Vetvrasja nga frika se mos bie në dorë të armikut

Es selemu alejkum! Jemi duke lexuar dhe pare se qfare po ndodh me muslimanet , me gjeth dhembjen qe e kem per ta , me preku ai rasti i atyre motrave qe kan vrar veten nga friga se bin ne duar te armikut, me kan ber pytje se sa eshte e lejuar te behet kjo sipas fes …a keni ndonje pergjigje?
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
Lusim Allahun qe ti shpëtojë muslimanët në Sham nga kjo sprovë e madhe dhe tua ktheje qetësine dhe sigurinë e jetës, nderit dhe pasurisë së tyre dhe ti shkatërrojë armiqtë e tyre!
Vetevrasja është prej gjynaheve të mëdha dhe nuk lejohet që njeriu të vrasë veten sado të vështira të jenë rrethanat që e rrethojnë dhe sado e vështirë të jetë gjendja e personit.

Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kush vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehenemit, ku do të mbetet përgjithmonë.” (mutefekun alejhi)
Asnjera nuk duhet të vrasë veten nga frika se mos e përdhunojnë, por është detyrë që të mbrojë veten e saj nga përdhunuesi nëse ai don ta përdhunojë.

Dhe duhet ta dijë që nëse Allahu percakton që të sprovohet me këtë sprovë, ajo nuk ka gjynah, sepse është kapur me forcë dhe Allahu e ka falur nga umeti i Profetit -alejhi selam- çdo veprim qe mund të ndodhë nga detyrimi me forcë ashtu siç eshte transmetuar ne hadith.

Nuk i lejohet gruas qe te vrasë veten nga frika e perdhunimit, sepse vetvrasja eshte një krim i rëndë, Allahu nuk e pranon vepren e vetvrasesit dhe llogaritet nga vrasja e njeriut pa të drejtë dhe Allahu e ka ndaluar vrasjen e vetvetes duke thënë:
(ولا تقتلوا أنفسكم إن الله كان بكم رحيما )

“Dhe mos i vrisni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.” [Nisa: 29]
Lus Allahun që të na mbrojë nderin tonë dhe nderin e të gjitha muslimaneve. Vërtetë Allahu është i Vetmi Mbrojtës.