Llojet e papastërtitë

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. 

  • Llojet e papastërtive :

Pastertia realizohet me largimin e papastertive abstrakte nga trupi (hadethit, i vogel apo i madh) dhe largimin e papastertive  reale (te dukshme) nga trupi, rroba apo vendi. (Per te njohur rreth kuptimit te pastertise lexo tek ky link  Kuptimi i fjalës pastërti )

Nga ky përkufizim kuptojmë se pastërtia është dy llojesh:

1- Pastërti e dukshme (reale): pastërtia e papastërtive nga trupi, rroba apo vendi.

2- Pastertia abstrakte  që merr gjykimin e pastërtisë reale dhe realizohet me largimin e hadethit: i vogel apo i madh.

Do të sqarojmë në vijim secilën nga këto lloje të pastërtisë.

 1-Pastërti reale ( e dukshme)

E cila realizohet me largimin e nexheseteve.

Fjala “nexhese” ka të bëjë me lëndët e papastra, të cilave muslimani duhet t’u largohet dhe t’i lajë nëse ato ndotin rrobat, trupin e tij etj. Pra, nexhisatet jane Çdo gje qe eshte e urrejtur te njeriu dhe jo vetem qe i urren, por nga natyrshmeria edhe ruhet prej tyre dhe mundohet te largohet prej tyre.

  • Pyetje: Cilat janë këto papastërti që është detyrë për besimtarin që të largohet prej tyre dhe të pastrohen nëse e ndotin trupin, rrobën apo vendin e tij?

Para se te kalojme te shpjegimi i papastertive, vlen te permendet rregulli baze.

“Origjina e gjerave ne pergjithesi eshte pastertia, vetem nese vjen argument se ajo eshte e papaster, atehere ajo eshte e papaster. Dhe nuk e llogarisim një gjë të papastërt vetëm se me argument”

  • Papastërtitë për të cilat ka dëshmuar feja për papastërtinë e tyre, bazuar në argumente janë si më poshtë vijon:

      1, 2. Urina (e madhe dhe e vogël)

Ekziston një unanimitet midis dijetarëve që këto lëndë janë të papastra.

Argument per papastertinë e urines se madhe.

Transmeton  Ebu Daudi transmetohet se Profeti -salallahu alejhi selam- ka thene:

“Nese ndonjeri prej jush ka shkelur me kepucen e tij urinen (nevojen) e madhe, le te kthehet dhe le ta fshije me dhe.”

Argument per papastertinë e urines se vogel

Eshte hadithi i njohur qe tregon se kur erdhi nje person ne xhami dhe  urinoi, ndersa Profeti –alejhi selam- e la ta kryente ate, perkunder asaj qe te gjithe u ngriten kunder tij. Pastaj, Profeti salallahu alejhi ue selam urdheroi t’i hidhej nje kove uje vendit në të cilin urinoi” (Muteffekun alejhi)

  1. El-Medhi

El Medhi është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat i të menduarit në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, por sasia e këtij sekrecioni tek organi i femrës është më e madhe. Dijetarët kanë rënë dakord se ky sekrecion është i papastër. Nëse ai bie në trup, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba, mjafton të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë e vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo papastërti, veçanërisht për të rinjtë beqarë.

Argument për këtë është:

1- Hadithi i Aliut (radiAllahu anhu) tregon:

“Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij (Aliu ishte dhëndrri i Profetit (a.s.). Ai u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”. [Transmeton Buhariu e të tjerë].

2- Hadithi Sehl ibën Hanif që ka thënë:

Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhi-t dhe gjithmonë merrja gusël pas tij. Kështu unë i tregova të Dërguarit të Allahut (alejhi selam)dhe ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me atë masë që bie mbi rrobat e mia?” Profeti (alejhi selam.) tha: “Eshtë e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dhe ta spërkatësh atë mbi rrobat e tua aty ku e sheh se është përhapur lëngu”. [Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotë: “Hadithi është hasen sahih (i vërtetë)”].

  1. El-Uedi

Uedi është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që derdhet pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i papastër.

Argument për këtë është thënia e Ibn Abasit (radiAlalhu anhu) që ka thënë:

“Meniju, uediju dhe medhiju. Përsa I perket menijit ajo është për të ciëln duhet të merret gusël, ndërsa për medhijun dhe uedij ka thënë: ”Lajeni organin dhe merr abdes për tu falur”. [E ka saktësuar Albani –Allahu e mëshiroftë-,  në sunen Ebi Daud 190]

  1. Gjaku i menstruacioneve

Argument për papastërtinë e tijt është hadithi që transmeton Esma bintu Ebi Bekr –radiAllahu anhu-se thotë:

“Erdhi nje grua te Profeti -alejhi ue selam- dhe i tha:  “Ndonjeres prej nesh i bie gjaku (i menstruacioneve) ne rroba, si të verpojë? dhe  Profeti -alejhi ue selam- i tha qe ta ferkoje, pastaj ta laje dhe ku te thahet ta veshe.” (Muttefekun alejhi)

  1. Jargët e qenit

Jargët e qenit konsiderohen të papastër. Ena në të cilën ka lëpirë qeni duhet të lahet shtatë herë, ku larja e parë duhet të bëhet me dhé.

Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut, Muahmedi (alejhi selam) ka thënë:

“Pastrimi i enës në të cilën ka pirë qeni bëhet duke e larë shtatë herë atë dhe hera e parë duhet të jetë me dhé (d.m.th. ujë të përzier me dhé, derisa të krijohet një masë balte)”. [Transmeton Muslimi].

  1. Mishi i derrit

Te gjithe dijetaret jane unanim per papasterine e tij, sipas ajetit të mësipërm kuranor,

قُلْ لاَ أَجِدُ فِي مَا أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِير

“Thuaj (O Muhamed): “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua ndonjë gjë të ndaluar për ngrënie për atë njeri që dëshiron të hajë prej tyre, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur (në therjen e tyre) ose mishit të derrit (në cilindo gatim të tij)…” (El En’am: 145).

  1. Kafshët e ngordhura

Ky lloj i papastërtive lidhet me rastin kur kafshët ngordhin nga “shkaqe natyrore”, d.m.th. jo me mënyrën e duhur të therjes islame.

Argument për papastertinë eshte:

-1- ajeti i mesiperm dhe

-2- hadithi i  Profetit, alejhi selam, në të cilin  ka thene:

“Nese regjet (lyhet) lekura e ngordhesires, behet e paster.” (trans. Muslimi 336)

  • Nga ky rregull përjashtohen:

1- Kafshët e ngordhura të detit

Ibn Umeri tregon se i Dërguari i Allahut –alejhi selam- ka thënë:

“Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshësh të ngordhura janë të lejueshme për ne. Dy llojet e kafshëve të ngordhura janë peshqit dhe karkalecat. Ndërsa, dy llojet e gjakut janë: gjaku i mëlçisë dhe ai i shpretkës”.[Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Ibn Maxheh me zingjir të saktë).

 2- Kafshët e ngordhura që nuk kanë rrjedhje gjaku si: bletët, milingonat etj.

Ato konsiderohen të pastra. Nëse bien në ndonjë lëndë dhe ngordhin, ajo lëndë nuk ndotet. Argument për këtë është hadithi i Profetit -alejhi ue selam-, në të cilin ka thene:

“Nese ne nje ene bie miza, zhyte dhe rrotulloje, sepse ne njerin krahe ka semundje e ne tjetrin sherim.”  [Buhariu: 332]

3- Kockat, brirët, putrat, leshi, pendët dhe lëkura e kafshëve të ngordhura

Të gjitha këto konsiderohen të pastra, ngase në të gjitha këto merret parasysh pastërtia në parim dhe nuk ka argument për të gjykuar mbi papastërtinë.

Përsa i përket kockave të elefantit e të tjera të ngjashme me to, ka transmetuar Buhariu në librin e tij “Sahih” (1/342) thënien e Zuhriut, i cili ka thënë:

“Kam takuar disa nga dijetarët e hershëm selefë që i përdornin objekte të tilla si krehëra, enë për vaj dhe nuk e shihnin këtë gjë si të gabuar”.

  1. Çdo gjë që hiqet nga një kafshë e gjallë.

Pjesët që këputen nga kafsha dhe ajo është e gjallë, kjo pjesë e këputur ka gjykimin e ngordhësirës, sepse Profeti –alejhi selam- ka thënë:

““Ajo çka është hequr nga një kafshë e gjallë, konsiderohet e ngordhur”. [(Pra, quhet kafshë e patherur në mënyrën e duhur). Ky hadith transmetohet nga Ebu Daudi. Tirmidhiu e klasifikon atë si hasen dhe thonë se dijetarët veprojnë në bazë të tij.]

  1. Mishi i kafsheve qe nuk iu hahet mishi.

Argument për këtë është hadithi i Enesit –radiAllahu anhu- që transmeton Muslimi: se Profeti  -alejhi selam- e ka ndaluar ngrenien e mishit te gomarit ditën e Hajberit duke thënë:

“Me të vërtëtë Alalhu dhe I Dërguari I Tij ju kanë ndaluar juve nga ngrënia e mishit të gomarit, sepse ai është i pisët (i papastërt).”

