Selam alejkum.
Kushtet qe kan nxjerrë dijetaret per hixhabin i dimë te jetë i gjerë e te mos jetë i zbukuruar e me rradhe. Por a mund te na japesh argumentet per kete se duam tu themi disa motrave qe nuk e mbajnë hixhabin ne rregull, por ato duan argumente.
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam! Ska dyshim që kushtet e hixhabit qe dijetaret i kane sqaruar jane te bazuara të gjitha ne argumente te sakta dhe te qarta. Po permendim shkurtimisht rregullat që i ka shtjelluar Shejh Albani – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij “Hixhab el-Marah el-Muslimah” me argumentet e tyre:
-Së pari: Duhet të mbulojë të gjithë trupin përveç asaj që mund të duket.
Argument per kete eshte Fjala e Allahut ku thotë:
“O Pejgamber, Thuaji grave të tua dhe vajzave të tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen.”[El-Ahzab: 59]
– Së dyti: Nuk duhet të jetë një veshje e zbukuruar.
Argument për këtë është Fjala e Allahut ku thotë:
“.…dhe mos të shfaqin zbukurimet e tyre..”[Surah el-Nur: 31].
Kuptimi i përgjithshëm i kësaj fraze përfshin veshjen e jashtme, sepse nëse është e zbukuruar do të tërheq vëmendjen e burrave tek ajo.
– Së treti: Duhet të jetë i trashë dhe jo transparent, sepse nuk mund të mbulohet në mënyrë korrekte ndryshe. Rrobat transparente e bëjnë një grua më të dëshirueshme dhe të bukur. Përsa i përket kësaj Profeti -salallahu alejhis ua selam- ka thënë: “Gjatë ditëve të fundit të ummetit tim do të ketë gra të cilat janë të veshura, por janë lakuriqe me diçka mbi kokat e tyre si gungat e deveve. Mallkoni ato sepse ato janë të mallkuara”.
Në një tjetër hadith thuhet:
“Ata nuk do të hynë në xhenet ose madje nuk do ta ndiejnë as erën e saj megjithëse era e saj mund të arrijë një distancë e atillë dhe këtillë”.
– Së katërti: Duhet të jetë i gjërë jo i ngushtë që nxjerr në pah format e trupit.
Qëllimi i veshjes është për të penguar fitnan dhe kjo mund të arrihet nëse veshjet janë të gjëra dhe jo të ngjeshura. Rrobat e ngushta madje edhe nëse mbulojnë ngjyrën e lëkurës ende e përshkruajnë madhësinë dhe formën e trupit ose një pjesë të tij dhe krijojnë një imazh të gjallë në mendjet e burrave. Fitnah ose ftesa për në fitneh që ekziston është krejtësisht e dukshme. Kështu rrobat duhet të jenë të gjëra.
Usamah ibn Zejd ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhis ua selam më dha një rrobë egjyptiane të trashë që ishte një nga dhuratat e dhëna nga Duhiat el-Kalbi dhe unë ia dhashë graus time ta veshë. Ai tha: “Pse nuk të shoh që e veshën atë rrobën egjyptiane?” Unë i thashë “Unë ia dhashë atë gruas time për ta veshur”.
Ai tha: “Thuaji asaj të veshë diçka nën të pasi unë frikësohem se mund të nxjerrë format e kockave të saj”.
[I transmetuar nga Ahmedi dhe el-Bejhaki me një zingjirë të mirë]
Ka shumë hadithe që e ndalojnë gruan të parfumoset kur ajo del nga shtëpia e saj, përmendim ketu hadithin e Ebi Musa el-Ashari, i cili ka thënë: “I dërguai i Allahut -salallahu alejhis ua selam- ka thënë:
“Çdo grua që parfumoset e pastaj kalon para njerëzve kështu që ata mund të ndiejnë erën e parfumit të saj është një lavire”
– Së gjashti: Nuk duhet t’i ngjajë rrobave të burrave.
Është raportuar në hadithe autentike që një grua e cila imiton burrat në veshjet e tyre ose në rrugët e tjera është e mallkuar
nuk duhet t’i ngjajë rrobave të burrave)
është raportuar në hadithe autentike që një grua e cila imiton burrat në veshjet e tyre ose në rrugët e tjera është e mallkuar. Si hadithi i
Ebi Hurejrah, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhis ua selam e ka mallkuar burrin që vesh rrobat e grave dhe gruan që vesh rrobat e burrave”.
– Së shtati: Nuk duhet ti ngjajë veshjeve të grave kufare.
Është e dëshmuar në sheriah që muslimanët burra dhe gra nuk duhet ti ngjajnë ose ti imtojnë kufarëve me respekt të adhurimit, festivaleve ose veshjes që është veçanërisht për ata. Ky është një princip i rëndësishëm islam të cilin në ditët tona fatkeqësisht është e neglizhuar nga shumë musliman, madje edhe nga ata që kujdesen për fenë dhe i thërrasin të tjerët në fe. Kjo është ose për shkak të injorancës ndaj fesë së tyre, ose për shkak se ata ndjekin dëshirat e tyre ose për shkak të devijimit, të kombinuar me zakonet moderne dhe imitimit të kufareve të Europës. Kjo është një nga shkaqet e muslimanëve dhe dobësisë e cila i aftëson të huaj për ti pushtuar dhe kolonizuar ata…
“…Me të vërtetë, Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli përderisa ata nuk ndryshojnë vetveten e tyre…”[Surah Er-Rad: 11]
– Së teti: Nuk duhet të jetë një veshje fame dhe mendjemadhësie.
Ibn Umer -radiallahu anhu ka thënë:
“I dërguari i Allahut -salallahu alejhis ua selam- ka thënë: “Kushdo që vesh nje veshje fame dhe mendjemadhësie në këtë botë, Allahu do ta veshë atë më një veshje poshtërimi në ditën e gjykimit, pastaj Ai ta bëjë zjarrin për ta djegur atë”.
Lus Allahun që të furnizoje dije të dobishme dhe të vepruarit me të!