Besimi ne Melaiket

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sot in sha Allah do te kalojme tek shtylla e dyte e besimit: Besimi ne Melaiket.

Besimi në Melaikët është shtylla e dytë prej shtyllave të besimit, argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:

(آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ  كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ  وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ)
“I Dërguari beson në çfarë i është zbritur atij nga Zoti i tij po kështu edhe besimtarët. Gjethsecili prej tyre beson në Allahun, në Melaikët e Tij…“ [El-Bekare: 285]

 

`▶ Kuptimi gjuhësor i fjalës Melaike

Melaike është shumësi i fjalës melik që vjen nga rrënja e fjalës El-Ulukeh që do të thotë Dërgesë , kështu që kuptimi gjuhësor i fjalës melaike është të dërguar dhe për këtë Allahu i quajti ata të dërguar në suren El-Murselat:
) وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا(
“(Betohem) për të dërguarit (erërat ose melekët ose Pejgamberët) e çuar një pas një “[El-Murselat:1]

Besimi në melaike është dy llojesh:

1.Besimi i përgjithshëm: të besosh në ekzistencën e melaikëve, të besosh se Allahu ka krijuar krijesa nga drita që quhen melaike, e adhurojnë Allahun dhe nuk e kundërshtojnë në asgjë që i urdhëron, thotë Allahu në Kuran:
)عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ(

“Melekë të ashpër të cilët nuk kundërshtojnë Urdhë rimet që marrin prej Allahut, por zbatojnë atë që u është urdhë ruar” [Et-Tahrim: 6]

Ky besim është detyrë për secilin që të besojë në të.

  1. Besimi i plotë : Të besosh në çdo gjë që ka lajmëruar Allahu për melekët në librin e Tij dhe ka lajmëruar Profeti i Tij (salallahu alejhi ue selem) në sunetin e tij të saktë .

Gjithashtu përfshin besimin në emrat e atyre melaikëve për të cilat janë transmetuar emra dhe në punët e atyre për të cilët janë transmetuar punët e tyret, si:

Xhibrili – meleku i shpalljes.
Thotë Allahu në Kuran:
)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ)

Gjatë saj zbresin melaikët dhe Er-Rruh (Xhibrili) me Lejen e Allahut me të gjithë Vendimet” [Kadër: 4]

Mikaili- meleku i maleve dhe shiut. Thotë Allahu në Kuran:
)مَنْ كَانَ عَدُوًّا لِلَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَرُسُلِهِ وَجِبْرِيلَ وَمِيكَالَ فَإِنَّ اللَّهَ عَدُوٌّ لِلْكَافِرِينَ(

“Kushdo që është armik i Allahut, i melaikë ve të Tij, i të Dërguarit të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, atëherë vërtetë që Allahu është armik për jobesimtarët” [El-Bekare:98]

Israfili- fryrësi i surit.  Profeti -salaallahu ahejhi ue selem- e ka përmendur atë në duanë : “Allahume rabi Xhibril ue Mikail ue Israfil…” “O Zoti i Xhibrilit, Mikailit, Israfilit….” [Transmeton Muslimi]

Maliki- përgjegjësi i zjarrit. Thotë Allahu në Kuran:
)وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّك ۖ قَالَ إِنَّكُمْ مَاكِثُون(
“Dhe do të thërrasin: O Malik! Le të na japë fund Zoti yt” [Ez-Zuhruf:77]

Riduani- përgjegjësi i xheneti. Thotë Ibn Kethiri: “Roja i xhenetit është një melek emri i të cilit është Riduan”

Haruti dhe Maruti– melaikët që i mësuan magjinë Sulejmanit. Thotë në Kuran :
)وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ (
“Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) edhe çfarë u zbriti në Babil dy egjëjve Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë) përpara se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë ndaj mos u bë i pafe” [El-Bekare:102]

Kiramen Katibijnë– melekët që shkruajnë punët e njeriut. Thotë Allahu:
(كِرَامًا كَاتِبِينَ)
“(Kiramun Katibijnë) Të nderuarit që shkruajnë (veprat tuaja) ” [El-Infitar:11]