Të gjitha këto që u permendën më lart janë të papastërta me dakordim të dijetarëve. Ndërsa disa të tjera, përveÇ këtyre ka mendime të ndryshme rreth pastërtisë dhe papastërtisë së tyre, për të cilat do të flasim në mësimin e ardhshëm.

 (Per te njohur menyren e largimit t epapastertive lexo tek linku: Largimi nga papastërtitë )

  • Papastërtitë për të cilat ka dëshmuar feja për papastërtinë e tyre, bazuar në argumente janë si më poshtë vijon:

  • 1- El-Meni ose sperma

A llogaritet sperma e pastër apo  e papastër? Në lidhje me këtë, ka dy mendime dijetarësh.

Mendimi i parë: Disa dijetarë e kanë llogaritur atë si të papastër (mendimi i medh’hebeve Hanefi dhe Maliki dhe ka edhe një transmetim te medh’hebit Hanbeli(

Mendimi i dytë:  Mendimi i medh’hebit Shafiij  është që meniu   (sperma) është e pastër dhe është më e sakta nga transmetimet e medh’hebit Hanbeli dhe natyrisht se kjo është e pastër, sepse ka argumente që dëshmojnë për pastërtinë e spermës.

Nga këto argumente përmendim hadithet që janë transmetuar nga Aisha ( radiAllahu anha(

1– “Unë e laja spermën e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam me ujë”. (mutefekun alejhi)

Kurse në një transmetim tjetër ka thënë:

2- “E fërkoja spermën nga rroba e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam dhe falej (me këtë rrobë)” (Muslimi 288)

Dijetarët e mendimit të parë, të cilën e konsiderojnë të papastër, e marrin pikërisht për argument hadithin e Aishes (radiAllahu anha)  që ajo e ka larë spermën dhe thonë: “Duke qenë se e ka larë Aisha (radiAllahu anha) këtë spermë, do të thotë që ajo është e papastër.” Në fakt, ky nuk është argument, sepse i përgjigjemi me hadithin tjetër që ka pasur raste, kur Aisha (radiAllahu anha) nuk e ka larë atë, por është mjaftuar me fërkimin e spermës nga rroba.

Pra, duke qenë se Aisha (radiAllahu anha) është mjaftuar thjesht vetëm me fërkimin e saj, do të thotë, që ajo nuk është e papastër dhe fakti që ajo në disa raste e ka larë, nuk do të thotë që sperma është e papastër.

E mbështesim mendimin e dytë që sperma është e pastër nga fakti që sahabëve iu ka ndodhur që t’i rrjedhë sperma në rrobat e tyre. Nuk ka ardhur asnjë argument që Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam t’i ketë urdhëruar që të largojnë spermën nëse iu binte në rroba dhe ta pastrojnë atë..

Duke mos harruar rregullin bazë: “Gjërat në origjinë janë të pastra, vetëm nëse na vjen  argument i cili dëshmon për papastërtinë e tyre.”

Pra, duke qenë se nuk kemi argument që dëshmon, që sperma është e papastër dhe mbetet në origjinë e tij, që është e pastër dhe ky është mendimi më i saktë i dijetarëve.

  • 2- Alkooli

Lind pyetja, se a është alkooli i pastër apo jo. Edhe për këtë ekzistojnë dy mendime të dijetarëve.

Mendimi i parë: Sipas shumicës së dijetarëve, alkooli llogaritet i papastër. Ata marrin për argument ajetin kuranor, ku Allahu thotë: “…alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani”. (El Maide: 90) Ata thonë se në ajet është përmendur fjala “rixhs” që në gjuhën arabe ka disa kuptime, por ata të cilët argumentohen me këtë ajet për të dëshmuar që alkooli është i papastër i kanë dhënë kuptimin e fjalës “rixhs” që ajo është e papastër..

 Mendimi i dytë:  është që alkooli është i pastër dhe me këtë mendim janë disa nga selefët tanë, si:  Rabia, El-Lejth dhe disa të tjerë prej selefëve të parë dhe ky është mendim që e kanë saktësuar edhe disa nga dijetarët e sotshëm, të njohur: Sheukani, Sana’ani, Ahmed Shakir dhe Shejh Albani (rahimuLlah). Të gjithë këta kanë thënë, se alkooli është i pastër.

Cilat janë argumentet që ata marrin për të treguar që alkooli është i pastër? 

