Pastërtia e zemrave (1)

kalbFalënderimi i takon Allahut Zotit të botërave, i Cili din tradhëtinë e syve dhe atë çfarë fshehin zemrat. Atij i takon falënderimi për çdo mirësi që na ka dhuruar. Thotë Allahun ne Kuran: “Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Gjykimit)

Paqja dhe bekimi qofshin mbi më të zgjedhurin e profetëve dhe te dërguarve, profetin tonë: Muhamed dhe mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Rëndësia e pastrimit të zemrave:

1. Me të vërtetë tema rreth zemrës dhe gjendjes së saj është ndër temat më të rëndësishme, sidomos në këtë kohë që njerëzit merren me paraqitjen e tyre të jashtme duke lënë pas dore brendësinë e tyre dhe nuk e dinë që çështja e zemrës tek Allahu është më e madhe. Thotë Allahu në Kuran: “Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë, përveç atij i cili sjell tek Allahu  zemër të pastër” [Shuara:88,89].

Pra, nuk do të shpëtojë Ditën e Gjykimit vetëm ai që ka zemër të pastër.

2. Zemrat janë vendi që Allahu sheh dhe nuk është paraqitja e jashtme, ashtu siç është transmetuar në hadithin nga i Dërguari i Allahut, i cili thotë: “Allahu nuk sheh paraqitjen tuaj dhe as trupat tuaj, por Ai vështron në zemrat dhe punët tuaja”

Dhe kjo, sepse zemra është mbreti i gjymtyrëve dhe tek ai kthehet vepra e mirë apo e keqe, ashtu siç thotë Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-: “Në trup është një copë mishi, e cila nëse përmisahet ajo përmisohet i gjithë trupi dhe nëse prishet ajo prishet gjithë trupi”

Ka thënë Ebu Hurejra –Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Zemra është mbret dhe gjymtyrët e trupit janë ushtaërt e tij, nëse mbreti është i mirë janë të mirë edhe ushtarët dhe nëse prishet mbreti prishen edhe ushtaërt e tij”

3. Esenca e adhurimit është zemra, dhe çdo vepër që kryejmë shpërblehet sipas qëllimit që kemi në zemër.

4. Zemra është depozituesja e gurëve të çmuar shpirtërorë ku më i rëndësishmi prej tyre është besimi tek Allahu, për këtë Allahu thotë në Kuran: “Allahu ia hap zemrën për të pranuar Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje ia mbyll zemrën dha ia shtrëngon gjoksin sit ë jetë duke u mgjitur në qiell..” Enam: 125

5. Meqë jemi në prag të Ramazanit është shumë e rëndësishme që njeriu ta pastrojë zemrën e tij dh eta presë këtë muaj me një zemër të pastë.

 

Kuptimi i pastërtisë në fenë islame

Pastërtia ndahet në dy lloje:

  • Pastërti e dukshme dhe e ndjeshme dhe kjo është pastërtia e trupit dhe e rrobave.
  • Pastërti simbolike dhe e brendshme dhe kjo është pastërtia e zemrës.

Dhe ashtu siç nuk është i saktë namazi që është adhurim me gjymtyrë vetëm se me pastërti, po kështu është edhe besimi. Dije se adhurimi me zemër është vetëm se me pastërtinë e zemrës nga besimet e shkatërruara dhe të humbura dhe nga cilësitë ekëqija si : smira, zilia, të menduarit keq për tjetrin, mendjemadhësia,…etj. Nëse njeriu i bashkon pastërtinë e trupit dhe të zemërs vërtetë që atëherë ka arritur dashruinë e Allahut, që çdo musliman e dëshiron një gjë të tillë: “Dhe Allahu i don ata që janë të pastër..” Et-Teube: 108

Ka thënë Ibn Kajim –Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Përgjigje e mjaftueshme”: “Zemra e pastër është ajo që u pastrua nga shirku, smira, zilia, mendjemadhësia, dashuria e dynjasë dhe të qënurit mendjemadh. Është pastruar nga çdo gjë që e largon atë nga Allahu, është e pastruar nga çdo gjë e dyshimtë, nga çdo epsh dhe është ruajtur nga çdo gjë që e ndan atë nga Allahu”

Disa shembuj nga jeta e të parëve tanë:

Duke vështruar në historinë e të parëve tanë gjejmë atje histori shumë të bukura ku shpaloset në to gjerësia e zemrave të tyre dhe kthjelltësia dhe pastërtia e këtyre zemrave. Shembulli më i mirë dhe mësuesi ynë shembullor është Profeti ynë Muhamed – Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi  të-, përmendim nga ato mijëra frgmente të jetës së tij ku shfaqet zemërgjerësia dhe pastërtia e kulluar e zemrës së tij:

