Si merret abdes mbi mestet?

❓Edhe per keto kisha nje pyetje a jane sunet (mestet)? Dhe si merret abdes a vetem me i prek?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.

Veshja e tyre nuk eshte sunet, por lejohet qe muslimani ti veshe dhe të japë mes’h mesteve, çorapeve, papuçeve dhe çdo gjë që i mbathë njeriu në këmbët e tij, qofshin ato të lëkurës apo jo, qofshin të trasha apo të holla.

Dhënia mes’h e zëvendëson larjen e këmbëve. Ky është lehtësim nga Allahu dhe Mëshirë ndaj robërve të Tij, që nese janë të veshura mestet, çorapet…etj, ai nuk ngarkohet t’i heq ato e t’i lajë këmbët gjatë abdesit, ngaqë në heqjen dhe mbathjen e tyre serish ka vështirësi, por merr mes’h siper tyre.

Që ky mes’h të jetë i saktë, patjetër duhet të plotësohen disa kushte:

1- Të mbathen në gjendje pastertie (me abdes), bazuar tek fjala e Profetit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- drejtuar Mugire bin Shu’bes, kur ky i fundit deshi t’ia zbathte mestet, i tha atij:
(دعْهما فإنِّي أدخَلتُهما طاهرتَيْن) .
“Lëri, sepse i kam futur në gjendje abdesi!”

2- Të jenë mestet, çorapet…etj te pastra, sepse nëse janë të pista nuk lejohet dhënia mes’h duke u bazuar tek hadithi i Profetit -alejhi selam- se nje dite po falej dhe i hoqi nallet gjate namazit, sepse u lajmerua nga Xhibrili se ne to kishte (papasterti) pisellek.

3- Mes’hu të jetë pas papastërtisë së vogël dhe jo pas asaj të madhes (xhunubllëkut). E, nëse njeriu është xhunub, atëherë ai e ka për detyrë t’i heq çorapet apo mestet dhe t’i lajë këmbët. Argument për këtë është hadithi i Safuan bin ‘Asal -radijAllahu anhu- i cili thotë: “I Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- na ka urdhëruar që kur të jemi në udhëtim, të mos i zbathim mestet tona për shkak të urinës, jashtëqitjes apo gjumit tri ditë e tri net, përveç nëse ndodh xhunubllëku.”

4- Që mes’hu të jetë brenda kohës së caktuar nga Profeti -alejhi selem-, pra: një ditë e një natë për vendasin dhe tri ditë e tri net për udhëtarin. Kështu, nëse u jep mes’h pas përfundimit të kohës së caktuar, atëherë, abdesi nuk është i saktë, dhe ai duhet të marrë edhe njëherë abdes të tërësishëm, ku përfshihet edhe larja e këmbëve.

5- Mestet ose çorapet duhet të mbulojnë këmbën deri mbi zogun e këmbës (që edhe pjesa e detyrueshme e larjes se kembes gjatë abdesit) dhe nuk prish punë nëse këmba shihet nga ana e sipërme, gjithashtu nuk pengon mes’hun nëse mestet mund të jenë të grisura.

Si merret abdes?
Merr abdes ashtu siç merr perhere duke lare duart, fytyren (qe perfshin edhe gojen dhe hunden), duart , jep mes’h flokëve (dhe pas ti veshet) dhe ne vend qe ti lash këmb tani merr mes’h mbi mestet dhe nuk i lan kembet.
Mes’hu bëhet në pjesën e sipërme të këmbëve dhe jo në pjesën e poshtme të tyre.
Thotë Aliu -radijallahuanhu-: “Sikur të kishte qenë feja me logjikë, mes’hu nën këmbë do të kishte përparësi nga mes’hu mbi këmbë, por e kam parë Pejgamberin -salallahu alejhi ue selem- duke iu dhënë mes’h në pjesën e sipërme të tyre”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu, ndërsa Shejh Albani këtë transmetim e cilëson si të vërtetë)

Dhe prej sunetit është që me dorën e djathtë t’i jepet mes’h këmbës së djathtë, dhe me dorën e majtë këmbës së majtë vetëm nga një herë.