Së pari: Ajeti kuranor nuk ka asnjë lloj dëshmie ose argumentimi që tregon, që alkooli është i papastër, sepse fjala “rixhs”, që është përmendur në kuran është prej fjalëve të cilat përmbajnë shumë kuptime. Kur thuhet që diçka është rrixhs-un nuk e ka kuptimin që është nexhis-un (papastërti), së cilës patjetër duhet t’i largohemi. Por, mund të vijë në kuptime të ndryshme, në kuptimin që është vepër e ndyer, e papëlqyer, diçka haram, mallkim, në kuptimin e kufrit (jobesimit), mund të vijë në kuptimin e përgjithshëm që është diçka e keqe. Të gjitha këto kuptime i bart fjala rixhs-un dhe nuk e ka vetëm kuptimin “i papastër”.

Cilat janë argumentet që kjo fjalë ka kuptime të tjera?

1- Fjala e Allahut subhanehu ue teala në  suren Haxh: 30

“Dhe rri larg nga papastërtitë e idhujve!”.

Idhujt janë të papastër në aspektin kuptimor islam dhe nuk konsiderohet i papastër ai që i prek ata.

2- Fjala e Allahut subhanehu ue teala:

“Kështu Allahu i dënon ata të cilët nuk besojnë” [En’am: 125]

Së dyti: fakti që Allahu subhanehu ue teala e ka përmendur alkoolin njëkohësisht me bixhozin, idhujt dhe me hedhjen e shigjetës për fat,  është një argument shumë i fuqishëm për të treguar, që këtu nuk e ka kuptimin e papastërtisë të dukshme, por e ka kuptimin e papastërtisë në kuptimin simbolik.  Kjo është si ajo që thotë Allahu: “Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër” Kuptimi i ajeteve kuranore që i përmendëm, nuk do të thotë se ajo nuk është papastërti e cila kalon te ti me prekjen e tyre, por ka kuptimin specifik të  papastërtise që është shpirtërore, në kuptim e asaj që papastërtia e tyre është shkak i dënimit të tyre në botën tjetër.

Se treti: Fakti që Allahu e ka bërë haram alkoolin, nuk do të thotë që është i papastër, sepse nuk do të thotë që çdo gjë që është haram është e papastër. Vertëtë papastërtinë e shoqëron ndalimi, prandaj çdo papastërti është e ndaluar, sepse dispozita në lidhje me papastërtinë gjykon me ndalimin e mosprekjes së saj, në çfarëdo gjendje qoftë, pasi ndalimi i vetë substancës ka shkaktuar nxjerrjen e një dispozite të tillë. Por dispozita mbi ndalimin e asaj që eshte e papastert nuk do të thotë që kjo gjë e ndaluar. Për shembull, është e ndaluar veshja e mëndafshit dhe vënia e arit (për burrat), edhe pse ato janë të pastra.

Së katërti:  Fakti që Allahu subhanehu ue teala e ka përmendur alkoolin që është prej veprave të ndyera dhe e ka përmendur që është prej veprave të shejtanit, kjo dëshmon serish që alkooli është një vepër e urryer, e ndyer, e papëlqyer dhe është prej veprave të shejtanit. Shpjegimi i ajetit të mësipërm lidhet me faktin se të gjithë elementet që përmenden në të janë instrumenta në duart e shejtanit, sepse ata çojnë në armiqësi e urrejtje dhe i mbajnë njerëzit larg nga namazi e përkujtimi i Allahut.

Së pesti: Argument tjetër që dëshmon për pastërtinë e alkolit ai që në kohën kur u bë alkooli haram,  sahabët derdhën alkoolin që e kishin në shtëpi nëpër rrugë, saqë u mbushën të gjitha rrugët e Medines me alkool dhe nuk u transmetua që Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) të ketë urdhëruar ndonjërin që ta pastronte  rrugën, ashtu siç kishte urdhëruar të pastrohej urina a atij beduinit që urinoi në xhami, për të cilën Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) menjëherë urdhëroi që të sillej nje kovë me ujë dhe të pastrohej vendi.

Së gjashti:  Argument tjetër është hadithi i transmetuar nga Muslimi. “Një burrë erdhi te Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) dhe me vete kishte dy shishe me raki dhe Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) e lajmëroi atë që Allahu e ndaloi pirjen e alkoolit dhe ka ndaluar edhe shitjen e tij.  Ky sahabiu i hapi shishet dhe i derdhi në tokë” dhe Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) dhe nuk e urdhëroi personin ta pastrojë vendin ku u hodh alkooli, kjo sepse nuk ishte i papastër, po të ishte i papastër do ta urdhëronte ta pastrojë, ashtu siç urdhëroi për pastrimin e urinës.

Së shtati: Duke u bazuar në rregullin bazë të lartëpërmendur që origjina e gjërave është pastërtia dhe fakti që nuk ka ardhur ndonjë argument nga (Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam) të ketë urdhëruar që të pastrohet vendi ose rroba ku bie alkooli ose dora me të cilën e prek alkoolin, atëherë mbetet alkooli në pastërtinë e tij dhe ata të cilët e konsiderojnë atë të papastër nuk kanë argument të qartë për të dëshmuar mendimin e tyre.