Rakibun atid- vëshgues i gatshëm. Thotë Allahu në Kuran:
)مَا يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ(
“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëshgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë )” [Kaf:18]

Melekul meut- meleku i vdekjes. Thotë Allahu në Kuran:
)قُلْ يَتَوَفَّاكُمْ مَلَكُ الْمَوْتِ الَّذِي وُكِّلَ بِكُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ(

“Thuaj meleku i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat e pastaj do të khteheni tek Zoti juaj” [Es-Sexhde: 11]

Ndërsa Azraili që njihet si meleku që merr shpirtrat nuk ka argument për këtë gjë.

  • Madhështia e krijimit të melaikëve

 

Melaikët kanë përmasa që nuk krahasohen me njerëzit. Profeti –salallahu alejhi ue selem-tregon se e ka parë Xhibrilin në formën e tij origjinale dhe ai kishte bllokuar komplet qiellin dhe se kishte 600 krahë, që argumenton se melaikët janë pajisur me flatra.

Thotë Allahu:
)الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ(

“Gjithë lavdërimet dhe falendërimet janë për Allahun, i Vetmi Fillues i qiejve dhe i tokës, I cili bëri melekët lajmëtarë mefletë, dy, tre a katër.. ” [Fatir:1]

I Dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- thotë:

“Allahu më ka dhënë leje të flas për një nga bartësit e Arshit. Ata janë tetë: “Dhe do ta mbartin lart Arshin e Zotit tënd atë ditë tetë”[El-Haka:17] Nga veshi tek supi i tij është sa periudha kohore 700 vjet” [Transmeton Ebu Daudi]

Allahu i ka bërë melaikët prej krijesave më të bukura nga të gjitha krijesat e Tij. Thotë Allahu:
)عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ * ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَى(

“Atij i është mësuar ky Kuran nga një i lartë në fuqi (nga meleku Xhibril ). Një i pastër nga çdo e metë në mendje dhe trup..” [En-Nexhm:5,6]

  • A kanë melaikët gjini?

Nuk lejohet që melaikët të cilësohen me gjini, sepse Allahu kur i ka përmendur ato nuk ka cilësuar për to gjini. Thotë Allahu ne Kuran:
)فَاسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ الْبَنَاتُ وَلَهُمُ الْبَنُونَ * أَمْ خَلَقْنَا الْمَلَائِكَةَ إِنَاثًا وَهُمْ شَاهِدُونَ * أَلَا إِنَّهُمْ مِنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ * وَلَدَ اللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ * أَصْطَفَى الْبَنَاتِ عَلَى الْبَنِين* مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ * أَفَلَا تَذَكَّرُونَ * أَمْ لَكُمْ سُلْطَانٌ مُبِينٌ(

Tani pyeti ata (kurejshit o Muhamed ): A për Zotin tënd janë vetëm bijat e për ta bijtë? Apo i krijuam melekët femra duke qënë ata dëshmimtarë? Nuk ka dyshim se shpifja e atyre që thonë: Allahu ka lindur (melekët janë bijat e Allahut)?! A paska zgjedhur ai bijat përmbi bijtë? Ç’keni? Si gjykoni?A nuk do të përkujtoni pra? Apo keni provë të qartë” [Es-Safat: 149-156]

 

  • Melekët janë shumë lloje:

– Prej tyre ka përgjegjës për mbajtjen e Arshit, përgjegjës për shpalljen, për malet, Zjarrin (Xhehenemin), Xhenetin.

– Prej tyre ka përgjegjës për shkruajtjen e veprave të robit, përgjegjës për marrjen e shpirtrave të besimtarëve dhe jobesimtarëve, përgjegjës për marrjen në pyetje të robit në varr.

– Ka prej tyre që kërkojnë falje për besimtarët, çojnë salavat (luten) për ta dhe i duan ata.

– Ka prej tyre që marrin pjesë në mexhliset e dijes, dhe i mbulojnë (nxënësit, kërkuesit e dijes) me krahët e tyre.

