Kuptoje sa besim ke…

imagesCANZG4WJNëse don që të dish se sa besim ka në zemrën tënde, atëherë shiko se si është falja e namazit tënd dhe sa i nënshtruar je në namaz, thotë Allahu në Kuran: “Vërtet që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit” [El-Mu’minunë:1,2]
Thotë Es-Seadij në tefsirin e këtij ajeti: “Këtu Allahu përmend besimtarët dhe fitoren, lumturinë e tyre dhe gjënë me të cilën arritën këtë fitore, kështu që le ta peshojë besimtari veten e tij me këto ajete që të arrijë të kuptojë se sa besim ka në zemrën e tij” (Tefsir Es-Seadij 1/547)

Përktheu: Adelina Allkoçi

Beteja më e ashpër

281311_227823817258676_3419882_nBeteja mes shejtanit dhe njeriut është e vazhdueshme, por ai që është i zgjuar arrin ta kuptojë që kjo betejë është e ashpër dhe nuk mashtrohet nga nxitjet e shejtanit duke humbur kështu udhëzimin dhe ai mendon se është në rrugë të mbarë:”Dhe kushdo që largohet nga përkujtimi i të Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë atij shejtanin që të jetë për të shok e mik i ngushtë për të. Dhe vërtetë që ata (shejtanët) i pengojnë ata nga Udha e Allahut dhe mendojne se në të vërtetë ata janë të udhëzuar në udhë të mbarë!” [Ez-Zuhruf: 36, 37]

Përktheu: Adelina Allkoçi

Nderimi i njeriut

imagesCAXSE9RZKurani i nderuar na tregon neve historinë e Kabilit, djalit të Ademit, i cili vrau vëllain e tij. Pas vrasjes së tij u trondit shumë dhe nuk dinte se ç’të bënte me të? Allahu bëri që ai të vështronte përpjekjet e një korbi për të varrosur vëllain e tij. Dhe kjo pamje është një nga pamjet e nderimit (me të cilën Allahu e nderoi njeriun me varrosjen e tij duke mos e lënë mbi tokë pa u varrosur) me të cilat njeriu merr mësim dhe përkujtim. Thotë Allahu në  Kuran: “Pastaj Allahu dërgoi një korb i cili gërvishi me thonj në tokë për t’i treguar atij si ta fshehë trupin e vdekur të vëllait të tij. Ai (vrasësi) tha: “Mallkuar qofsha! A nuk  jam i aftë as sa ky korb që ta fsheh trupin e vdekur të vëllait tim?” Pastaj u bë prej atyre që pendohen (për atë që veproi).”[El-Maide:31]

Përktheu: Adelina Allkoçi

Gabimet që ndeshen në muajin e Agjërimit

ramazani1
Falëndërimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili e ligjëroi agjërimin e muajit Ramazan për arritjen e vlerave dhe qëllimeve tw larta dhe ndër qëllimet më të larta është devotshmëria, ashtu siç thotë Allahu në Kuran:

{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ }( البقرة:183)

O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të bëheni më të devotshëm” [El-Bekare: 183]

Sa më pranë rregullave që ka ligjëruar Allahu gjatë Ramazanit  të jetë agjëruesi, aq më shumë ka dhënë frytet e agjërimit tek ai, prandaj duhet që agjëruesi të njohë rregullat e agjërimit në mënyrë që të fitojë atë që i është premtuar atij. Por, me keqardhje, disa prej agjëruesve agjërojnë pa i njohur rregullat dhe edukatën e agjërimit, kështuqë bëjnë gabime. Do të përpiqemi që të paraqesim disa nga gabimet që ndeshen në muajin e  agjërimit, në mënyrë që të largohet prej tyre agjëruesi dhe të kujdeset që të mos bjerë në këto gabime.

