Cili është namazi i shpërblyer?

image

Allahu thotë në Kuran:
“Dhe falin namazin” nuk tha:
“Bëjnë namazin ose vijnë në namaz”, sepse nuk është e mjaftueshme për namazin ardhja vetëm si fenomen i dukshëm.

Falja e namazit bëhet në pamjen e jashtme duke plotësuar të gjitha shtyllat e saj, detyrat dhe kushtet e saj; dhe nga ana shpirtërore është prania e zemrës dhe meditimi i çdo gjëje që thotë dhe vepron në namaz.
Ky është namazi për të cilin Allahu thotë: “Me të vërtetë namazi ndalon nga veprimet e padenja (të marolshme) dhe nga e keqja”

Dhe namazi i falur ashtu siç duhet është ai namaz për të cilin do të ketë shpërblim. Nuk do të shpërblehet robi për namazin e tij vetëm për atë që është falur ashtu siç duhet (duke ditur se çfarë ka falur).
Dhe përfshin ky namaz detyrat dhe sunetet e saj.

(Tefsir Es-Saudij)

Përktheu nga gjuha arabe: Adelina Kuçana

Këshillë

image

Këshillë që buron nga zemra dhe shpresoj që të trokasë në zemrat tuaja!

Muslimi/ ja gjithnjë kujdeset që të marrë dije të dobishme me të cilën rritet besimi i tij dhe përmisohen veprat e adhurimet…

Çdo dije që muslimani/ja mund të marrë nga mësimet, pjesëmarrje në ligjerata fetare, leximi i një libri fetar, pyetje rreth çështjeve fetare. …etj gjithnje duhet të pyesë veten:
Çfarë gjurme la kjo dije në jetën e tij??
A ishte kjo dije shkak për rritjen e besimit??
A u përmisua me këtë dije lidhja me Allahun duke u përmisuar kështu veprat, morali??

Duhet patjetër që të ketë ndonjë përgjigje…
Ne gjithnjë i lutemi Allahut që të na furnizojë dije të dobishme dhe të vepruarit me këtë dije, që do të thotë të shihen gjurmët e kësaj dije në veprat tona dhe jetën tonë të përditshme.
Nëse nuk shihen këto gjurmë atëherë llogarit veten…

Lus Allahun që të na furnizojë dije të dobishme dhe të vepruarit me të!

Këshillë me të cilën këshilloj me të veten në radhë të parë…

Adelina Kuçana

Veshja e këpucëve me taka

1Pyetje: A i lejohet një muslimaneje të veshë këpucë me taka?

 

Përgjige:

Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duhet të bëhet një dallim mes vendit të veshjes së këtyre këpucëve me taka dhe llojit të takave.

Nëse muslimanja i vesh vetëm në prani të burrit të saj kjo nuk gjë, përkundrazi gruaja e ka detyrë që ti zbukurohet burrit.

Nëse këpucët me taka vishen në ambjente të hapura në rrugë, tregje, etj dijetarët në përgjithësi duke përmendur Ibn Baz, Ibn Uthejmijn -Zoti i mëshiroftë-,  thonë që veshja ekëpucëve me taka të larta është e ndaluar dhe grada e më ulët që mund të thuhet për këtë ndalim është mekruh (e papëlqyeshme).

Ka disa arsye përse këto këpucë me taka janë të ndaluara, po përmendim ndër to:

1- Sepse janë prej zbulimit të zbukurimit dhe Allahu ka ndaluar një gjë të tillë, thotë Allahu në Kuran:

{وَلا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ}

“Mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane)..” [Sure Ahzab:33]

2- Zakonisht ato trokasin gjatë ecjes dhe Allahu ka ndaluar për këtë, thotë Allahu në Kuran :

{وَلا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ ما يُخْفِينَ مِنْ زِينَتِهِنّ}

“Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta…”[Sure Nur:31]

3- Dëmet shëndetsore që ka me veshjen e këtyre këpucëve me taka, sidomos nëse këto taka bëhen shkak që gruaja të rrëzohet dhe mund të ndikojë edhe në thyerjen e pjesshme ose të plotë të kyçit të këmbës.

4- Veshja e këpucëve me taka bëhet shkak që të bie ne sy dhe të bëhet fitne për burrat.

Por nëse janë takat e shkurtra të këpucëve dhe jo shumë të gjata dhe nuk bëhen shkak që gjatë ecjes me këto këpucë gruaja te bie në sy s’ka gjë nëse vishen të tilla këpucë me taka të shkurtra.

 

Allahu e di më së miri.

 

Adelina Kuçana

 

 

Mbajtja e kukullave në shtëpi

image

Pyetje:
A lejohet ti mbash ne shtepi lodrat si kukullat ose arushat?

