Në Islam shumë çeshtje kur sqarohen ju mbetet dijetarve me naj zberthy(p.sh sikurse ishin dje përgjigjejet rreth veprimit ne ibadete me ciklin menstrual) …
Ne si xhemat ,kur hasim ne mendime te ndryshem të atyre që ju është dhën dija…
A duhet ta marrim mendimin e atyre si janë shumic, apo me marr njerin nga mendimet ku zemra na e pranon ma shumë e me mendjen tonë na duket ma i fortë argumenti qoft edhe i një dijetari të vetëm? E dua mendimin tuaj e dashur!
Allahu të dashtë!
Pergjigje nga mesuesja jone e dashur Adelina Kuçana:
Perpara se te pergjigjem pyetjes, dua te sqaroj ne fillim disa çështje qe duhet ti kuptoni dhe ti keni parasysh ne çeshtjet e fikhut per te cilat ka mendime te ndryshme:
🔶Se pari-
Mendimet e ndryshme qe mund te jene ne nje çeshtje zakonisht lindin nga perpjekjet e dijetareve per te kuptuar argumentet te cilat ndryshojne sipas saktesise dhe dobesise se ketyre argumenteve sidomos te haditheve
🔶se dyti-
te gjithe ata qe mundohen, perpiqen per te nxjerre gjykime nga keto argumente perpjekja e tyre shperblehet dhe ai qe e qellon te sakten merr dy shperblime: shperblimin e perpjekjes dhe ate te qellimit te se saktes.
🔶se treti-
Dijetaret e meparshem -Allahu ua shperblefte per mundimin e bere- shpesh kane dhene gjykime fetare duke u bazuar ne hadithe te dobeta, sepse mundesia e njohjes se grades se hadithit ndoshta nuk ka qene e mundshme ne ate kohe siç eshte tani.
⏩ Duke pasur parasysh rregullat e mesiperme them se detyre per çdo musliman eshte ndjekja e argumenteve te sakta; si rrjedhoje mendimi i bazuar ne argumente te sakta, dhe kjo duhet te jete baze ne te cilen duhet te qetesohet zemra dhe jo ne mendimet qe mund te jene te pabazuara, apo te bazuar ne argumente te dobeta, edhe nese ky mendim eshte shumice e dijetareve.
Zakonisht kur une jam pyetur per nje çeshtje kam thene se ky eshte mendimi me i sakte per shkak te saktesise se argumentimit dhe fortesise se tij, por ndonjehere tjeter kam permendur edhe mendimet e ndryshme te nje çeshtje, duke permendur edhe argumentet e secilit mendim, per te kuptuar edhe vete pyetesja se mendimi i zgjedhur eshte i bazuar ne saktesine e argumentit dhe se ky argument eshte i forte… ndonese me e mira eshte dhenia e mendimit te sakte
per nje pyetese qe nuk ka shume njohuri nga feja apo kerkon vetem gjykimin ne çeshtjen qe pyet pa u futur ne mendimet e ndryshme, sepse mendimet e shumta e hutojne ate me teper sesa mund ta qartesojne.