– Ka prej tyre që e shoqërojnë njeriun e nuk i ndahen, e prej tyre që e nxisin njeriun për vepra të mira, e prej tyre që marrin pjesë në xhenazet e të devotshmëve, e prej tyre që luftojnë bashkë me besimtarët e i përforcojnë kundër armiqve të Allahut, e prej tyre që janë përgjegjës për mbrojtjen e të devotshmëve, e tua largojne brengat.

– Ka prej tyre që jane përgjegjës për dënimin.

  • Melekët nuk hyjnë në shtëpitë që kanë imazhe me shpirt (piktura e skulptura), në shtëpitë që kanë qen dhe nuk i shoqërojnë kafshët që mbajnë zile (këmborë). Meleket lëndohen dhe bezdisen nga ato gjëra që lëndohen edhe bijtë e Ademit (njerëzit).

Ka thënë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Në shtëpinë që ka foto (piktura e skulptura) nuk hyjnë melekët” {Bukhariu 1999, Muslimi, 2107, Ahmedi 6/246, Maliku 1803.}

Gjithashtu ka thënë sal-lallahu alejhi ue sel-lem: “Nuk hyjnë melekët në një shtëpi që ka qen e as në shtëpinë që ka foto.” {Bukhariu 5605, Muslimi 2106, Tirmidhiu 2804, Ibn Maxheh 3649, Ahmedi 4/30}

  • Melekët janë të shumtë në numër.

Nuk e di numrin e tyre askush përveç Allahut azze ue xhel-le. Thotë Allahu i Lartësuar:

)وَمَا يَعْلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَ(

“Dhe nuk i di ushtritë e Zotit tënd askush përveç Tij, dhe kjo nuk është veçse përkujtim për njerëzit” (Mudethir: 31)

  • Allahu i ka bërë ata të padukshëm për ne, prandaj nuk mund t’i shohim në formën që janë krijuar. Por ata i janë shfaqur disa prej njerëzve, siç e pa Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Xhibrilin alejhis selam, në formën në të cilën e ka krijuar Allahu dy herë. Thotë Allahu i Lartmadhëruar:

(وَمَا صَاحِبُكُمْ بِمَجْنُونٍ * وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ)

“Dhe shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Dhe vërtet që ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë (në drejtim të lindjes). (Tekuir: 22-23)

Por Allahu u ka dhene mundesi melaikeve te marrin formen e njeriut, ashtu siç I erdhi Merjemes Xhibrili, miqte e Ibrahimit –alejhi selam-, melaiket qe I erdhen Lutit –alejhi selam-, ndersa Profetit tone Muhamed –alejhi selam- Xhibrili I vinte ne pamjen e sahabit Dahijet El-Kelbi.

  • Pra, Ehli Suneti dhe Xhemati besojnë në ekzistencën e tyre dhe se ata janë robër të Allahut, të krijuar. I krijoi Allahu nga drita. Ata janë krijesa reale e jo çështje figurative e as forca te fshehta. Ata janë krijesa prej krijesave te Allahut që banojnë në qiell. Engjëjt janë krijim madhështor. Ka prej tyre që kanë dy krahë, e prej tyre që kanë tre e katër e me shumë. Është saktësuar se Xhibrili alejhis selam ka gjashtëqind krahë. Ata janë ushtri prej ushtrive të Allahut. Kanë aftësi të marrin forma të ndryshme dhe të trupëzohen sipas asaj që do Allahu.
  • Vdekja e melekeve:

Meleket vdesin ashtu si vdesin njerezit dhe xhinet. Ne lidhje me kete thuhet ne Kur’an :

)وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنْظُرُونَ(

“Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke,pervec atyre qe do All-llahu ( te mos vdesin ),pastaj i fryhet atij heren tjeter,kur qe,te gjithe ata te ngritur e presin(urdherin e Zotit )”. ( Ez Zumer : 68 ).