Ndër këto gabime përmendim:Së pari: Gabimet që bëhen me hyrjen e Muajit Ramazan:

1. Mos bërja e nijetit për agjërimin që në darkë deri para agimit. Ka thënë i Dërguari i Allahut -r-: “Ai që nuk e bën nijetin për të agjëruar që në darkë nuk ka agjërim për të” (Transmeton En-Nesaij) Dhe bërja e nijetit bëhet në vetveten tende dhe nuk shqiptohet me fjalë.

2. Nga gabimet më të mëdha që rrjedhin nga ata që besimi i tyre është i dobët është moskënaqësia e hyrjes së këtij muaji dhe dëshira që të largohet sa më shpejtë. Kjo ndjenjë vjen për shkak të rëndesës në adhurimet duke mos e ndjerë kuptimin e adhurimit dhe ëmbëlsinë e bindjes ndaj këtij adhurimi, apo ndoshta ka agjëruar vetëm se njerëzit e tjerë agjërojnë dhe me këtë i ka ndaluar vetes së tij përfitimet nga ky muaj.

3. Të konsideruar e këtij muaji mundësi për të fjetur dhe për të pushuar dhe kalimi i netëve të tij pa gjumë dhe në gjëra që nuk kanë dobi, duke humbur kështu kohërat më të vlefshme në gjëra që nuk i sjellin atij dobi si në këtë dynja ashtu dhe në Ahiret.

Së dyti: Gabimet që ndeshen gjatë agjërimit:

1. Bërja e marrdhënieve me gruan gjatë ditës së agjërimit dhe ata janë agjërues, duke mos e ditur që kjo gjë e prish agjërimin dhe që duhet për të dëmshpërblim. Dhe kjo vjen si shkak i mosnjohjes së rregullave të agjërimit.

2. Moslargimi nga gjynahet gjatë agjërimit. Agjëron duke u larguar nga ushqimi dhe pirja, por merret me përgojimin e njerëzve dhe me thashëtheme. Dhe Profeti -r- thotë: “”Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e atij personi, i cili nuk i lë veprat e këqija”
(Transmeton Buhariu)

3. Moslarja e trupit duke menduar që larja në agjërim pas drekës e prish agjërimin. Përkundrazi lejohet për agjëruesin që të lahet dhe kjo nuk e prish agjërimin.

4. Mos edukimi i tij me agjërimin, kështuqë e gjen të mërzitur dhe që përnjeherë zemërohet për shkak të lodhjes që ndjen nga agjërimi dhe nga uria, ndonëse duhet që agjërimi të jetë mbrojtje për të, ta edukojë atë, ashtu siç thotë Profeti -r-: “Agjërimi është mbrojtje. Nëse ndonjëri prej jush është agjërues të mos flasë fjalë të kota dhe të mos bërtasë, nëse dikush e shan atë apo e ofendon le të thotë: “Unë jam agjërues”.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Së treti: Gabimet që ndeshen gjatë iftarit:

1. Vonimi i çeljes së iftarit pas hyrjes së kohës së tij dhe kjo është në kundërshtim me sunetin, i cili fton në të shpejtuarit e iftarit. Ka thënë i Dërguari i Allahut-r-: “Do të jenë njerëzit në mirësi perderisa të shpejtojnë iftarin”   Kështuqë duhet që çdo agjërues nëse futet koha e iftarit (me thërritjen e ezanit të akshamit) së pari ta fillojë më iftarin, pastaj të bëjë dua dhe më pas të falet.

2. Nga gabimet që ndeshen gjatë iftarit: çelja e iftarit me gjërat që janë të ndaluara (haram) si: pijet alkolike. Nuk ka dyshim që ky muaj është një mundësi që të pendohet muslimani nga këto gjëra të ndaluara dhe ai që i lw këto gjëra të ndaluara gjatë ditës së agjërimit nuk do të jetë e vështirë për të me vendosshmëri dhe me durim që të largohet nga to edhe gjatë netëve të agjërimit dhe deri në fund të Ramazanit është mësuar për lënien e tyre për të qënë kjo një largim i përhershëm nga ato me Lejen e Allahut.

