Disa qëndrime me Suren El- Bekare

holy_Quran_by_A7mdo92     1. Në suren Al-Fatiha ne i lutemi Allahut që të na udhëzojë në rrugën 
e drejtë dhe pastaj vjen Surja El-Bekare ku na thotë: 
 “Elif-Lam-Mim. Ky  është Libri (Kur’ani), mbi të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëzim për të devotshmit” 
që ta dini, o besimtarë  që Kur’ani është 
 udhëzimi. Prej këtij libri ju do të merrni udhëzimin, 
 por jo çdo njeri do të fitojë këtë udhëzim, vetëm  ata  që binden  urdhërave të Allahut dhe ndalohen nga ndalesat dhe se këto janë cilësitë më të shquara në ajetet  (3,4,5) të sures El-Bekare.
  Pastaj surja El-Bekare na paraqitet neve me anë të ajeteve të saj  se si të jesh i devotshëm.

Ata të cilëve u premtoi Allahu që udhëzimi të jetë për ta duke thënë: “Udhëzim për të devotshmët”  nga cilësitë e para është që ata besojnë në 
Gaib (në të padukshmën), sepse besimi i njeriut nuk i bën dobi atij nëse nuk përmbledh dy kushte:

1- Që të besojë në Gajb (kuptimi fjalë për fjalë është diçka që nuk shihet, e padukshme, por ajo në të vetvete ngërthen kuptime më të gjëra: besimin në Allahun, në melekët, në librat hyjnorë, në të Dërguarit e Allahut, në Ditën e Ringjalljes dhe në përcaktimin Hyjnor. Ajo gjithashtu përmban edhe gjithçka që Allahu dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- kanë njoftuar dhe kanë bërë të ditur për ndodhinë e ngjarjeve të shkuara, të tashme dhe të ardhme; si p.sh. njoftimi për krijimin e qiejve dhe të tokës, të botës së gjallesave bimore dhe shtazore, njoftime për popujt e shkuar, për Ditën e Ringjalljes, për xhenetin dhe xhehenimin, etj.)

2- Që të jetë besimi zgjedhja e tij me dëshirë dhe jo të jetë i detyruar që të besojë në momentin e nevojës për të shpëtuar nga dënimi. Për këtë arsye nuk i bëri dobi Firaunit besimi i tij pasi nuk i plotësoi të dy kushtet e larpërmendura, sepse besimi i tij nuk ishte në gajb (me kuptimin që u sqarua më lart) dhe se ai e shfaqi besimin e tij në momëntin e fundit për të shpëtuar nga dënimi.

          2. Vërejmë se surja El-Bekare na mëson neve një rregull që udhëzimi është vetëm për të devotshmët, të cilët zbatojnë të gjitha Urdhërimet e Allahut dhe përmbahen nga të gjitha llojet e gjynaheve të cilat Ai i ka ndaluar. Kështu zemrat e tyre iu përgjigjën të drejtës dhe besuan dhe gjymtyrët e tyre iu përgjigjen duke vepruar të gjitha llojet e punëve të mira.

Ndërkohë surja shfaq një grup tjetër që zemrat e tyre janë të vulosura dhe në sytë e tyre kanë perde e nuk shohin; ata janë mosbesimtarët: “Njësoj nëse ti (O muhamed) i këshillon apo nuk i këshillon, ata nuk do të besojnë” [Ajeti: 6]