Pra ne fryerjen e pare te gjithe do te vdesin me perjashtim te atij qe do All-llahu, kurse kur t’i fryhet Surit per here te dyte. I fundit qe do te vdese eshte meleku i vdekjes. Pasi ai ka marre shpirtin çdo gjeje Allahu e urdheon tia mare shpirtin edhe vetes.  Nuk do te ngelet asnje gjallese pervec All-llahut te Madherishem, e atehere Ai thote : “I kujt eshte sundimi sot” te cilën shprehje e perserit tri here,pasi qe nuk ka kush t’i pergjigjet, Ai pergjigjet Vete : “I te vetmit Zot Te Plotefuqishmit”. ( Ibn Kethiri ).
Edhe ky ajet deshmon se ata vdesin:

(كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَه(

“Çdo send zhduket e Ai ( All-llahu ) jo…”. ( El Kasas : 88 ).

  • Meleket turperohen:

Prej sjelljeve te melekeve per te cilat na lajmeroi Muhamedi -alejhi selam- eshte se ato turperohen, sikurse transmeton Muslimi nga Aisheja -radijall-llahu anha- se Muhammedi -salallahu alejhi ue selem – ishte i shtrire ne shtepine e Aishes, dhe iu kishte zbuluar kofsha, ne ate moment kerkoi Ebu Bekri qe te hyje tek ai, te cilit edhe i lejoi te hyje, por nuk levizi nga gjendja ne te cilen ishte, ai foli me te, pastaj kerkoi Umeri te hyje tek ai, te cilit i lejoi por prape nuk levizi nga gjendja ne te cilen ishte, ai foli me te, pastaj kerkoi te hyje tek ai Uthmani, kur ky hyri i Derguari i All-llahut e uli dhe e mbuloi trupin e tij, ai foli me te dhe pasi qe doli Aisheja i tha te Derguarit:

“Hyri Ebu Bekri e ti as qe buzeqeshe e as qe u merzite, pastaj hyri Umeri e veprove te njejten gje, pastaj hyri Uthmani e ti u ule dhe i rregullove rrobat e tua?!” I Derguari i All-llahut iu pergjigj :
“A mos te turperohem para ketij njeriu prej te cilit edhe meleket turperohen”. ( Muslimi ).

  • Besimit në melekët e Allahut len gjurma në ideologji dhe sjellje ku nëpërmjet tyre robi i afrohet Allahut dhe ia mundëson ta shijonë ëmbëlsinë e imanit dhe për këtë arsye besimi në melekët e Allahut u bë argument i devotshmërisë dhe shenjë e mirësisë:

(وَلَٰكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ  (

“Por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, melekët, Librin dhe profetët”. [Bekare 177.]

Në një hadith fisnik i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, flet rreth adhurimeve të tyre, veprave madhështore të tyre dhe rreth nënshtrimeve të tyre:

“Unë e shoh atë që ju nuk e shihni dhe e dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një melek i cili adhuron Zotin”.

  • Lidhja e Melaikeve me njerezit

 

Melekët bëjnë dua për atë që shkon në xhami dhe e pret namazin me xhemat ashtu siç ka ardhur në hadith:

“Melekët luten për çdo njeri nga ju përderisa ju jeni ne vendin tuaj (duke e pritur namazin), dhe thonë : “O Zot, fale atë, o Zot mëshiroje atë. Luten për te përderisa nuk dëmton dikë apo flet”

Poashtu luten për ata që janë në safin e parë: “Vërtet Allahu dhe melekët luten për safin e parë”

Dhe luten për dijetarët që ua mësojnë njerëzve fenë:“Vërtet Allahu, melekët, banorët e qiellit dhe të tokës madje edhe milingona (thnegla) në vrimën e saj e edhe peshqit luten (kërkojnë mëshirë) për atë njeri i cili ua mëson njerëzve të mirën (i udhëzon ata në rrugë të drejtë)”.

Kush i çon salavate të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, melekët luten për ta:

“Nuk ka njeri që më dërgon salavate mua përveç se melekët do te luten për të përderisa ai është duke u lutur për mua, atëherë le të pakësoje njeriu atë (lutjen mbi mua) apo le ta shtojë”.