Së katërti: Gabimet që ndeshen në namazin e Natës:

1. Dembelizmi në faljen e namazit të Teravive, me preteksin që ato janë sunete dhe nuk janë detyrë. Nuk duhet të harrojë agjëruesi që edhe nëse teravitë janë sunete dhe jo farze të falurit e tyre është prej veprave që e afron robin me Zotin e tij dhe aq më tepër në muajin e Ramazanit që veprat shumëfishohen, kështuqë duhet të kujdesesh për faljen e tyre në mënyrë që pas përfundimit të Ramazanit të kesh fituar shpërblim të madh.

2. Nga gabimet që ndeshen gjatë faljes së Teravive të vazhduarit e namazit deri para agimit, pastaj të fjeturit gjumë nga lodhja e natës dhe mosfalja e namazit të sabahut me xhemat, apo të fjeturit gjumë derisa të kalojë edhe koha e namazit të sabahut dhe padyshim ky është nga gabimet më të mëdha, sepse falja e namazit të natës është sunet, ndërsa falja e namazit të sabahut në kohën e tij është farz, kështuqë nuk duhet të angazhohemi me sunete që të jenë shkak për humbjen e farzeve.

3. Nga gabimet që ndeshen është edhe të falurit nga disa imam të xhamive të namazit të Teravive me sure të shkurtra duke dashur të shpejtuarit e mbarimit të namazit, ndërsa është e pëlqyeshme që të lexohet gjatw me qwllim qw tw lexohet i gjithw Kurani gjaw muajit tw Ramazanit.

4. Gjithashtu nga gabimet që ndeshen në xhami gjatë faljes së Teravive është të folurit e shumtë duke i shqetësuar ata që falen dhe duke ua tërhequr përqëndrimin nga namazi, ndërkohë që detyrë për çdo musliman është mosshqetësimi i atyre që falen dhe mbajtja qetësi në xhami.

5. Nga ajo që vihet re në fillim të muajit të Ramazanit njerëz të shumtë që mbushin xhamitë për t’u falur, pastaj dobësohet kjo dëshirë nga fundi i muajit dhe sheh që safët janë më të paktë, ndërkohë që në fund të Ramazanit duhet e kundërta: të shtohet edhe më tepër vullneti sidomos në 10 ditëshin e fundit, ashtu siç ka qënë Profeti ynë -r- që nëse futej 10 ditëshi i fundit i Ramazanit forcohej më tepër dhe e kalonte natën me namaz dhe e zgjonte familjen e tij për të adhuruar Allahun.

Së pesti: Gabimet në leximin e Kuranit:

1. Leximi i Kuranit me zë të lartë duke i shqetësuar njerëzit që janë në xhami, në itikaf Transmetohet nga Ibn Mesud që thotë: “Bëri itikaf i Dërguari i Allahut –r– në xhami dhe dëgjoi që i ngrinin zërat gjatë leximit të Kuranit, e hoqi mbulesën dhe tha: “Mos t’i bëni dëm njëri- tjetrit, mos i ngrini zërat gjatë leximit”, ose tha: ” Gjatë namazit” (Transmeton Ebu Daud)

Së gjashti: Gabimet që ndeshen në syfyr:

1. Mosngrënia e syfyrit që është në kundërshtim me sunetin dhe kjo e bën agjëruesin që të ndjehet i lodhur pa ngrënien e syfyrit, ndërsa në ngrënien e tij merr fuqi për ta vazhduar agjërimin  e tij, ashtu siç ka thënë Profeti -r-: “Hani syfyrin, sepse në ngrënien e tij ka bereqet”

2. Të ngrënit apo të pirët gjatë ezanit të sabahut. Duhet që muslimani të kujdeset për agjërimin e tij dhe sapo të dëgjojë ezanin të ndalohet nga ngrënia dhe pirja.

.

