te shtoja se fakti qe kjo shprehje eshte permendur ne ilahi nuk e ben ate te lejueshme, por eshte trasmetuar qe Profeti – salallahu alejhi ue selem – i ka thënë Sa’dit:
(فداك أبي وأمي)
“Te befsha kurban babane dhe mamane time”
Dhe ketu nuk ka për qëllim kuptimin e drejtperdrejte te thenies, por siç edhe e permendem edhe me pare ka per qellim per te treguar vleren dhe poziten qe ka ky person tek ai qe e thote kete shprehje.
Prandaj thame qe nuk ka per qellim thenia kuptimin e saj te drejperdrejte, por vleren qe ka personi qe i thuhet kjo shprehje saqe eshte gati te flijoje te sakrifikojë gjithçka per te…
Nuk ka dyshim qe sahabet kane qene shembulli me i mire ne kete sakrifice dhe kjo eshte e dukshme gjate gjithe jetes se tyre ne ndihmen qe i kane dhene Profetit – salallahu alejhi ue selem- per shperndarjen e fese dhe fitoren e Islamit dhe muslimaneve. Rasti konkret qe permendem eshte vertet shume i prekshem, eshte pikerisht ne luften e Uhudit ne momentin kur gjuajtesit e shiqetave lane pozicionet e tyre dhe armiku erdhi nga mbrapa…
Prane Profetit – salallahu alejhi ue selem – ishin vetem pak sahabe, nder ta dy muhaxhire: Saidi, te cilit Profeti – salallahu alejhi ue selem- i jepte shiqetat dhe i thoshte:
“Gjuaj, befsha kurban babane dhe maman time” dhe Talha bin UbejdLlahi per te cilin Tirmidhiu transmeton se Resulull-llahu -salallahu alejhi ue selem – atë ditë ka thënë për Talhan: “Kush dëshiron të shikoje shehidin i cili ecën mbi tokë, le të shikoje Talha iben Ubejdullahun.”
Gjithashtu transmeton Ebu Davudi nga Aishja -radijAllahu anha- e cila ka thënë:
“Çdo herë kur Ebu Bekri e përmendte betejën në Uhud, thoshte: “E tërë ajo ditë është dita e Talhas!””….