Udhëtimi i gruas pa shoqërues

Kisha nje pyetje zysh; cfare gjykimi ka ne sheriat udhetimi i nje gruaje nga nje shtet ne tj me avion pa mahrem? Ka shume motra qe udhetojn pa mahrem me justifikimin se nuk kan mundesi ekonomike qe burri ti coje ne shqiperi edhe te kthehet pran ne vendin ku ata jetojn; cfare gjykimi ka kjo? Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Asaj nuk i lejohet që të udhëtojnë pa mahrem sido qoftë udhëtimi me avion apo me veturë…etj.

Profeti -alejhi selam- në hadithe të sakta, i ka bërë thirrje ndërgjegjes së çdo gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, që të mos udhëtojë vetëm se me shoqërues (mahrem) duke nënkuptuar se ky veprim është i ndaluar dhe mund të sjellë edhe gjynahe të tjera, sepse femra është e dobët dhe ka nevojë për një ndihmës gjatë udhëtimit. Profeti -alejhi selam- e përgjithësoi duke thënë:

لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تسافر إلا مع ذي محرم

“Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtojë përveçse me mahrem.”

Dhe nëse nuk i ploteson gruaja kushtet e udhëtimit që të jetë me mahrem (shoqërues), atëherë le të mos udhëtojë derisa të arrijë të ketë mahremin e saj në udhëtim.

Allahu e di më së miri!