📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
Nuk lejohet që burri të mallkojë gruan e tij dhe anasjelltas.
Nuk është mallkimi cilësi e një besimtari.
Është transmetuar se Ibn Mesudi se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Besimtari nuk është shpifës as mallkues, as i pamoralshëm e as i pafytyrë.”
Dhe gjithashtu Profeti -alejhi selam- thotë:
“Mallkimi i besimtarit është sikur vrasja e tij.
Ashtu siç është prej edukatës se keqe dhe edukimit të keq që fëmijët të rriten duke dëgjuar mallkimin nga prindërit e tij.
Le të jetë parësore për ty kujdesi për të vazhduar jetën bashkëshortore dhe për ta ruajtur familjen tënde muslimane që të jetë në bazë të ligjit të Allahut dhe zbatimit të urdhërave të Tij dhe nëse gjendet ndonjë sjellje e pahijshme nga burri, ajo që duhet të bësh është: durimi, kthimi i së keqes me të mirë dhe përpiqu ta keshillosh me butësi për rrezikun e mallkimit dhe te jetë i kujdesshëm që të mos e mësojë gjuhën me fjalë të ndaluara, por le ta mësojë me dhikër (permendje) të Allahut…
Dhe kujdes! Duhet të qëndrosh larg nga hakmarrja dhe zemërimi personal.
Allahu thotë në Kuran:
( وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ)
“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” [Fusilet: 34]
Allahu e di më sê miri!