Së shtati: Gabimet që ndeshen në nxjerrjen e zekatit të Fitrit:

1. Nxjerrja e zekatit të Fitrit pas mbarimit të kohës së tij. Zekati i Fitrit wshtw detyrw qw tw nxirret nw kohwn e tij dhe koha e tij e fundit është para faljes sw namazit të Bajramit dhe nwse kalon kjo kohw nuk pranohet. Transmeton Ibn Omeri, i cili tha: “E bëri detyrë i Dërguari i Allahut nxjerrjen e zekatit të fitrit saa ( njësi matëse që ka qënë përdorur tek arabët dhe afërsisht masa e saj është 2kg e 157 gram) nga hurmat ose saa nga elbi për secilin: robin (skllav), të lirin, mashkull, femër, të vegjelit dhe të moshuarit nga muslimanët. Dhe urdhëroi që të nxirret ky zekat para se të dalin njerëzit për të falur namazin e Bajramit” (Transmetoi Buhariu, Muslimi)

2. Shpenzimi i njerëzve për nxjerrjen e zekatit të Fitrit përtej mundësive të tyre, ndërsa detyrë për secilin është nxjerrja e atij ushqimi që konsumohet më tepër në vend dhe masa e këtij ushqimi afërsisht është 2 kg e 157 gram për person dhe jo më shumë.

Këto janë disa nga gabimet që ndeshen në muajin e Ramazanit, i përmendem ato si këshillë për muslimanët që të kujdesen me aq sa kanë mundësi për të  arritur më të mirën gjatë agjërimit të tyre, duke shpresuar që Allahu të na falë për gabimet tona dhe të na përfshijë në Mëshirën e Tij.

Lus Allahun që të arrijmë muajin e Ramazanit, ta agjërojmë atë, të fitojmë mirësitë e tij. Allahu na e pranoftë agjërimin tonë, namazet tona dhe çdo adhurim që bëhet gjatë këtij muaji. Allahu na faltë dhe na mëshiroftë dhe na bëftë prej banorëve të Xhenetit.

Përktheu: Adelina Allkoçi

17 Gusht 2009 / 26 Shaban 1430

Prekja e Kur’anit nga gruaja me menstruacione

imagesCAGSJ5ZNNuk ka ndonjë argument të qartë që e ndalon gruan me menstruacione, ose lehonë, nga prekja e Kur’anit edhe nëse shumica e dijetarëve kanë thënë që nuk lejohet që gruaja me menstruacione ta prekë atë. Nga argumentet që sjellin ata për ndalimin e saj janë:                                 

1. Fjala e Allahut: “Nuk e prekin atë vetëm se të pastërtit” [El-Uakia: 7] 

    2. Hadithi i Amru bin Hazm që Profeti -r- shkroi një letër banorëve të Jemenit dhe në të shkruan: Nuk e prek Kur’anin vetëm i pastërti” ([1])

– Iu përgjigjemi argumenteve të tyre:

1. Përsa i përket ajetit, mendimi i shumicës së shpjeguesve të Kur’anit është që tek Fjala e Allahut “Të cilin askush nuk mund ta prek atë” përemri “atë” ka për qëllim librin që është Leuhi Mahfudh, ndërsa të pastërtit “ata janë melaiket”. Dhe e forcon këtë mendim Fjala e Allahut: “Se ky është një Kur’an i nderuar. Në një libër të ruajtur mirë (tek Allahu mbi qiej në El-Leuh el-Mahfudh). Të cilin (Libër tek Allahu) askush nuk mund ta prekë veçse të pastërtit e të dëlirët (melaikët)” [El-Uakiah: 77-79] Dhe Fjala e Allahut: “(Ai është) në shkrime të mbajtura lart në  nderim ( në  El-leuh el-Mahfudh), i lartësuar (në  vendin më  të  lartë ), i pastruar, në  duart e (Melaikë ve) shkrues, të  nderuar e të  bindur” [Abese: 13-16]

