Cili është kuptimi i hadithit?

❓Selam alejkum zysh .

Deshta të pys diçka

Ka thën Muhamedi alejis selam -Ajo grua e cila nderron rrobat në shtëpin tjeter përveç shtepise se burrit të saj ka gris mbulesen që ka pas ndermjet saj dhe Allahut azze ue xhel…
Kete hadith zysh nuk po e kuptoj ??
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!

Po moter ky hadith qe eshte transmetuar nga Profeti -salallahu alejhi ue selam- dhe e ka saktesuar shejh Albani – Allahu e mëshiroftë- në sahihul Ibn Maxheh.

Ajo që nënkuptohet nga hadithi është: parandalimi në lehtësimin e heqjes së rrobave të saj jashtë shtëpisë së burrit të saj në vende që nuk ka siguri që të mos e shohin njerez qe nuk lejohet ta shohin atë, që të mos akuzohet për ndonjë gjë të keqe, por nëse ajo mund ti ndërroje rrobat e saj në një vend të sigurt, si shtëpia e prindërve dhe atyre qe u lejohet qe tu dale pa shami, kujdestarëve të saj per qëllime të lejueshme larg të qënurit të saj fitne, nuk ka asgjë të keqe në këtë…

Nese gruaja eshte ne familjen e burrit te saj dhe perreth ka vetem njerez qe i lejohet te dale pa shami nese mund ti nderroje rrobat e saj dhe te vishet me rroba te tjera kjo nuk ka asnje ndalese. Si psh ne rastin e ndonje darke familjare ku jane vetem burri, femijet, vjehrri..etj po ashtu edhe ne shtepine e familjes sate ne te cilen mund te jene prezente babai, vellezerit e tu, femijet e vellezerve…ska asnje ndalese qe te nderrosh rrobat…

Edhe nese ne shtepi mund te jene njerezit te tjere prezente te cilet nuk te lejohet te dalesh pa shami te lejohet qe ti nderrosh rrobat, ne nje dhomë të veçantë ku nuk të sheh njeri, sepse shtepia e prinderve tuaj dhe e vjehrrit jane te sigurta dhe askush nuk dyshon për ndonjë gjë të keqe.
Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.