Pra, mendimi më i saktë është mendimi i dytë që alkooli është i pastër.

  • Çfarë mund të përfitojmë nga njohja e gjykimit që alkooli është i pastër?

Nuk duhet harruar se alkooli është haram, pirja e tij, përdorimi i tij, shitja e tij, blerja e tij, qëndrimi në një vend ku ka alkol, por nëse padashje mund të kesh kontakt me të, mund të bie në rrobën tënde, në duart tuaja, atëherë ti je e pastër dhe nuk është detyrë që të pastrohesh nga ajo, ashtu siç pastrohesh nga urina (e madhe apo e vogël) ose nga papastërtitë e tjera.

  • 3- Gjaku

Këtu futen dy lloj gjakrash:

  1. Gjaku i trupit të njeriut,
  2. Gjaku i kafshëve

1- Gjaku i trupit të njeriut,

Për pastërtinë apo papastërtinë e gjakut të trupit të njeriut ka dy mendime.

Mendimi i pare:  ky gjak ështe i papastër dhe ky mendim është i njohur në të gjitha medh’hebet. Kanë argumentuar me ajetin kuranor, ku Allahu thotë:

قُلْ لاَ أَجِدُ فِي مَا أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِير

“Thuaj (O Muhamed): “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua ndonjë gjë të ndaluar për ngrënie për atë njeri që dëshiron të hajë prej tyre, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur (në therjen e tyre) ose mishit të derrit (në cilindo gatim të tij)…” (El En’am: 145).

Këta dijetarë kanë marrë pikërisht këtë ajet për argument, duke thënë që te ky gjak futet edhe gjaku i njeriut.

Mendimi i dytë: gjaku i trupit të njeriut nuk është i papastër dhe ky është mendimi më i saktë që kanë përmendur disa dijetarë bashkëkohorë, ndër të cilët është: Sheukani, Sadik Khan, Shejh Albani (rahimuh Llah) dhe Ibn Uthejmijn (rahimu Llah) , duke u bazuar në argumentet e mëposhtme:

  1. “Gjërat në origjinë janë të pastra, vetëm nëse na vjen argument i cili dëshmon për papastërtinë e tyre”.

– Nuk është transmetuar asnjë lloj argumenti, që Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) ka urdhëruar që të lahej gjaku, përveç të atij të menstruacioneve. Në kohën e Profetit (sal-la Allahu alejhi selam) ka pasur sahabë që kanë luftuar në luftra dhe shumë nga ta janë plagosur dhe kanë pasur rrjedhe gjaku. Nuk ka ardhur asnjë transmetim që Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) të ketë urdhëruar për larjen e gjakut në këto plagë.

  1. Nuk ka dyshim që muslimanët në kohët e kaluara edhe në ditët e sotme vazhdojnë të falen me gjakrat e tyre, sidomos ata që janë luftëtarë dhe nuk është transmetuar asnjë hadith që ata të ruheshin nga gjaku që rrjedh nga trupi i tyre.
  • E vërteton këtë:

A- hadithi i sahabiut ensar, që e ka përmendur Buhariu. “U ngrit të falej natën, e godet një mushrik me shiqetë, e hoqi atë, derisa e goditi me tre shigjeta, pastaj bëri ruku, ra në sexhde dhe ai vazhdoi ta falte namazin (nuk e ndërpreu atë) dhe gjaku i rridhte.”

Shejh Albani ka komentuar rreth këtij hadithi dhe ka thënë:  “Nuk ka dyshim që këta dy sahabë u kthyen te Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) dhe i kanë treguar se çfarë kishte ndodhur, se si ishte plagosur dhe nuk e kishte ndërprerë namazin. Dhe nuk është transmetuar që Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) ta ketë qortuar atë.  Ata të cilët mund të thonë që ndoshta Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) e ka lënë që ta shpjegojë më vonë, kjo nuk lejohet në të drejtën e  Profetit (sal-la Allahu alejhi selam), sepse Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) e ka pasur për detyrë që patjetër të sqarojë nëse ka diçka të gabuar te sahabët. Pra, nuk lejohet të thuhet që Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) ndoshta nuk i ka thënë në atë kohë, sepse kjo është cenim në urtësinë dhe profetësinë e Profetit (sal-la Allahu alejhi selam), sepse nuk lejohej që Profeti (sal-la Allahu alejhi selam) të vonojë gjykimin e diçkaje nga koha e saj, nëse është vërtet prej gjykimeve që duhet thënë.”