2. Ndërsa përsa i përket hadithit, ky hadith është i dobët dhe nuk argumentohet me të . Themi për ata, të  cilët e konsiderojnë  këtë  hadith të  saktë , që  fjala “Të  pastërit” përdoret vetëm për besimtarin, sepse që  në  momentin që  ai ka besuar Allahun Një  të  Vetëm ka larguar papastërtinë  e shirkut (dhe kjo pastërti është  pastërti shpirtërore), kështu që të  quajturit e besimtarit i papastër nuk lejohet, sepse Profeti -r- ka thënë :“Besimtarin nuk e bën të papastër asgjë([2] ) Kuptohet nga ajo që thamë më lart që besimtari nuk gjykohet vetëm se i pastër, ndërsa të papastër janë politeistët, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “Vërtetë  që  Mushrikët (politeistët, paganë , idhujtarë , mohuesi të  Njësisë  së  Allahut dhe të  Dërguarit të  Tij) janë  të  papastër” [Et-Teube: 28] Kjo dëshmon që nuk ka argument për ndalimin e prekjes së Kuranit nga gruaja muslimane me menstruacione, sepse ajo është e pastër.


([1]) Hadith i dobët dhe kanë rënë në kundërshtim për ngritjen e tij në të qënurit e tij hadith i mirë. Ndërkohë që Shejkh Albani –Allahu e mëshiroftë- e ka saktësuar në librin e tij “El-Irua” (1/158).

([2]) Transmeton Buhariu (279), Muslimi (371).

[Shkëputur nga libri: “Disa rregulla fetare për gruan muslimane” i Adelina Allkoçi]

Meditim me Suren Ed-Duha

Allahu thotë në suren Ed- Duha : “Dhe me të vërtetë që e Fundit është më e mirë për ty se sa e para (jeta e dynjasë)”

images[7] ‫‬Gjëja e parë që vjen në mendje në interpretimin e këtij ajeti është se Ahireti është më e mirë për ne se jeta e kësaj dynjaje!

Por ajeti përfshin një kuptim më të gjerë për të thënë: fundi i çdo çështjeje është më mirë për ju nga fillimi i saj. Për këtë Alahu thotë:

“A nuk të gjeti Ai ty jetim” Ky është fillimi i çështjes …”Të dhuroi strehim e kujdesje” Ky është përfundimi i saj.
“A nuk të gjeti Ai ty të pavetëdijshëm (për Kuranin, Islamin dhe përmbajtjen e tij, për Pejgamberinë) Ky është fillimi i çështjes…  “Të udhëzoi” ky është përfundimi i saj.
“A nuk të gjeti Ai ty në nevoje” Ky është fillimi i çështjes…  “Të bëri të pasur” Ky është përfundimi i saj.

Pra, kujto gjithmonë se fillimi i çdo gjëje mund të jetë me vështirësi dhe pastaj Allahu e lehtëson që të përfundojë me mirësi të madhe. Kështu që përfundimi në çdo gjë që ka pëcaktuar Zoti është më i mirë se fillimi dhe se bota tjetër, Ahireti, është më i mirë se jeta e kësaj dynjaje për ata që i bekuar Allahu dhe është i kënaqur me ta.

 Adelina Allkoçi

Qëllimi i arritjes së Ramazanit

bf1553d4a573a4d2[1]Profeti –paqja e Allahut qoftë mbi të- nëse muaji i Ramazanit afrohej përgëzonte  shokët e tij duke iu thënë: “Ju ka ardhur një muaj i bekuar”

Vallë përse ky muaj i bekuar??…

Profeti – paqja e Allahut qoftë mbi të – tregon atë që e bën këtë muaj të bekuar duke thënë: ” Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” 

Ky hadith na sqaron një rregull të rëndësishmë që duhet ta kemi parasysh gjithnjë se : baza e adhurimit është nuk vetëm realizmi i saj, por fakti se si ralizohet ky adhurim. P.sh, namazi; sa prej njerëzve e falin atë, por ka prej tyre që nuk u  pranohet, sepse ai nuk e ka falur në të vertetë.  Kështu që jo të gjithë që e falin namazin kanë të njëjtën shpërblim; mund ta arrish ta falësh atë, por nuk të pranohet. Kështu edhe agjërimi dhe të gjitha adhurimet e tjera.

