❓Selam alejkum. Nese ben tekbir dhe lidh duart ne namaz per te falur farzin kujtohesh qe ske fal synetin. Ben ta ndërrosh nijetin nga farzi të falësh synetin?
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana:
Ue alejkum!
Ne rastin konkret qe te nderrosh nijetin nga namazi farz ne sunet e kane lejuar disa dijetare me kusht qe te kete te mjaftueshme per te falur namazin farz dhe te mos jete namaz farz me xhemat; nese nuk ka kohe te mjaftueshme pee faljen e namazit farz dhe namazi eshte me xhemat buk lejohet nderrimi i nijetit nga namaz farz ne ate sunet.
Ndersa nderrimi i nijetit nga namaz nafile ne namaz farz, ose nga nje namaz farz ne nje tjeter namaz farz nuk lejohet ne asnje menyre.