B- Argument tjetër është ngjarja e vrasjes së Omerit (radiAllahu anhu): “Omeri u fal, ndërkohë që plaga e tij rrjedhte gjak. (Transmeton Malik me zingjirë të saktë)

  1. Argument tjetër është rasti i vdekjes së Sa’d ibn Meaf ( radiAllahu anhu) i cili u godit nga një shigjetë e mprehtë në luftën e Hendekut, me ç’rast iu hap një plagë shumë e rëndë.

Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) duke qenë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë, e vendosi një vend të posaçëm në xhami për Sa’din.Tregon transmetuesi i hadithit, i cili thotë që një natë plaga e tij ishte shumë e madhe dhe vazhdonte të rrjedhte gjak, saqë jo vetëm që mbuloi vendin ku qëndronte ai, por edhe doli edhe jashtë tij dhe njerëzit filluan të pyesnin se i kujt është ky gjak, kaq i vrullshëm që ishte dhe mbushi komplet vendin. I thanë që ky është gjaku i Sa’dit dhe nga kjo rrjedhje e madhe edhe vdiq (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Nuk është transmetuar që Profeti (sal-la Allahu alejhi ue selam) të ketë thënë që të lahej vendi i gjakut, në kënd të xhamisë, ashtu siç urdhëroi të lahej urina e beduinit.

Të gjitha këto argumente tregojnë, që gjaku është i pastër dhe nuk e prish abdesin dhe njeriu nëse ka rrjedhje gjaku nga çdo pjesë e trupit të tij: hundët, qoftë për shkak të ndonjë prerje, çfardo gjaku që mund të rrjedh nga trupi llogaritet i pastër,  nuk e prish abdesin dhe lejohet që njeriu gjatë kësaj rrjedhje të vazhdojë namazin, ashtu siç faleshin sahabët derisa plagët e tyre rrjedhnin gjak.

Nuk lejohet, që gjaku i njeriut të krahasohet me gjakun që është përmendur në ajetin kuranor dhe as me gjakun e menstruacioneve për të cilin ka ardhur argument që është i papastër, kurse për gjakun e trupin të njeriut nuk ka ardhur asnjë argument që dëshmon që ai është i papastër dhe që është prishës i abdesit.

Pra, çdo gjak që mund të rrjedhë nga cilado pjesë e trupit të njeriut, me përjashtim të atij të menstruacioneve, konsiderohet i pastër dhe nuk e prish abdesit.

  • 2. Gjaku i kafshëve

Ashtu siç nuk kemi argument për gjakun e njeriut se është i papastër, ashtu nuk kemi argument as për gjakun e kafshëve se ai është i papastër. Përkundrazi, kemi disa argumente që argumentojnë, që gjaku i kafshëve është i pastër, ndonëse Allahu e ka llogaritur ndër ushqimet haram në suren En-nam.

“Thuaj në atë që më është shpallur mua (Kuran)  nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është kafshë e ngordhur, gjak i derdhur, mish i derrit.”

Nga ky ajet kuptohet, se gjaku që del gjatë therrjes është haram për t’u ngrëne, mirëpo a konsiderohet i pastër gjaku që i bie muslimanit në rrobë apo në trup gjatë therrjes së kafshës?

  • Disa dijetarë e konsiderojnë të papastër këtë gjak, duke marrë për argument ajetin e mësipë Ky ajet nuk dëshmon për papastërtinë e këtij gjaku, por për të qenit haram të ngrënies (pirjes) së tij.
  • Mendimi i dytë është se gjaku i kafshëve të cilave u lejohet ngrënia e mishit të tyre është s i pastë
  • Cilat janë argumentet që dëshmojnë për pastërtinë e këtij gjaku?

1- Hadithi i Ibn Mes’hud i cili thotë: Ishte Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam duke u falur në Qabes dhe rreth Qabes ishin ulur kurejshët, të cilët thanë: cili prej juve do të vijë me zorrët dhe te brendshmet e një kafshe që ishte therrur te Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam dhe t’ia hedhë atij në kohën derisa bën sexhde. Dhe vajti njëri prej tyre dhe i vuri ato sipër shpatullave të Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam dhe Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam mbeti në sexhde dhe nuk u ngrit dhe ata filluan të qeshnin përreth tij. (Hadith i saktë, muttefekun alejhi)

 Nëse ky gjak do të ishte i papastërt, Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam do t’i hiqte, do të ngrihej dhe do ta linte namazin. Por, nuk është transmetuar që Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam të jetë ngritur, por ka vazhduar të qëndrojë në sexhde.