Siç e dimë këto janë mjete me të cilat ne i perceptojmë gjërat: të dëgjuarit dhe të shikuarit. Por kur këto mjete nuk funksionojnë, atëherë është njësoj për ta si i këshillove apo jo ata nuk besojnë.
Ndoshta ju jeni të pyesin se pse ata i kanë ndërprerë mjetet e perceptimit?
Përgjigja është sepse zemrat e tyre e dëshironin një gjë të tillë. Zemrat e tyre nuk e duan të drejtën dhe nuk duan udhëzimin, kështu që Allahu ua mbylli atyre veshët, sytë dhe zemra e tyre që të mos udhëzohen. Allahu do të ju ndihmojë në atë që dëshiron zemrën tuaj,  nëse zemra juaj dëshiron të drejtën të udhëzon
ty Allahu dhe nëse zemra juaj nuk dëshiron të drejtën, Allahu të përkrah për të mos e dëgjuar dhe për mos e shikuar dhe si rrjedhojë për të mos e kuptuar.
Pastaj ajetet në vijim ofrojnë një pamje të një grupi tjetër të njerëzve, të përshkruar zemrat e tyre si të sëmura, këto janë zemrat e hipokritëve. Gjithashtu këta nuk duan të drejtën, bëjnë shkatërrime në tokë, shfaqin besimin dhe fshehin në zemrat e tyre mosbesimin; të tillët nuk do t’i udhëzojë Allahu: “Këta janëtë cilët shkëmbyen udhëheqjen me të gabuarën kështu që tregtia e tyre qe pa përfitim dhe nuk u drejtuan” [ajeti: 16]
Pas paraqitjes së tre grupeve dhe gjendjet e tyre me udhëzimin, të cilët janë:
1- Të devotshmit, të cilët janë të udhëzuar.
2- Mosbesimtarët, të cilët nuk përfitojnë nga paralajmëri.
3-Hipokritët, të cilët nuk ishin udhëzuar, cili është roli im?

-Roli im është që unë punoj me zemrën time derisa të jetë në drejtimin e duhur dhe në udhëzim. Kjo arrihet duke arritur arsyen e udhëzimit që është devotshmëria, e cila është veprimi i punëve të mira dhe largimi nga të ndaluarat.  Nëse ju jeni të tillë dhe Allahu sheh tek ju këtë kërkim të së drejtës, do të drejtojë ty drejt rrugës së udhëzimit.

       3. Ne jemi këtu në këtë tokë për të qënë rob të Zotit, qëllimi për të cilin Zoti na krijoi. Kurdo që ta plotësojmë të qënurit tonë rob do të arrijmë të jetojmë të lumtur. Thotë Allahu:  “Unë (Allahu) nuk i krijova xhinët dhe njerëzit, veçse që të më adhurojnë vetëm Mua” [Edh-Dharijat: 56]
Thirrja e parë që erdhi për njerëzit në suren Bekare është thirrja për adhurimin e Allahut: “O njerëz! Adhurojeni Allahun, Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata qenë para jush, që të jeni të devotshëm” [ajeti: 21]
Cili është kuptimi i adhurimit?
Adhurimi është emër përmbledhës i gjithë asaj që Allahu e do dhe është i kënaqur me të nga fjalët dhe veprat e jashtme dhe ato të mbrendshme.
Kuptimi gjuhësor i fjalës adhurim është: bindje, nënshtrim dhe përulje.
Kështuqë nëse bëhesh rob, bëhesh i bindur ndaj Allahut dhe i nënshtruar  ndaj urdhrave dhe ndalimeve të Tij, don cdo gjë që e don Krijuesi yt dhe është i kënaqur me të.

Ajeti fillon me thirrjen për t’u adhuruar Allahu dhe përfundon me devotshëmrinë, i cili është qëllimi që arrihet me anë të adhurimit. Dhe më parë përmendem që udhëzimi është vetëm për të devotshmët, për t’u formuar kështu një ekuacion: udhëzim – devotshmëri – adhurim.
Në suren El-Fatiha i lutemi Allahut për udhëzim, vjen surja El-Bekare për të na drejtuar në udhëzim duke na sqaruar që ky libër është udhëzim dhe se udhëzimi është për të devotshmët. Pastaj na tregon se arsyet e arritjes së devotshmërisë është adhurimi.
Kështu nëse adhuron Allahun do të arrish devotshmërinë dhe nëse bëhesh i devotshëm vërtetë që Allahu të ka udhëzuar.

       4. Pastaj Allahu thotë: “Ai është i Cili krijoi për ju gjithçka në tokë pastaj u ngrit lart drejt qiellit duke i bërë ata shtatë qiej. Dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë” [ajeti: 29]
I krijoi të gjitha këto për ne në mënyrë që këto mirësi t’i përdorim në devotshëri dhe të mos i shpenzojmë në vepra të këqija.