Përgjigje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Disa dijetarë kanë lehtesuar në mbatjen e lodrave të fëmijëve qofshin këto kukulla apo arusha… etj.
Argument për mbajtjen e lodrave është hadithi që Aisha -Allahu qoftë i kënaqur me të- përmend që ka pasur lodra (kukulla) që luante dhe në mesin e tyre një lodër kalë me krahë që kur Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka parë në mesin e lodrave është çuditur dhe ashtu siç trasmeton Aishja- Allahu qoftë i kënaqur me të- e ka pyetur:
“Çfarë është ky që e shoh në mesin e tyre?” Thotë: “I thashë: “Kalë” Tha: “Kalë prej lëkure me krahë?” I thashë: ” A nuk ka pasur Sulejmani i biri I Daudit kuaj me krahë (flatra)?!” Qeshi i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- saqë iu duken dhëmbët”
[Trasmeton Ebi Daud (4932) dhe hadithin e ka cilësuar shejh Albani të saktë në librin e tij]
Dhe ky hadith është argument se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka lejuar të luajë me lodra (kukulla) dhe nuk e ka ndaluar nga të luajturit me to.

Por lejimi i lojës me të tilla lodra është me kusht që të mbahen në vendin e caktuar të lodrave dhe mos të mbahen në ndonjë vend të lartë që të përngjajnë me statuja dhe idhuj, sepse në këtë rast nuk lejohet mbajtja e tyre.
Qëllimi i mbajtjes së lodrave është luajtja me to duke i konsideruar si gjë që hidhen për tokë dhe jo madhërimi i tyre apo kushtimi rëndësi duke i vendosur në vende të larta që të duken dhe të respektohen…
Nëse lodrat shndërrohen për tu vënë si ekzpozitë në shtëpi në mënyrë që të ngjajnë me statuja dhe idhuj kjo gjë është e ndaluar.

Allahu e di më së miri!

Adelina Kuçana

Punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë

image

Pyetje:
Selam alejkum. Kam një pyetje. Çfarë lejohet prej punëve e çfarë jo në kohë të xhumasë. A bën p.sh të pastrosh dhe të bësh dhikër, apo të dëgjosh suren kehf se shumë janë të përhapur fjalët se s’bën të punosh asgjë në kohë të xhumasë, ndërkohë që qëndrojnë duke shikuar gjëra të kota në tv apo duke bërë muhabete të kota.

Përgjgje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!
Përsa i përket pyetjes për punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë, nuk ka asnjë argument apo mendim të dijetarëve që e ndalojnë gruan që është në shtëpi të punojë apo të pastrojë në kohën e xhumasë.
Xhumaja nuk është detyrë për gruan është vetëm për burrin. Për këtë është argument Fjala e Allahut në Kuran :
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ) [Surat Al-Jumua : 9]

“O  ju që keni besuar! Kur të thirreni për namaz ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini!”

Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord që thirrja për lënien e shitblerjes për të falur namazin dhe vrapimin tek përmendja e Allahut përfshin vetëm ata që e kanë detyrë xhumanë, ndërsa gratë, femijët, të sëmuret dhe udhëtarët nuk i përfshin kjo thirrje.

Ai që është në xhami derisa imami mban hutben nuk i lejohet të flasë të jap selam…etj dhe këto rregulla janë të posaçme vetëm për ata që marrin pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhami dhe nuk i përfshin gratë që qëndrojnë në shtëpi. Por nëse hutbeja e xhumasë dëgjohet nga shtëpia duke qënë se ajo është pranë xhamisë nuk ka gjë nëse qëndron dhe e dëgjon për të përfituar nga ajo.

Muslimanija nuk duhet ta kalojë kohën e saj me gjëra të padobishme, sidomos ditën e xhuma e cila është ditë me vlerë dhe për këtë ditë kanë ardhur argumente të sakta për vlerën e orës e përgjigjes së duave dhe vlerën e leximit të sures Kehf…etj
Transmeton Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut  për nevojat e tyre, All-llahu me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë të shkurtër.”
Ashtu siç transmetohet prej Seid el-Hudriut -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, do ta ndriçojë atë drita mes dy xhumave.” 

Kështuqë gjatë kohës së xhumasë muslimanija përfiton duke lexuar suren Kehf, duke bërë dua, dërgon salavate mbi të Dërguarin e Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- fal namazin e drekës dhe nuk e kalon kohën me gjëra të padobishme, sepse do të japë llogari për kohën se në çfarë e shpenzoi.

Lus Allahun që të na udhëzojë në të vërtetën dhe në shfrytëzimin e kohëve me vepra të dobishme!

Adelina Kuçana

Pyetje: Gjykimi i shikimit të telenovelave

Pyetje: Telenovelat turke dhe spanjolle që janë përhapur shumë në kanalet televizive çfarë gjykimi kanë? A duhet t’i shikojë ato muslimani?

Përgjigje:

Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin dhe n aka zgjedhur në mesin e shumë njerëzve për të qënë të udhëzuar. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, të cilin e dërgoi Allahu për të plotësuar moralet e mira.

Në fillim përpara se të përgjgijem do të thoja se telenovelat turke në veçanti nuk përfaqësojnë popullin muslimanë turk, sepse ata janë të njohur për moralin e tyre, dashurinë e fesë dhe qëndrimin e tyre pranë çështjeve të muslimanëve kudo dhe këto telenovela nuk paraqesin vetëm një segment të rënë të shoqërisë turke.

