Mbajtja e kukullave në shtëpi

image

Pyetje:
A lejohet ti mbash ne shtepi lodrat si kukullat ose arushat?

Përgjigje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Disa dijetarë kanë lehtesuar në mbatjen e lodrave të fëmijëve qofshin këto kukulla apo arusha… etj.
Argument për mbajtjen e lodrave është hadithi që Aisha -Allahu qoftë i kënaqur me të- përmend që ka pasur lodra (kukulla) që luante dhe në mesin e tyre një lodër kalë me krahë që kur Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka parë në mesin e lodrave është çuditur dhe ashtu siç trasmeton Aishja- Allahu qoftë i kënaqur me të- e ka pyetur:
“Çfarë është ky që e shoh në mesin e tyre?” Thotë: “I thashë: “Kalë” Tha: “Kalë prej lëkure me krahë?” I thashë: ” A nuk ka pasur Sulejmani i biri I Daudit kuaj me krahë (flatra)?!” Qeshi i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- saqë iu duken dhëmbët”
[Trasmeton Ebi Daud (4932) dhe hadithin e ka cilësuar shejh Albani të saktë në librin e tij]
Dhe ky hadith është argument se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka lejuar të luajë me lodra (kukulla) dhe nuk e ka ndaluar nga të luajturit me to.

Por lejimi i lojës me të tilla lodra është me kusht që të mbahen në vendin e caktuar të lodrave dhe mos të mbahen në ndonjë vend të lartë që të përngjajnë me statuja dhe idhuj, sepse në këtë rast nuk lejohet mbajtja e tyre.
Qëllimi i mbajtjes së lodrave është luajtja me to duke i konsideruar si gjë që hidhen për tokë dhe jo madhërimi i tyre apo kushtimi rëndësi duke i vendosur në vende të larta që të duken dhe të respektohen…
Nëse lodrat shndërrohen për tu vënë si ekzpozitë në shtëpi në mënyrë që të ngjajnë me statuja dhe idhuj kjo gjë është e ndaluar.

Allahu e di më së miri!

Adelina Kuçana