Udhëzim për njerëzit

imagesFA7Z406TNdërkohë që lexojmë Kuranin duhet të kujtojmë se Allahu e ka zbritur atë udhëzim për njerëzit, kështuqë në suren e parë të Kuranin, suen El-Fatiha, kërkojmë këtë udhëzim : “O Zot! Na udhëzo në rrugë të drejtë!”; pastaj në suren El-Bekare Allahu thotë: “Ky (kurani) është Libër që nuk asnjë dyshim në të,  udhëzim për të devotshmit”…

Nëse vërtet dëshiron këtë udhëzim për të qënë prej të devotshmëve nuk ka dyshim që do ta gjesh atë në Kuran, por vetëm përgatite veten gjatë leximit te tij….

Flit vetëm për atë që di

طھظƒظ„ظ…[1]Thotë Allahu në Kuran: “Dhe flisni me gojë”, ndonëse nuk mund të flitet vetëm se me gojë, por e përmendi këtë për ta pasuar me: “Atë që nuk dini” [Nur: 15]

Nga ky ajet mësojmë që njeriu nuk duhet të flasë vetëm atë që di dhe për të cilën është i sigurt, sepse nëse nuk vepron kështu atëherë do të jetë: njeri që tregon mangësi në të menduar derisa flet për gjëra që nuk janë të sigurta dhe mund ta çojë kjo që të jetë genjështar ose njeri që është në dyshim, thotë atë që nuk mendon.

(Ibn Ashur)

Përktheu: Adelina Allkoçi
 

 

Nëntë porosi të sures El-Huxhurat

1173271740gi1xYBMësoji ato mirë dhe mundohu t’i zbatosh.
1-Analizoni mirë
2-Pajtoni mes njeri- tjetrit
3-Bëhuni të drejtë
4-Mos përqeshni
5-Mos nënçmoni njëri-tjetrin
6-Mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)
7-Shmanguni prej shumë dyshimeve
8-Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit)
9-Mos e përgojoni njëri-tjetrin!
Ajo që kërkohet prej teje është të mos i dëmtosh të tjerët, atëherë ska dyshim që gjendja jonë do të ishte më ndryshe….

Adelina Allkoçi

Pastërtia e kraharorit

kalbFalënderimi i takon Allahut Zotit të botërave, i Cili din tradhëtinë e syve dhe atë çfarë fshehin zemrat. Atij i takon falënderimi për çdo mirësi që na ka dhuruar. Thotë Allahun ne Kuran: “Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Gjykimit)”

Paqja dhe bekimi qofshin mbi më të zgjedhurin e profetëve dhe te dërguarve, profetin tonë: Muhamed dhe mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Rëndësia e pastrimit të zemrave:

1. Me të vërtetë tema rreth zemrës dhe gjendjes së saj është ndër temat më të rëndësishme, sidomos në këtë kohë që njerëzit merren me paraqitjen e tyre të jashtme duke lënë pas dore brendësinë e tyre dhe nuk e dinë që çështja e zemrës tek Allahu është më e madhe. Thotë Allahu në Kuran: “Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë, përveç atij i cili sjell tek Allahu  zemër të pastër” Shuara:88,89.

Pra, nuk do të shpëtojë Ditën e Gjykimit vetëm ai që ka zemër të pastër.

2. Zemrat janë vendi që Allahu sheh dhe nuk është paraqitja e jashtme, ashtu siç është transmetuar në hadithin nga i Dërguari i Allahut, i cili thotë: “Allahu nuk sheh paraqitjen tuaj dhe as trupat tuaj, por Ai vështron në zemrat dhe punët tuaja”

Dhe kjo, sepse zemra është mbreti i gjymtyrëve dhe tek ai kthehet vepra e mirë apo e keqe, ashtu siç thotë Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-: “Në trup është një copë mishi, e cila nëse përmisahet ajo përmisohet i gjithë trupi dhe nëse prishet ajo prishet gjithë trupi”

Ka thënë Ebu Hurejra –Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Zemra është mbret dhe gjymtyrët e trupit janë ushtaërt e tij, nëse mbreti është i mirë janë të mirë edhe ushtarët dhe nëse prishet mbreti prishen edhe ushtaërt e tij”

3. Esenca e adhurimit është zemra, dhe çdo vepër që kryejmë shpërblehet sipas qëllimit që kemi në zemër.

4. Zemra është depozituesja e gurëve të çmuar shpirtërorë ku më i rëndësishmi prej tyre është besimi tek Allahu, për këtë Allahu thotë në Kuran: “Allahu ia hap zemrën për të pranuar Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje ia mbyll zemrën dha ia shtrëngon gjoksin sit ë jetë duke u mgjitur në qiell..” Enam: 125

5. Meqë jemi në prag të Ramazanit është shumë e rëndësishme që njeriu ta pastrojë zemrën e tij dh eta presë këtë muaj me një zemër të pastë.

 

Kuptimi i pastërtisë në fenë islame

Pastërtia ndahet në dy lloje:

  • Pastërti e dukshme dhe e ndjeshme dhe kjo është pastërtia e trupit dhe e rrobave.
  • Pastërti simbolike dhe e brendshme dhe kjo është pastërtia e zemrës.

Dhe ashtu siç nuk është i saktë namazi që është adhurim me gjymtyrë vetëm se me pastërti, po kështu është edhe besimi. Dije se adhurimi me zemër është vetëm se me pastërtinë e zemrës nga besimet e shkatërruara dhe të humbura dhe nga cilësitë ekëqija si : smira, zilia, të menduarit keq për tjetrin, mendjemadhësia,…etj. Nëse njeriu i bashkon pastërtinë e trupit dhe të zemërs vërtetë që atëherë ka arritur dashruinë e Allahut, që çdo musliman e dëshiron një gjë të tillë: “Dhe Allahu i don ata që janë të pastër..” Et-Teube: 108

Ka thënë Ibn Kajim –Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Përgjigje e mjaftueshme”: “Zemra e pastër është ajo që u pastrua nga shirku, smira, zilia, mendjemadhësia, dashuria e dynjasë dhe të qënurit mendjemadh. Është pastruar nga çdo gjë që e largon atë nga Allahu, është e pastruar nga çdo gjë e dyshimtë, nga çdo epsh dhe është ruajtur nga çdo gjë që e ndan atë nga Allahu”

-vijon-

Përgatiti: Adelina Allkoçi