Pas kësaj ajetet na tregojnë se si Allahu e filloi krijimin, historia e armiqësisë së shejtanit me Ademin dhe mos bindja e tij për të rënë në sexhde. Ademi -paqja qoftë mbi të- është pasuesi në tokë dhe njerëzit do të jenë pasues së njëri-tjetrit shekull pas shekulli, brez pas brezi.
Kështu ti dhe unë jemi pasardhës këtu në këtë tokë. Çfarë bëri secili prej nesh në këtë qëndrim tonin? A arritëm ne t’i plotësojmë adhurimet tona ashtu si Zoti ynë do dhe është i kënaqur?
Përfitojmë nga historia e Ademit -paqja qoftë mbi të- parime themelore që ka nevojë çdo pasardhërës në këtë tokë:

– Adhurimi përfshin urdhërime dhe ndalesa.
– Mëkati është shkak për largimin e njeriut nga lumturia.
– Shejtani është armik yt në këtë tokë, O biri i Ademit! Kështuqë ruaje veten nga ai, konsideroje atë armik dhe të mos të jetë shkak për humbjen tënde.
-Dhe në qoftë se bën ndonjë mëkat nxito për t’u penduar  menjëherë, ashtu siç bëri Adami -paqja qoftë mbi të-. E pranoi Allahu pendimin e tij dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
– Mos vazhdo as mos insisto në mëkat, si shejtani që këmbënguli që të mos bjerë në sexhde.
– Pendimi është mëshirë për vepruesin e mëkatit.

             5. Adhurimi përfshin urdhërime dhe ndalesa. Në pjesën e parë të sures El-Bekare shfaqen pesë shembuj për të treguar mënyrën e përgjigjes dhe nënshtrimit të urdhërave të Allahut:

1. Melekët ndërkohë që Allahu i urdhëroi ata që të binë në sexhde, ranë menjëherë pa kundërshtuar dhe pa asnjë dyshim: “Dhe kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde pasra Ademit.” Dhe ata ranë në sexhde..” [ajeti: 34]

2. Shejtani, icili u mburr dhe nuk pranoi të bjerë në sexhde dhe vazhdoi të insistonte në mëkatin e tij, kështu që u bë prej mosbesimtarëve.

3. Ademi –paqja qoftë mbi të-, mëkatoi, pastaj u pendua për mëkatin e tij dhe kërkoi falje të gabimit, kështuqë Allahu ia pranoi pendimin dhe e fali atë.

4. Bijtë e Israilit, në shumë ajete tregohet kokëfortësia dhe nosbindja e tyre në Urdhërat e Allahut, ndonëse Allahu iu dha atyre mirësi të shumta dhe mrekulli, por ata gjithnjë nuk do të besonin. Saqë edhe kur u urdhëruan për të therur lopën, filluan të pyesnin për formën e saj, ngjyrën… Kështu ata nuk nënshtrohren Urdhërave të Allahut menjëherë, por do të kërkojnë gjithnjë justifikme dhe hile për t’u mos u bindur.

5. Ibrahimi –paqja e Allahut qoftë mbi të-, i cili është shembull i përsosur i nënshtrimit dhe bindjes. “Kujtoni edhe kohën kur Zoti e provoi Ibrahimin me disa Urdhërime të cilat i përmbushi.” [ajeti” 124] Thuhet se Urdhërimet kanë qënë të shumta, mund të përmendim:

– Ftimi i njerëzimit në Teuhid (adhurimin e Allahut Një e të Vetëm, pa shok, në besimin e pastër Islam)

– Të bëjë kurban djalin e tij, etj.

Kështuqë u quajt komb ndonëse ishte i vetëm, por tek ai u mblodhën cilësi të mira dhe aftësi të përsosshmërisë që nuk mund të gjenden vetëm se tek një komb, prandaj u quajt komb.

Pas paraqitjes së këtyre shembujve si do të jetë përgjigja jote ndaj Urdhërave të Allahut?

Adelina Allkoçi

Leave a comment