– Medito atëherë kur Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi  të- në vitin e dhjetë të profecisë, bashkë me vdekjet e njëpasnjëshme të Hatixhes dhe Ebu Talibit, vajti në Taif në përpjekje për të gjetur pak mbështetje nga jashtë. Populli i Taifit jo vetëm që refuzoi të pranonte Islamin apo t’i jepte ndonjë mbështetje Profetit, por ata madje e goditën me gurë dhe ai mezi ia doli të shpëtonte duke u strehuar në një kopsht pemësh jashtë Taifit i larë në gjak. Në lutjen e tij pasi i ishte nënshtruar këtij trajtimi të tmerrshëm, Profeti dëshmoi që këto tortura nuk kanë rëndësi për të, por luti Allahun që të ketë nga pasardhësit e tyre ai që të adhurojë Allahun dhe të mos i bëj shok Atij në adhurim.

– Hadithi i të përgëzuarit me xhenet.

Enes ibn Maliku –Allahu qoftë i kënaqur me të- transmetoi se ai dhe shokët e tij ishin ulur me Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi  të- i cili tha: “Një njeri nga banorët e Xhennetit do të hyjë tani”. Dhe njëri nga ensarët hyri, nga mjekërra e të cilit pikonte uji nga abdesi dhe mbante këpucët në dorë e djathtë. Ditën e ardhshme, Profeti – paqja dhe bekimi i Alahut qofshin mbi të – tha të njëjtën gjë dhe i njejti person hyri. Edhe ditën e tretë i njejti person hyri duke i pikuar uji nga mjekrërra dhe duke i mbajtur këpucët e tij. Kur, Profeti – paqja dhe bekimi i Alahut qofshin mbi të- shkoi, Abdullah Ibn Amr el Asi -Allahu qoftë i kënaqur me të- e përcolli njeriun dhe i tha: “Unë jam fjalosur me babain tim dhe jam betuar se s’do shkoj te ai tre ditë dhe tre netë. A mund të srehohem tek ju këto ditë? Personi ia ktheu : Po. Enesi tha: “Abdullahu tha se do të qëndrojë me këtë person për tre ditë dhe ai nuk e pa atë duke u falur natën, por çdo herë kur lëvizte natën dhe e ndërronte pozicionin në shtrat ai përkujtonte Allahun duke thënë : “Allahu Ekber” deri në faljen e namazit te sabahut. Abdullahu tha: “Unë nuk dëgjova nga ai vetëm se mirë. Kur tre ditë kaluan unë thashë: “O rob i Allahut, me të vërtetë nuk jam fjalosur me babain, e as që jam hidhëruar me të, por e dëgjova Pejgamberin – paqja dhe bekimi i Alahut qofshin mbi të – në tre raste duke folur për ty. I  Dërguari i Allahut –paqja dhe bekimi i Alahut qofshin mbi të – ka thënë se një njeri nga banorët e Xhennetit do të hyjë tani dhe ti ke qenë ai që ke hyrë në të tri rastet; kështuqë, unë doja të qëndroja me ty të shoh se çfarë bën ti në mënyrë që të ndjek (veproj si ti). Por unë nuk kam parë se ti bën shumë. Pra, çfarë bën ti qe Pejgamberi – paqja dhe bekimi i Alahut qofshin mbi të – të thoshte atë që ai tha? Njeriu iu përgjigj asgjë më shumë se atë që ti ke pa! Kur ishte koha të ndaheshim ai më thirri dhe tha: “Po, nuk është asgjë më shumë se atë që e pe përveç se nuk ka vend në mua për qëllime keqdashëse ose xhelozi, zili, drejtuar ndonjë muslimani”

– Imam i Ehli sunetit Ahmed bin Hanbel –Allahu e mëshiroftë-, cili me gjithë ato tortura që e goditën për shkak të pozicionit që ai tregoi për të ndihmuar besimin e Ehli Sunetit, gjithnjë thoshte: “Çfarë përfitimi do të kesh nëse vëllai yt do të dënohet për shkakun tënd? Dhe Allahu thotë në Kuran: “Për atë që fal dhe pajton mes njerëzve, e prêt shpërblimi i Allahut” [Shura: 40]

-vijon-

Përgatiti: Adelina Allkoçi

Dt: 18/6/2014

Leave a comment