Qëndrimi i Islamit ndaj gruas

9KACA08V9B3CAQW1LV1CAXT67I0CAYIZ9GICAWJCHJNCA62OMYTCAGGJV25CAR5696YCARGG6J7CAPHQPTDCA4TZ3BCCAONDW6XCAEC8W6OCA13SYSDCAEOW7VNCAGJH19YCALNAOAYCA6EWJKTCAG36TNAGruaja në Islam është krijesë e nderuar që arriti pozitë të lartë. Me të vërtetë e nderoi atë Islami me nderim të madh në të gjitha etapat e zhvillimit të jetës së saj. E nderoi atë duke qënë fëmijë e vogël, jo vetëm kaq por  urdhëroi burrin që të bëjë zgjedhje të mirë të gruas së tij për tu rritur vajza dhe për tu edukuar në preherin e nënës me një edukatë të lartë. Gjithashtu kërkoi prej tij që t’i zgjedhë emër të mirë dhe të sillet me të me mëshirë dhe ta nderojë. Obligoi për të që të edukohet më një edukatë të mirë dhe i dha rëndësikësaj gjëjë. Pastaj i dha asaj të drejtat e saj si motër e nderuar duke qënë i nderuar burri që të kujdeset për të.

E nderoi atë Islami kur bëhet grua duke i dhënë asaj të drejta mbi burrin e saj (shpenzimet, jetësën, pasurinë etj)  të barabarta me të drejtat e burrit. Thotë Allahu në Kuran: “Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, jetësën, pasurinë etj) barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat  kanë një shkallë më tepër (përgjegjësije) mbi to. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, Më i Urti, Gjithëgjykues” [El-Bekare:228]

Ndërsa kur ajo bëhet nënë arrin pozitë të lartë duke e vënëtë drejtën e sjelljes së mirë  me të më të drejtën e adhurimit të Allahut Një të Vetëm. Thotë Allahu në Kuran: “Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu. Në qoftë se njëri prej tyre ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je i gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngrini zërin (duke u thënë “uf”), por folu atyre shprehje nderuese e me respekt.” [El-Isra: 23]

Me të vërtetë feja Islame është fe madhështore i dha gruas të drejtat e saj, dhe kërkoi prej saj që të kryejë detyrat e saj: adhurimi i Allahut Një të Vetëm dhe detyrimet familjare duke filluar me bashkëshortin e saj dhe duke mbaruar me detyrimet që ka ndaj fëmijëve të saj.

E veçoi Allahu këtë fe duke qënë fe e mesme mes feve të tjera, kështu që besimtarët e meritojnë me këtë cilësinë e të qënurit të mesëm  në çdo gjë, edhe në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj gruas. Me të vërtetë që Allahu e krijoi gruan për të realizuar detyrën e saj të përcaktuat në këtë jetë dhe i dha asaj cilësi dhe veçori me të cilat mundet të arrijë qëllimin e saj me sukses. Allahu i dhuroi asaj mundësinë që të mbartë në barkun e saj foshnjë. Dhe i dhuroi asaj prehër të ngrohtë, në të cilën shtrihet foshnja për të pirë qumështin e nënës, që e bën të rritet dhe të jetojë me nënën me mëshirë, bashkëpunim dhe integrim, pa konflikte dhe sfida!! I dhuroi Allahu asaj dhembshuri emocionale me të cilën i mëshiron fëmijët e saj, e don burrin e saj, prindërit e saj dhe mbarë besimtarët si mirënjohje për këtë. Kështu që jeton burri (të cilin gjithashtue krijoi Allahu për të kryer detyrën e tij të përcaktuat dhe i dha atij cilësi me të cilat arrin të kryejë këtë detyrë) i lumtur me këtë lidhje të shenjtë (bashkëshortore).

Kështu që ngjan jeta me pikë karburanti për tu furnizuar me vepra të mira në udhëtimin  e saj, që fundi i saj do të jetë ose xheneti ose zjarri. Me të vërtetë që është një rrugë e mesme në plotësimin e llojeve (mashkull, femër) për të vazhduar jeta me një balance të paparë, për t’u mbushur toka me njeriun e ndërgjegjëshëm në jetën e tij për të adhuruar Allahun Një të Vetëm, të Pashok. Gruaja muslimane është nga shkaqet më të mëdha për përhapjen e drejtësisë së Islamit në të gjithë vendet e botës.

