Besimi ne Allahun

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar krijoi krijesat që ta adhurojnë vetëm Atë, duke mos i shoqëruar asgjë në adhurim. Për këtë shkak solli të dërguar dhe zbriti libra.

Allahu i Madhërishëm thotë:
(وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ)
“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë” [Sura Adh-Dhariyat : 56]

Çkuptojme me besimin tek Allahu??

Besimi në një Zot ose Besimi në All-llahun Një- nënkupton njësimin e Zotit.
Të pranuarit e Zotit si Një i cili është i Vetmi pa shoqërues e as ndërmjetësues dhe lutjet duhet drejtuar vetëm Atij i cili i ka të gjitha karakteristikat e përkyrjes me të gjitha virtytet e mira.

Kuptimi i besimit te Allahu do të thotë:

– besim se Ai ekziston dhe është Një;

– besim se Ai zotëron atribute dhe cilesi të larta;

– besim se Ai s’ka të bëjë me asnjë cilësi dhe ngjashmëri që bën aluzion për mangësi dhe të metë.

Kur themi qe besoj ne Nje Zot do te thote qe ti e ke njehsuar Zotin si Nje te Vetem. Dhe ne kemi permendur qe kjo ndryshe quhet teuhid, sepse vjen nga gjuha arabe وحد يوحد qe do te thote Njehsim. Dhe kur kemi permendur perkufizimin e teuhidit thame se permbledh tre llojet e teuhidit.

Thame qe teuhidi eshte njehsimi i Allahut Nje ne te qenurit Zot dhe Krijues; dhe njehsimi i Tij ne adhurim dhe ne Cilesite e Tij. Dhe nga ky perkufizim nxjerrim tre llojet e teuhidit.

Teuhidi klasifikohet në tri lloje:
1. Teuhid er-rubũbijje (توحيد الربوبية ).
2. Teuhid el-ulũhijje (توحيد الألوهية ).
3. Teuhid el-esmai ue sifat (توحيد الأسماء والصفات ).

  1. Përkufizimi i Teuhidit er-rubũbijje

Teuhidi er-rubũbijje është njësimi i Allahut të Madhëruar në:
1. krijim (الخلق )
2. sundim (الملك )
3. rregullim (التدبير ).

Ose, thënë ndryshe: Teuhid er-rubũbijje quajmë njësimin e Allahut në veprat e Tij. Prej veprave të Tij janë: krijimi, furnizimi, dhënia jetë, dhënia vdekje, zbritja e shiut, mbirja e bimëve, e pemëve, etj.

 

Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:
(ألا له الخلق والأمر)
“Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi.”

(لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضٌ) [Surat Al-Maeda : 120]
“Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës”

  1. Përkufizimi i Teuhidit el-ulũhijje:

Njësimi (veçimi) i Allahut të Lartësuar me adhurim dhe pastrimi prej shirkut. Teuhidi el-ulũhijje është njësimi i Allahut në veprat e robërve të Tij.
Prej veprave të robërve të Tij janë: namazi, agjërimi, haxhi, mbështetja, betimi, frika, shpresa, dashuria, etj.

Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:

Allahu i Lartësuar thotë:
(وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ) [Sura Al-Isra : 23]
“Zoti ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij…”

Dhe thotë :
(وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا [Sura An-Nisa : 36] (

“Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë …”

  1. Përkufizimi i Teuhidit el-esma’ ue’ifat:

Teuhidi el-esma’ ue’ṣ-ṣifat është përshkrimi i Allahut me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosura, me të cilët e ka përshkruar Ai Vetveten dhe me të cilët e ka përshkruar i Dërguari i Tij, Muhamedi (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të):
– pa i përshkruar formë (التكييف)
– dhe pa bërë shëmbëllim (التمثيل),
– pa shtrembërim التحريف))
– pa mohim (التعطيل).

Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:

Allahu i lartësuar thotë :
( لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ  وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ) [Sura Ash-Shura : 11]

“…Asgjë nuk është si ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”

Dhe Allahu thotë në suren Ikhlas:
(قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ) [Surat Al-Ikhlas :1- 4]

“Thuaj! Ai Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet Atij (i mbështetet për çdo nevojë). As ka lindur kë as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”

Siç e shikoni te gjitha llojet e teuhidit jane bazuar klasifikimi i tyre ne argumentet nga Kurani.

Por lind pyetja a mjafton vetem besimi tek nje lloj teuhidi apo duhet patjeter qe te besohet ne te gjitha llojet e teuhidit?? Per kete do te permendim disa çeshtje te rendesishme ne lidhje me teuhidin.

ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME

Çështja e parë:

Që të tri llojet e Teuhidit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe, në asnjë mënyrë, nuk mund të ndahen. Pra, nëse ndokush zbaton në veten e tij një lloj të Teuhidit por kundërshton një tjetër, ai assesi nuk mund të quhet

muvahhid (موحّد ) (jetësues i Teuhidit).

