Leximi i Fatihasë në namazin me imam

  • Pyetje: selam alejkum. Kur falemi ne xhami me imam dhe imami e fillon Elfatihan ne duhet ta përsërisim Fatihan mbasi ta mbaroj ai apo si?
  • Përgjigje nga Adelina Kuçana

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Ue alejkum selam!
Ne lidhje me leximin e sures Fatiha ne namazet ku imami lexon me ze, ka mospajtim ne mesin e dijetareve.

🔸Disa prej tyre thone se leximi i sures Fatiha eshte uaxhib ne çdo rast dhe se ajo duhet lexuar pasi ta lexoje imami. Argumenti i tyre eshte domethenia e pergjithshme e fjales se Profetit -salallahu alejhi ue selem-: “Kush nuk e lexon suren Fatiha, ai nuk ka namaz.” [Muttefekun alejhi].

🔸Kurse shumica e dijetareve te tjere thone se leximi i sures Fatiha eshte obligim kur falesh vetem ose kur falesh me xhemat ne namazet e dites ku imami lexon pa ze (dreke, ikindi). Ndersa ne namazet ku imami lexon me ze (sabahu, akshami, jacia), xhemati e ka detyrë te heshte dhe te degjoje Kuranin qe lexon imami.
Ky është mendimi më i sakte.

🌱Argumentet e ketij mendimi jane si me poshte vijojne:

1- Fjala e Allahut në Kuran:

(وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنْصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ)
“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” [El A’raf, 204].

2- Profeti -salallahu alejhi ue selam- heshtjen gjatë leximit të imamit e bëri si pjesë të plotësimit të përcjelljes së
imamit, duke thënë:

{ إنما جعل الإمام ليؤتم به فإذا كبر فكبروا وإذا قرأ فأنصتوا }
“Imami është për t’u përcjellë, pra, kur të thotë ai tekbirin, thojeni
edhe ju; kur ai këndon, heshtni”

3- Thotë Ebu Hurejrah -radijallahu anhu-: (Pasi Profeti -salallahu alejhi ue selem- i ndaloi sahabët të lexojnë pas imamit) U ndaluan njerëzit së lexuari, në namazet që Profeti -salallahu alejhi ue selam- lexonte me zë.” (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: Hadithi është i mirë)

Duke u bazuar në këto argumente mendimi më i saktë në leximin e Fatihasë pas imamit është se ai që falet pas imamit në namazet me zë duhet te heshtë dhe ta dëgjojë imamin dhe nuk lexon as Fatihanë dhe as ndonjë sure tjetër. Dhe nëse imami nuk lexon me zë, atëherë ai që falet pas imamit e lexon Fatihanë dhe ndonjë sure tjetêr. Dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të hershëm dhe te vonshëm.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Suksesi eshte vetem ne Dore te Tij.