Selam alejkum moter doja te te pyesja me kane ardhur mestruacionet vetem nje shenje e kuqe 3 dite dhe mbas dy jave qe kisha kaluar tjerat. A thua ka qene gjak i piste apo i paster si tja bej?
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam. Duhet ta dallosh mire se a eshte mestruacione apo jo?
Mestruacionet dallohen me tre cilesi: ngjyra, trashesia dhe era karekteristike qe kane.
Nese jane mestruacione duhet te veprosh me gjykimen e tyre qe te ndalohesh nga falja, agjerimi dhe marrdheniet intime…edhe nese koha e ardhjes se tyre mund te jete e shpejte.
Allahu thote ne Kur’an :
(وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ ۖ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ ۖ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطْهُرْنََ)
“Te pyesin ty per mestruacionet thuaj ato jane adha (gje e demshme) keshtuqe ndalohuni nga marrdheniet intime me grate tuaja…” [Sure Bekara: 222]
Dhe menjehere sa shihen qe ato kane zbritur llogariten mestruacione.
Nese ato nuk i kane karakteristikat e menstruacione te permendura me lart, por jane me ngjyre me te çelur nuk kane trashesine e menstruacioneve dhe as eren karekteristike te tyre, atehere nuk llogariten menstruacione dhe nuk ndalohesh nga asnje adhurim por falesh, agjeron…