Çështja e dytë:

Duhet ditur patjetër se jobesimtarët të cilët i luftoi i Dërguari i Allahut, Muhamedi- paqja e Zotit qoftë mbi të – e pranonin Teuhidin rububijje, pra besonin se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe vdekje, Ai prej të Cilit vjen dobia dhe dëmi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve e kështu me radhë, mirëpo kjo nuk i bëri ata që të hyjnë në Islam. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ ۚ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ ۚ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ [Surat Yunus : 31](
“Thuaj: “Kush ju ushqen juve nga qielli dhe Toka? Ose, kush mund të krijojë të dëgjuarit dhe të pamurit? Dhe kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i drejton gjërat? Ata do të thonë: “Perëndia”. E ti (o Muhammed!) thuaj: “E, përse atëherë nuk i ruheni atij?”

Me te cilin deshmohet se kush beson apo pretendon se beson se Zoti eshte krijuesi nuk eshte I mjaftueshem besimi I tij per tu futur ne Islam derisa te adhurosh ate qe te bespn qe eshte krijuesi yt. Prandaj thame tek çeshtje e pare qe tre llojet e teuhidit kane lidhje te ndersjellte; Nese beson qe Zoti është krijuesi duhet patjeter ta pasoje ate adhurimi I Tij dhe besimi qe Atij I takojne Cilesite me te larta. Edhe Ai qe e adhuron Allahun duhet te besoje qe eshte Krijuesi dhe Merituesi I Cilesive me te larta

Çështja e tretë:

Teuhidi uluhijje (i adhurimit) është çështja kryesore në të cilën thirrën të dërguarit, sepse ai është baza mbi të cilën ndërtohen të gjitha veprat dhe pa të cilën nuk vlen asnjë vepër.  Në qoftë se nuk jetësohet Teuhidi, atëherë ndodh e kundërta e tij, e që është shirku. Teuhidi ishte shkaku i armiqësisë ndërmjet të dërguarve dhe popujve të tyre, prandaj ne duhet të kujdesemi për të, t’i mësojmë çështjet eTeuhidit dhe t’i kuptojmë bazat e tij.

Pyetje: Cilin lloj të teuhidit e kundërshtuan idhujtarët?
Pergjigje: Teuhidin uluhije

Pasi permendem llojet e teuhidit do te kalojme tani tek pjesa e fundit e mesimit

NJERËZIMI DHE BESIMI NË ZOT

Është pothuajse e pamundur të gjesh në histori ndonjë popull jobesimtar. Çdo popull apo shoqëri ka besuar në një fuqi të lartë. Fundja, besimi në një fuqi të lartë përmbahet në natyrën e njeriut.

Sot, studimeve antropologjike të kryera vazhdimisht qysh herët nga ana e specialistëve të historisë së feve për çështjen e besimeve të para mbështetur mbi fetishizmin, totemizmin dhe animizmin, i është shtuar edhe një e re. Studimet e fundit të kryera mbi fiset primitive në juglindje të Australisë, që i takojnë formës më të thjeshtë të jetës njerëzore, kanë parashtruar faktin se ata i besojnë një qenieje të lartë. Studimet e reja të kryera në fushën e historisë së feve, dokumentojnë se edhe në shoqëritë primitive ekziston një konsideratë e mbështetur mbi ekzistencën dhe unitetin e Zotit, se politeizmi ka dalë më vonë si një deviacion. Nga dita e ekzistencës së parë të njeriut e gjer më sot, ky shpjegim dhe përshkrim besimi ka ekzistuar gjithmonë edhe pse në forma të ndryshme.

Prania ose, të paktën, dukja e këtij besimi në të gjitha sistemet e mendimit të djeshme e të sotme, brenda të cilave ndodhet njeriu, tregon se në asnjë periudhë njerëzimi s’është privuar nga ky mesazh.

Kurani na njofton se njeriu qysh nga fillimi nuk është lënë i paorientuar e pa qëllim:
(وَإِنْ مِنْ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٌ [Surat Fatir : 24](
“… dhe nuk ka asnjë bashkësi që të mos i ketë ardhur një i Dërguar për ta paralajmëruar.”

Dhe Allahu thotë në suren Bekare:
(كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ وَأَنْزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ)

Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin.” [Sura Al-Baqara : 213]

 

Edhe ky ajet na njofton se nga Profeti Adem, njeriu i parë dhe Profeti i parë mbi tokë, e gjer më sot, njerëzit kanë pasur vazhdimisht mundësinë për t’u ndodhur dhe zhvilluar nën vëzhgimin e një Profeti. Njerëzit e parë qenë një bashkësi në sajë të Profetëve të parë. Me ndikimin që linte në ndërgjegjjet e tyre fakti që vinin prej një origjine e prej një rrënje, ata qenë një e tërë dhe një bashkësi, nuk qenë të pafe, të egër e agresorë. Por më vonë, për një sërë shkaqesh ranë në mosmarrëveshje e në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe e prishën bashkimin.

Profetët, si njerëz të pajisur në mënyrë të posaçme u kanë treguar njerëzve se si mund të jetohet një jetë në përputhje me pëlqimin e Allahut. Dhe të vërtetat që lajmëruan, i jetuan thellësisht dhe para gjithë të tjerëve, gjë që quhet përfaqësim me anë të shembullit personal. Duke u dhënë njerëzve shpresë me rezultatin e të mirës dhe duke ua treguar fundin e të keqes, Profetët u kanë treguar atyre rrugët që shkojnë për tek pëlqimi i Allahut.

Se fundi: Falendërimi i takon Allahut Zotit te boterave.

Leave a comment