❓Pyetje:
Selam alejkum.
Desha te pyes nese keni informacion per popullin e ardhur nga siria?
Perpos qe kam degjuar se janë shumica shia.
Degjova nga burime te besueshme se shkojnë pranojnë krishterizmin. A keni ndonje informacion per kete?
✏ Pergjigje nga mesuese Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam.
Jo nuk kam informacion per kete…
Parimi yne duhet te jete jo vetem ne kete rast, por gjithnje qe te jemi të kujdesshëm, ashtu siç na urdhëron edhe Allahu në Kuran:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَىٰ مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ)
“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar.
[Sure Al-Huxhurat: 6]
Nuk ka dyshim qe besimtari duhet te jete i mprehte dhe te kuptoje qe përhapja e ketyre lajmeve behet me qellime te caktuara…