Ngjyrosja e mjekrrës (flokëve) me ngjyrë të zezë

  • Pyetje: A lejohet Burri me ngjyros mjekrren e zez per me ju zbukuar Grus, sepse ashtu i pelqen Grus a lejohet kjo!?
  • Përgjigje nga Adelina Kuçana.
    Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ngjyrosja e mjekrrës per burrat ka të njëjtin gjykim të ngjyrosjes se flokëve me ngjyre te zeze dhe për ketë ka disa mendime dijetaresh. Disa e kane ndaluar, disa e kane llogaritur te papelqyeshme (mekruh) dhe disa e kane lejuar në menyre te përgjithshme si per burrat edhe per grate.
Janë transmetuar dy argumente për perdorimin e ngjyrës së zezë:
🔹- I pari është hadithi, të cilin e përcjellë Ibn Abasi, radijallahu anhuma se Profeti -alejhi selam- ka thënë:

“Afër Kiametit, do ketë njerëz që do ngjyrosen me të zezë, sikur gjoksat e pëllumbave, por nuk do ta ndjejnë aromën e xhenetit”.

[Shejh Albani – Allahu e mëshiroftë- në Sahihu Tergib nr. 2097 për këtë hadith thotë: Sahih.]
🌱 Dijetari El-Mubarekfuri në shpjegimin e tij në  lidhje me këtë hadith thotë:

“I Dërguari i Allahut – alejhi selam- në thënien e tij:

“…por nuk do ta ndjejnë aromën e xhenetit” na përshkruan një grup njerëzish që do paraqiten para Kiametit, të cilët do të duken ashtu dhe do jenë banorë të xhehenemit, por për shkak të ndonjë mëkati që do e bëjnë dhe jo për shkak të ngjyrosjes me të zezë.”

Me të cilën sqarohet se ngjyrosja me ngjyre te zezë eshte cilesi e ketij grupi njerezish, por nuk verteton se nuk lejohet qe te lyhen floket me ngjyre te zeze.
🔹I dyti: Hadithi i Xhabir ibën Abdullah, radijallahu anhu, i cili thotë se në ditën e Çlirimit të Mekës e kishin sjellë Ebu Kuhafen (babanë e Ebu Bekrit) ndërsa koka dhe mjekra e tij ishte e bardhë si bora. Profeti, alejhi selam, tha:
“Ndryshojeni këtë me diçka, por largojuni të zezës”.
Në lidhje me pjesën e hadithit: “…por largojuni të zezës” një grup i dijetarëve të hadithit thonë se nuk është pjesë e hadithit, por është e shtuar (mudrexh). Dhe kjo sepse hadithi është transmetuar në një transmetim tjetër pa thenien: “…por largojuni të zezës” me te cilen vertetojnë dijetaret e hadithit se kjo pjese nuk eshte thënie e Profetit -alejhi selam-.
🔹 Ndërkohë që kemi disa transmetime që përmendin se një numër sahabësh kanë ngjyrosur flokët ose mjekrën me të zezë.

Ibn Kajimi – Allahu e mëshiroftë- ka permendur se eshte e saktë se Hasani dhe Husejni -radijallahu anhuma- i ngjyrosnin flokët dhe mjekrën me ngjyrë të zezë. (Zadul Mead, 4/337)
Dhe nëse do te ishte e ndaluar, apo e papëlqyer (mekruh) ngjyra e zezë nuk do ti lyenin flokët dhe mjekrrën e tyre me këtë ngjyre duke ditur se sahabet kanë qene me te kujdeshmit në largimin e gjerave te ndaluara dhe te papelqyeshme.
Si përfundim mendimi se lyerja e flokëve me ngjyrë të zezë lejohet si për gratë edhe për burrat dhe gjithashtu lejohet lyerja e mjekrres për burrat me ngjyre te zeze dhe ky eshte mendimi me i sakte dhe është mendimi i shumë dijetarëve bashkohorë duke qënë se nuk ka argument të qartë në ndalimin e lyerjes me ngjyre te zeze..
Allahu e di më së miri.