Burri dhe gruaja janë të krijuar nga një shpirt (njeri) i vetëm (Ademi –alejhi selem-) dhe të dy kanë veçori të përbashkëta dhe cilësi të ndërsjellta. Në këtë këndvështrim gruaja është është njësoj si burri në gjërat që më poshtë vijojnë:

1-    Barazia në të drejtat, ku secili prej tyre: burri dhe gruaja shijojnë të njëjta të drejta në fushat e ndryshme të jetës.

2-    Barazia në çdo gjë që i përket çështjeve të Ahiretit si : shpërblimi, xheneti dhe zjarri. Dhe barazia në çështjet e akides (besimit) dhe në pikpamje, vetëm ajo që është lehësuar gruas për shkak të gjendjes së saj kur është me menstruacione, nifas, osae kur është shtatëzane, gjidhënëse, etj.

3-    Barazia e mëkëmbjes në tokë. Nuk është përjashtuar gruaja nga kjo detyrë e rëndësishme me të cilën u caktua njeriu, por nuk mund të realizohet lulëzimi i tokës vetëm se me dy llojet e njeriut: mashkulli dhe femra. Thotë Allahu në Kuran: “O njerëz!Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Allahut në besimin e pastër Islam. Vërtetë që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur” [El-Huxhurat: 13]

4-    Barazia në miqësi dhe besnikëri. Thotë Allahu në Kuran: “Besimtarët dhe besimtaret janë ndihmues për njëri-tjetrin, ata u mëshirojnë (njerëzve) Islamin dhe gjithë përmbajtjen e tij çfarë urdhëron ai dhe i ndalojnë (njerëzit) nga mosbesimi  dhe gjithçka që Islami  e ndalon. Ata i kryejnë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer falejt e përcaktuara ditore, japin Zekatin dhe i bindën Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata mbi të cilët Allahu do të derdhë Mëshirën e Tij. Vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues” [Et-Teube:71]Kjo miqësi përfshin të gjitha fushat e jetës, duke qënë si parim i parë kujdestaria politike.

5-    Barazia përpara rregullave ligjore dhe gjykimit.

6-    Barazia në lirinë e besimit ,të thirrjes së njerëzve në fenë e Allahut, të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “Kushdo që punon të drejtën e të mirën, burrë apo grua qoftë, duke qënë besimtar i vërtetë, sigurisht që Ne do t’i dhurojmë atij një jetë të mirë dhe Ne do t’ua paguajmë padyshim atyre shpërblimin sipas veprave të tyre më të mira që ata i kanë punuar.” [En-Nahl: 97]

7-    Barazia në të drejtat shoqërore dhe civile.

8-    Barazia në të qënurit të saj e aftë në veprime, madje për ka të drejtë financiare të veçantë për të kryer veprime financiare dhe nënshkrime të akteve etj.

9-    Barazia në të drejtat financiare. Nëse shikohet tek detyrimet  që ka burri (ndajsaj dhe familjes), me të vërtetë që edhe ndryshimi që është në trashëgimi është i vendosur në përputhje me shpenzimet dhe detyrimet që ka burri. Duke shtuar këtu edhe që ka raste në trashgimi ku pasuria që trashëgon gruaja është e barabartë me atë që trashëgon burri, dhe në disa raste të tjera mund të trashëgojë gruaja më shumë se burri.

10-                        Barazia në shfaqjen e mendimit të saj dhe obligimi i dëgjimit të saj. Argument për këtë është ajo që ndodhi mes El-Hansa vajza e Hazamit dhe Profetit –salallahu alejhi ue selem- që i përmendi Profetit –salallahu alejhi ue selem- se babai i saj e kishte martuar atë me djalin e vëllait të tij (me djalin e xhaxhait të saj) pa e pyetur atë dhe Profeti –salallahu alejhi ue selem- e la çështjen në dorë e saj. Kur ajo njohi këtë të drejtë të saj (që të shpreh mendimin e saj në martesë), tha: “Unë tanimë e pranova atë që bëri babai im, por unë desha që të njihnin gratë këtë çështje (të drejtën e saj për pranimin e martesës apo jo)”

Ndërsa në një transmetim tjetër të Ibn Maxheh, të cilën e saktësoi dijetari i njohur El-Hajthemi, tha: “Por unë desha të njihnin gratë që nuk kanë të drejtë që të vendosin  baballarët (pa i pyetur ato)”

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment