Mes’hi i kokës mbi shami

❓Pyetje: Kam nje pyetje kur marrim abdes dhe skemi mundesi me heq shamine, a lejohet mes’hi i kokes mbi shami?. Allahu te shperbleft.

📌Pergjigje nga Adelina Kuçana :

Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Derguarin e Tij, familjen, shokët e tij dhe te gjitha ata qe e pasojne ate deri ne Ditën e Gjykimit.

Dhenia mes’h kokes eshte prej shtyllave te abdesit.

Allahu e ka permendur kete ne Kuran:

(وامسحوا برؤوسكم)

“Dhe jepni mes’h kokës (me duar të lagët)” (Maide: 6).

Dhe nuk ka dyshim qe origjina është se mes’h është mbi kokë dhe jo sipër shamisë.
Ndersa persa i perket dhënies mes’h mbi shami mendimi më i saktë është që lejohet nëse gruaja e ka të vështirë ta heqë shaminë per ti dhënë mes’h kokës poshtë shamisë. Ky eshte mendimi i shejhul- islam Ibn Tejmijeh dhe e mbron kete mendim edhe Ibn Uthejmijn nga dijetarët bashkëkohore -Allahu i mëshiroftë-.

Dhe ky është mendimi më i saktë, sepse bazohet në hadithin e Bilalit – radiAllahu anhu- qe e ka trasmetuar Muslimi (275) në cilin thotë se Profeti alejhi selam:
“I dha mes’h mesteve dhe çallmes”
Dhe nuk ka asnjë ndryshim mes çallmes së burrit dhe shamisë së gruas, përkundrazi ndoshta gruaja mund ta ketë me të nevojshme në disa raste dhënien mes’h shamisë sidomos kur perreth saj mund te kete burra dhe ka frikë ta heqë shaminë.
Kështuqë lejohet dhënia mes’h i kokes mbi shami nëse gruaja e ka të vështirë heqjen e shamisë: qoftë kjo nga frika se mos dikush ia shikon floket, ose është i ftohtë i madh..e të tjera arsye qe mund të jenë shkak për vështirësinë e heqjes së shamisë.

Allahu e di më së miri.