2- Hadithi: “Ibn Mes’hudi është falur dhe ka pasur në trupin e tij gjak të kafshës së prerë dhe nuk ka marrë abdest dhe nuk e ka ndërprerë namazin”.

3- Hadithi: “Transmeton Aisha radiAllahu anha e cila thotë: “Ne hanim mishin, ku gjaku kishte zënë shtresë në tenxheren e gatimit”. Nga ky hadith kuptojmë se, gjaku ndonëse është haram për t’u ngrënë, lejohet për ngrënie nëse ngelet në pjesët (venat) e mishit të gatuar.

4- Ibn Xhurejr në lidhje me ajetit të mësipërm ka thënë, se ajeti ka të bëjë me gjakun që derdhet jashtë, por nëse ngelet në vena është i lejuar.

5- Shumica e dijetarëve thonë, se nuk ka argument të saktë, që Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam të ketë urdhëruar që të lahet trupi apo rroba nga gjaku i cili ka rënë gjatë therrjes së kafshës, përveç se një ixhmae (unanimiteti) të dijetarëve. Por, mbetet të hulumtohet nëse me të vertetë ka ixhmae dhe nëse vërtetohet se ekziston ixhamaja, atëherë kjo merret për bazë, meqë nga argumentet mbi të cilat bazohet fikhu është edhe inxhmaja, e cila bën pjesë në argumentet e qarta (Kurani, sunneti, ixhmaja dhe kijjasi). Nëse nuk kemi argument kuranor apo hadith që vërteton për papastërtinë e gjakut, atëherë shikohet nëse ka ixhmae dhe nëse ka, kjo merret si argument.

  • 4 – Të vjellurat e njeriut

A llogaritet të vjelluri e njeriut (el kaiu) i pastër apo i papastër?

Gjërat në origjinë janë të pastra, vetëm nëse na vjen  argument i cili dëshmon për papastërtinë e tyre”.

Nuk ka asnjë lloj argumenti që dëshmon se  të vjellurat janë të papastra.

  • Transmetohet se Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka vjellur duke qenë agjërueshëm, pastaj e ka prishur agjërimin dhe ka marrë abdes.

Ky argument nuk ka asnjë lloj argumentimi që të vjellurit është i papastër, sepse Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam e ka bërë këtë vepër për ta larguar erën, por kjo nuk tregon që është obligim një gjë e tillë.

  • Disa dijetarë e marrin për argument për papastërtinë e të vjellurave hadithin i cili është transmetuar nga Amar në të cilin thotë: “Pastroje rrobën tënde nga urina ( e madhe dhe e vogël), nga gjaku, nga të vjellurat dhe nga sperma”.

Ky hadith është i dobët dhe nuk merret për bazë, nuk argumentohet me të. Pra, mendimi më i saktë i dijetarëve është ai, se të vjellurat e njeriut janë të pastërta.

  • 5- Sekrecionet e bardha 

Ashtu sikur syri, hunda dhe veshi që kanë sekrecionet e tyre, të cilat  Allahu i ka krijuar si lëndë të domosdoshme për këto organe, ashtu edhe mitra i ka sekrecionet e saj.

Për sekrecionet e bardha do të flasim nga dy këndvështrime:

  • Këndvështrimi i parë: A konsiderohen ato të pastërta apo papastërta?

Për këtë ka dy mendime të dijetarëve.

Mendimi i parë i dijetarëve: është që ato të papastërta.

Ata i krahasojnë ato me medhiun, duke thënë që ato dalin nga i njëjti vend (vend-dalja e femijës-mitra e gruas).  Këtë e argumentojnë me hadithin e Zejd ibn Halid, i cili e pyet Othman bin Affan, se nëse gruaja dhe bashkëshorti i saj bëjnë marrëdhënie, por nuk kanë derdhur spermë, çfarë duhet të veprojnë. Othmani i thotë të marrë abdes ashtu siç merr për të falur namazin dhe ta lajë vetëm organin. Pastaj Othmani tregon hadithin: “kam dëgjuar Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam të thotë një gjë të tillë.

Këtë hadith e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi, por është shfuqizuar me hadithin në të cilin Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka thënë, se nëse organi i gruas dhe ai i burrit  bashkohet me njëri-tjetrin bëhet i detyrueshëm gusli.

Që do të thotë edhe nëse nuk ka rrjedhje sperme, gusli bëhet i detyrueshëm, sepse kjo konsiderohet hadeth i madh.

