📌 Pergjigje:
Ne radhe çeshtja e vizites se varrezave nga grate dijetaret kane dhene mendime te ndryshme per gjykimin e saj:
Disa dijetarë kanë thene eshte haram; disa te tjere kane thene eshte mekruh dhe mendimi i xhumhureve (shumices se dijetareve) eshte se lejohet, por ky lejim i vizites se varrezave nga grate ka kushte:
-1- qe te jete me mbulesën fetare dhe ti plotesoje kushtet e mbulese fetare qe te mos behet shkak fitne.
-2- qe te jete qellimi i vizites per te perkujtuar Ahiretin ashtu siç eshte permendur edhe ne hadith: “Vizitoni varrezat, sepse ato ua përkujtojnë vdekjen.”
-3- te jete qellimi i vizites berja dua per te vdekurit dhe ashtu siç eshte transmetuar ne hadithin e Aishes -radijAllahu anha- se e ka pyetur Profetin –salallahu alejhi ue selem-: “Si të themi për ta (si të lutemi për ta)?” Ai më tha:“Thuaj:
السلام على أهل الديار من المؤمنين والمسلمين ويرحم الله المستقدمين منا والمستأخرين وإنا إن شاء الله بكم للاحقون
“Shpëtimi i Zotit qoftë mbi banorët e këtyre shtëpive prej besimtarëve dhe myslimanëve! Allahu i mëshiroftë ata që janë para nesh dhe ata që do të jenë më pas! Edhe ne inshaallah du tu ndjekim, e do të vijmë tek ju.”
-4- qe te jete vizituesja prej atyre qe e permbajne veten duke mos rene ne veprime qe jane ne kundershtim me Islamin, si : vajtimi me ze te larte, grisja e rrobave, sepse keto jane te ndaluara ne Islam
-5- qe te mos jete kjo vizite ne ditet apo koherat qe njerezit e kane bere zakon qe ti vizitojne varrezat si psh ne Shqiperi diteve te premteve apo diteve te Bajramit (kjo pa pasur asnje argument fetar)…
Dhe te mos jete ne koherat qe zakonisht mund te kete burra.
Kur esht e pelqyeshme vizita e varreve/ A lejohet vizita e varresave nga grate?
❓Selam alejkum!
Mesuese kisha nje pyetje nese ke mundesi per pergjigje. A ka dite apo kohe te caktuar per viziten e varrezave, si duhet te jete e shpeshte apo e rralle dhe a lejohet te shkojne edhe grate apo vetem burrat? Allahu te ruajt!