A futet në mallkim?

❓Eselamu alejkum ue rahmetuLlahu ue berekatuhu Lus Allahun te jesh mir… Desha te pyes qofse nje grua shtatzen nuk ja ploteson deshiren burrit te saj se nuk ndjehet mirë e kupton ti zyshe.. A e mallkojn meleket ketë grua deri ne mengjes. ???
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Është detyrë per gruan qe ti bindet burrit te saj dhe ti pergjigjet atij nese ai e fton ne shtrat në çdo kohë që e fton atë, vetëm nëse ka ndonjë justifikim të fortë si: sëmundje apo mund të agjëruese e agjërimit farz apo mund te jete me menstruacione…

Por vetëm fakti që nuk ka dëshirë ose siç eshte permendur ne pyetje nuk ndjehet mire ose frika e larjes..etj keto nuk janë justifikime që e lejojnë mospergjigjen e gruas ndaj burrit të saj. Dhe duhet që gruaja të përpiqet që ta kënaqë burrin e saj dhe nuk duhet qe te mos i përgjigjet atij, pa pasur arsye ose justifikim fetar, sepse futet në mallkimin e melaikëve siç është përmendur në hadithin e Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të-  se Profeti, paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
“Nëse burri e fton gruan e tij në shtrat dhe ajo nuk i pergjigjet melaikët e mallkojnë atë deri sa të gdhijë.”

(Muttefekun alejhi)
Dhe gruaja muslimane duhet ta ruaje nderin e burrit të saj duke iu pergjigjur fteses se tij per ne shtrat dhe te mos harrojë shperblimin qe merr ne kete bindje ndaj bashkeshortit te saj.