  • Lutjet e melekëve për ne janë të rëndësishme e sidomos në udhëzimin tonë dhe largimin nga errësira e mëkateve dhe gjynaheve në dritë. Allahu, azze ue xhel, thotë:

(هُوَ الَّذِي يُصَلِّي عَلَيْكُمْ وَمَلَائِكَتُهُ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَكَانَ بِالْمُؤْمِنِينَ رَحِيمًا)

“Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë”. [Ahzab 43.]

  • Melekët i zbresin besimtarëve me përkrahje dhe ndihmë:

(إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلَائِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا الَّذِينَ آمَنُوا)

“(Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë”. [Enfal: 12.]

  • Melaiket bejne “Amin” per lutjen e besimtarit. Thote profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Kur ndonjeri prej jush lutet per villain e tij ne mungese, I qendron atij nje melek tek koka dhe thote Amin, edh eper ty gjithashtu”
  • Melaiket bejne istigfar per besimtaret. Thote Allahu ne Kuran:
  • الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ.
    رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدْتَهُمْ وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ.

“Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Allahut) për ata që kanë besuar (duke thënë):
“O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!.
‘’ O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë;
Ti je i Plotfuqishëm dhe Gjithëdijshëm”.

( Sure el Gafir: 7,8).

  • Melaiket I regjistrojne ata njerez qe marrin pjese diten e xhuma. Thote profeti –salallahu alejhi ue selam-: “Melaiket qendrojne ted era e xhamise dhe rregjistrojne ata qe marrin pjese ne diten e xhuma, kush futet ipari e me I pari, derisa imami te ngjitet ne minber, ulem melaiket, I mbyllin rregjistrat e tyre dhe degjojne hatibin”
  • Melaiket e shkruajne çdo veper te mire te besimtarit dhe konkurojne me njeri-tjetrin se kush ta shkruaje ate. Transmetohet nga Rakeate bin Rasije Ez-Zerki se po faleshim nje dite me Profetin –salallahu alejhi ue selem- dhe kur ai tha: “Semia Allahu limen hamideh” tha nje burre pas tij: “Rabena ue lekel hamd, Hamden kethijran tajiben mubareken fihi”. Kur mbaroi namazi tha profeti: “Kush e tha ate fjalen me par” Tha burri: “une”. Tha I Derguari I Allahut –salallahu alejhi ue selem-: “Pashe tridhjete e sa melaike qe konkuronin se kush ta shkrujae I pari’ [Buhariu]
  • Melaiket I pergezojne besimtaret. Pergezimi qe I kane bere Merjemes. Pergezimi qe I ka ardhur Profetit per Hadixhen. Ka arhur nje dite Xhibrili tek Proeti –salallahu alejhi ue selem- dhe I tha: “o I Derguari I Allahut! Po vjen tek ti Hadixhja ka ne dore nje ene me ushqim per ty, beji selam Hadixhes prej Zotit te saj dhe prej meje dhe pergezoje me nje shtepi ne xhenet, ne te cilin nk do te kete as lodhje e as mundim” [Buhariu]
  • Kur Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë atij që edhe ai ta dojë, pastaj Xhibrili i thërret krijesat qiellore e u thotë : Vërtet Zoti e do filanin,ta doni edhe ju atë, pastaj shenjat e kësaj dashurie shfaqen ne dashurinë e njerëzve që kanë për të.

Ky është fryti i nënshtrimeve dhe drita e adhurimeve. Kur dashuria jote mbërrin në qiell, ajo përhapet edhe në tokë dhe banorët e saj të dojnë, dhe kur si rezultat i mëkateve tua zemërimi arrin deri në qiell, ajo përhapet në tokë dhe banorët e saj të urrejnë.

Pyetje rreth mesimit te gjashte:
Ne baze te asaj qe mesove per Melaiket çfare frutesh ka besimi tek Maleiket??

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të boterave!

Leave a comment