❓ Selamu Alejkum,
A bën të falesh me thonj të lyer?
Kam një hoxhë që ka thënë që po të kesh abdes bën të falesh ashtu, s’ka gjë, se është zbukurim i femrës…
A bën të falesh me thonj të lyer?
Kam një hoxhë që ka thënë që po të kesh abdes bën të falesh ashtu, s’ka gjë, se është zbukurim i femrës…
📌 Pergjigje nga mesuese Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Nese eshte marre abdes ne fillim, pastaj jane lyer thonjtë, nuk ka asnjë problem nëse falesh me thonj te lyer duke qene me abdes.
Menjehere sapo prishet abdesi behet detyre pastrimi i thonjve nga lyerja, sepse nga kushtet e abdesit eshte depertimi i ujit ne te gjitha pjeset e abdesit dhe lyerja e thonjve e ndalon depertimin e ujit keshtuqe eshte detyre heqja e maniqyrit para se te marresh abdes.