Shikimi i këtyre telenovela qofshin ato turke apo spanjolle apo edhe të tjera është haram, e ndaluar. Nuk duhet që një musliman apo një muslimane që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit të ulet pranë ekranit të TV në kohën që këto telenovela janë duke u transmetuar, ashtu siç nuk duhet të lejojë që pjesëtarët e famijes t’i shohin për të mbrojtur veten e tij dhe pasardhësit e tij nga arsyet e devijimit dhe metodat e vesit dhe imoralitetit.

Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat!Ruani veten tuaj dhe familjen tuaj prej zjarrit..” [Tahrim: 6]

Nuk ka asnjë dyshim që ato telenovela janë të mbushura me shumë prej gjërave që janë në kundërshtim me fenë Islame duke filluar që nga tematika e këtyre telenovelave e cila thërret për imoralitet; muzika dhe instrumentet muzikore që shoqërojnë intervalet e këtyre telenovelave, gra të stolisura pa mbulesë dhe me tualet …etj, dhe të gjitha këto janë të ndaluara në Islam.

Po kështu aktorët që luajnë në këto telenovela mund të ndikojë negativisht te shikuesi, për tu magjepsur pas bukurisë së aktorit ose aktores, duke u bërë pre e shejtanit për t’i marrë këta artistë idhuj në jetën e tij. Ashtu siç mund të ketë edhe skena që janë haram shikimi i tyre.

Është detyrë e çdo muslimani që të ulë vështrimin nga ajo që Allahu ka ndaluar, ashtu siç Allahu thotë në Kuran:

“Thuaju besimtarëve që të ndalin shikimin e tyre (prej haramit) , të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ata. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Dhe thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimin e tyre dhe të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre” [Nur: 30-31].

Më poshtë do të përmend edhe mendimet e dijetarëve për keto telenovela.

  1. Është pyetur Shejkh Ibn Uthejmin –Allahu e mëshiroftë- për të tilla telenovela dhe ëhtë përgjigjur:

“Shikimi i tyre është një humbje kohe dhe ndoshta është shkak që njeriu të shikojë pamje që janë haram vështimi i tyre.”

  1. Ndërsa Ibn Baz –Allahu e mëshiroftë- kur është pyetur për shikimin e telenovelave në të cilat gratë janë të pambuluara, është përgjigjur:

“Shikimi i këtyre telenovelave është haram për shkak të  rrezikut të madh që mund të shkaktojë si: sëmundje të zemrës dhe vdekjes së xhelozisë së burrit dhe ndoshta mund ta zvarritë atë të bëjë atë që Allahu ka ndaluar, qoftë shikuese femër apo mashkull. Zoti i dhëntë të gjithëve sukses për atë më të cilën fitohet Kënaqësia e Tij dhe sigurimi nga arsyet e Zemërimit të tij”

  1. Ndërsa Shejkh Salih El- Feuzan është përgjigjur:

“Muslimani duhet të ruajë kohën e tij dhe ta shfrytëzojë në dobi të tij dhe në atë që përfiton prej saj në këtë botë dhe në botën tjetër; sepse ai është përgjegjës për kohën e tij dhe për çfarë e ka shfrytëzuar? Allahu thotë: “Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa ai që ka dashur të mendojë gjatë kësaj kohe, ka mundur të mendojë gjatë kësaj kohe” [Fatir: 37].Dhe në hadith është transmetuar që njeriu do të pyetet për kohën ku e kaloi atë…

Shikimi i këtyre telenovelave është humbje e kohës; muslimani nuk duhet të merret me shikimin e tyre dhe nëse ato telenovela përfshijnë munkerat (morale të këqija) si p.sh, gra të zbuluara, muzikë dhe këngë, shikimi i tyre është haram, Gjithashtu është haram edhe shikimi i atyre telenovelave që mbartin ide kundërshtuese të fesë dhe moralit, edhe atyre telenovelave, të cilat përfshijnë skena të turpshme që e prishin moralin. Të gjitha këto lloje të telenovelave është haram (e ndaluar) shikimi i tyre”

Dhe nëse këto telenovela tematika e tyre është përbuzje e Islamit dhe përçmimi i ligjeve fetare të fesë, atëherë ndalimi për shikimin e tyre është akoma edhe më i madh.

Së fundi: këshilloj çdo motër muslimane që është sprovuar me këto telenovela që t’i lerë ato për Hir të Allahut, të mos bëhet pre e shejtanit dhe të humbasë kohën e saj të çmuar në gjëra që nuk do të përfitojë, por do të jenë llogari e rëndë për të Ditën e Gjukimit. Unë jam e bindur që nëse do të zëvendësohen këto telenovela me emisione fetare do të gjendej akoma më qetësi dhe do të ndjeheshe akoma më mire shpirtërisht.

Allahu na mundësoftë që të shfrytëzojmë kohët tona në ato gjëra që Zoti është i kënaqur me ne dhe larg Zemërimi të Tij!

Shkroi: Adelina Kuçana

8l2l2015