  • Mendimi i dytë i dijetarëve: është që sekrecionet e bardha janë të pastërta. Për këtë kanë disa argumente.
  1. Aisha radiAllahu anha ishte që e fërkonte spermën nga rroba e Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam dhe derisa sperma e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam mund të ketë qenë e përzier me sekrecionet e Aishes radiAllahu anha dhe ajo e largonte atë me fërkim, tregon që mitra e gruas është e pastër dhe nuk llogaritet e papastër çdo gjë që del prej saj, përveç medhiut.
  2. Sekrecionet e bardha janë prej natyrshmerisë së krijimit të femrës dhe janë të domosdoshme për mitrën dhe asnjë të mos pretendojë, që gratë në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam nuk kanë qenë si gratë e sotme, përkundrazi, krijimi i gruas është i njëjtë. Ka momente që këto rrjedhja e këtyre sekrecioneve shtohet, p.sh gjatë shtatëzanisë, apo gjatë aktiviteteve sportive etj. por e vërteta është se të gjitha gratë kanë sekrecione të bardha, sepse është prej natyrshmërisë që mitra të jetë e lagur.Nuk ka asnjë argument, që të ketë ardhur ndonjë grua dhe ta ketë pyetur Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam për këto sekrecione ashtu siç kanë pyetur për problemet e tyre siç ishte istihada. Transmetohet se nuk ka pasur më shumë se pesëmbëdhjetë gra që kanë pasur çrregullime-istihada dhe vetëm për problemin e këtyre grave janë transmetuar hadithe të veçanta.

Pra, derisa nuk është transmetuar të ketë ardhur ndonjë grua dhe ta ketë pyetur Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam për këto sekrecione, bën të kuptohet se ato e kanë ditur se ato janë të pastërta.

  1. Rregulli: “Çdo gjë që del nga dy vend-daljet (vrima anale dhe ajo e urines) llogaritet e papastër”. Mirëpo, gazrat edhe pse dalin nga vrima anale dhe e prishin abdesin nuk llogariten të papastërta.

Rregulli i mësipërm është vendosur nga dijetarët e fik’hut dhe nuk do të thotë të jetë i saktë dhe meqë nuk është vendosur nga Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam nuk merret për bazë.

Sekrecionet e bardha nuk dalin nga këto vend-dalje, ashtu siç nuk del as sperma e as medhiu (këto dalin nga mitra).

  • Këndvëshrimi i dytë: A e prishin ato abdesin?

E sakta është që nuk e prish abdesin, dëshmon për këtë argumentet e mëposhtme:

1- Në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam, sidomos në kohën e Ramazanit, gratë faleshin me Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam dhe siç është transmetuar, Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam është falur gjatë dhe nuk është transmetuar asnjë hadith, që gratë të largoheshin nga namazi për shkak të rrjedhjes se këtyre sekrecioneve. Fakti që nuk është transmetuar asnjë hadith, do të thotë se ato janë të pastërta dhe se sahabijet e kanë ditur që këto janë të natyrshme.

2- Hadithi i Ummu Atijes i cili është bazë jo vetëm për sekrecionet e bardha, por edhe për çdo lloj tjetër të sekrecionit qoftë me ngjyrë të verdhë, qoftë me ngjyrë të kaftë, e cila rrjedh në kohën kur nuk je me menstruacione:

Ishim në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam dhe nuk e llogarisnim sekrecionin e verdhë dhe të kaftë asgjë, që do të thotë i llogarisnin ato të pastërta”.  Prandaj, është më parësore që sekrecionet e bardha të llogariten të pastërta.

3- Dijetarët kur janë pyetur për gratë që kanë sasi të madhe të sekrecioneve të bardha, ata i kanë dhënë fetua, sidomos atyre që kryejnë haxhin, se nuk ka gjë nëse merrni lehtësim në kohën e haxhit për shkak të vështirësive. Themi, se si të merret lehtësimi vetëm për disa ditë të haxhit për një kohë të shkurtër e jo edhe për ditët tjera.

4- Nuk ka argument që sekrecionet e bardha të llogariten të papastërta dhe as prishëse të abdesit.

Arritëm në konkluzionin se sekrecionet e bardha janë të pastërta, dhe si rrjedhojë e kësaj,  ato nuk e prishin abdesin.

Fakti që ti tani e kuptove që ato janë të pastërta dhe nuk e prishin abdesin, do të thotë që të jetosh e qetë, rrjedhin apo nuk rrjedhin, bien në rrobat e brendshme, ke shumë apo ke pak, ato llogariten pastërti. Pra, mos e lejo shejtanin që të bëjë vesvese, mos lejo që ato të jenë pengesë në adhurimin tënd.

Falendërimi i takon Allahut që e ka bërë fenë lehtësim dhe jo vështirësi!

Lus Allahun që të na furnizojë ne dhe ju dije të dobishme dhe të vepruarit me të!

Rabial Euel 1438 /  Dhjetor 2016

Përgatiti: Adelina KuÇana AllkoÇi