Si e dimë se vepra jonë është pranuar?

Pranimi i punës reflektohet në marrjen e frutave. Kështu fruti i Agjërimit është ashtu siç Allahu thotë: “Në mënyrë që të bëheni të devotshëm” pra që të arrish devotshmërinë. Nëse devotshmëria jote me 1 Ramazan është e njëjtë si në 28 Ramazan atëherë ku është fruti: devotshëmëria!?… Llogarite veten dhe përpiqu për të arritur devotshmërinë duke kërkuar Allahut ndihmë. Dhe kërko që Allahu ta pranojë agjërimin.

Të qëndrojmë pak me një lutje që e përsërisim shpesh: “O Allah! Na mundëso që të arrijmë Ramazanin!”

A e kuptoni se cili është kuptimi i kësaj lutjeje? Çfarë do të thotë për ju përgjigjja e kësaj lutje?!

Së pari : Kuptimi i kësaj lutje nuk është vetëm qëllimi me arritjen e Ramazanit; sa njerëz e kanë arritur këtë  muaj dhe nuk iu janë falur atij gjynahet, nuk është shkruar prej të shpëtuarve… duke qënë për të humbje.

Së dyti: A e keni arritur kuptimin e kësaj lutjeje? … Kur ju lusni Allahun që tju mundësojë ta arrini këtë muaj dhe pastaj mendon se ky vit është i nxehtë dhe e shikon agjërimin si të vështirë, dije që ju nuk jeni të vetëdijshëm për kuptimin e asaj që kërkoni dhe nuk e di se çfarë kuptimi ka që të vijë Ramazani.

–         Cili është kuptimi i ardhjes së Ramazanit!?

Në hadith është përmendur: “Nëse vjen Ramazani hapen portat e xhenetit…”  Ka përmendur hapjen e portave të xhenetit për të simbolizuar se xheneti të pret, kështu që shpejto në bamirësi. Gjithashtu për ta kuptuar Mëshirën e Gjerë të Allahut, i Cili hap portat e xhenetit në këtë muaj dhe në çdo natë shpëton dhe liron njerëz nga xhehenemi. Ashtu siç është transmetuar në hadith se i Dërguari i Allahut – paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë: “Allahu në çdo çelje iftari shpëton (liron) nga zjarri njerëz dhe kjo në çdo natë. (Shejh Albani tha: Hadithi është i mirë, i vërtetë).

–    Ç’ kuptim ka lirimi nga zjarri?

Lirimi nga zjarri do të thotë  garanci e Allahut për ju që ta përmisojë pjesën tjetër të jetës tuaj për të merituar xhenetin. Kjo do të thotë që Allahu ta hap zemrën për adhurime dhe të drejton drejt pendimit dhe kërkimit falje. Nëse nuk ke ndryshuar  në 1 Sheual dhe ke vazhduar në të njëjtat mëkatet: përgojimi, kundërshtimi, ju duhet të keni frikë për veten tuaj.

Po, ne duam që ta arrijmë Ramazanin, por frikësohemi se do të na vijë dhe nuk sheh Allahu në agjërim dhe faljen tonë mirësinë dhe bindjen e duhur. Pra, qëllimi për të arritur Ramazanin është lirimi nga zjarri; ta arrish Ramazanin që Allahu të falë gjynahet; ta arrish atë dhe të regjistrohen për ty 83 vite  adhurimi.

O Allah! Na mundëso që të arrijmë Ramazanin duke shpresuar në Shpërblimin Tënd dhe na shpëto nga zjarri!

Adelina Kuçana Allkoçi