❓Selam alejkum
Allahu ju shperbleft per punen qe beni.kisha nje pyetje per mesuese Adelinen.
A ka ndonje argument qe ndalon smileyt..keto figurat e tel.😘😍😂😅😒😘😍se shum po flasin neper rrjete po un sdi noj argument qe i ndalon…Allahu ju nderoft..
📌 Përgjigje.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Ue alejkum selam!
Ikonat shprehëse në formën e një fytyrë të qeshur, buzëqeshur, e trishtuar…etj, nuk e marrin gjykimin e fotografive apo fotove për të cilat ka ardhur ndalimi dhe kjo për dy shkaqe:
Së pari: Nuk janë të qartë në to format e të qënurit njeri, por më shumë janë si simbole.
Së dyti: Në to janë zhdukur pjesë pa të cilat në të vërtetë nuk ka më jetë, nuk kanë pjesën tjetër të trupit as gjoks, as bark, biles as kokën, sepse këto në fakt përngjajnë më shumë si rrathë, në të cilat nuk kanë as flokë as hundë e as veshë; pra, nuk janë në gjykimin e fotos apo figurës në të cilën ka jetë.
Allahu e di më së miri.