Ngrënia e mishit e therur nga i krishteri, apo muslimani jopraktikant

❓1- A lejohet te hahet mishi qe ther nje i krishter?

2- A lejohet te hahet mishi ne nje restorant qe thjesht pronari i atij restoranti eshte musliman por sa kujdes mund te ketë rreth mishit nuk e dime pasi qe ai restorant eshte nder me te medhajat ne Tirane?

3- Dhe a lejohet te hash mish nga nje person qe e konsideron veten musliman (me emer)por qe nuk fal namaz as agjeron.. dhe per me teper ndoshta nuk ben as bismilah?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Muslimani duhet të jete i kujdesshëm dhe të sigurohet që ushqimi i tij të jetë hallall dhe të shmanget nga ushqimi që është haram.

Allahu i Lartësuar ka thënë ne Kuran:

(كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُم)
“Hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar” [Bekare: 577]

Dhe Profeti – paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
(إن الله طيب لا يقبل إلا طيبا، وإن الله أمر المؤمنين بما أمر به المرسلين. قال تعالى: (يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحاً)

“Vërtet All-llahu i madhëruar është i Mirë dhe nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: “O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë.” [Muminun: 51].”
(Transmeton Muslimi)

Allahu gjithashtu thotë:

(وَلا تَأْكُلُوا مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ)
“Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat.” [Enam: 121].

Ashtu siç duhet të dijë se origjina e therjes së kafshëve (mishit) është të qënurit e saj haram (e ndaluar), derisa të sigurohemi që është therur sipas kritereve fetare për tu bërë hallall ngrënia e mishit të këtyre kafshëve.

🍃 1- Përsa i perket mishit që ther një i krishterë, dijetarët janë pajtuar unanimisht që lejohet ngrënia e këtij mishi nëse theret duke i prerë gërmazin, ezofagun dhe dy arteriet e gjakut, duke u bazuar në Fjalën e Allahut ku thotë:

(وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُم)
“Ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju” [Maide: 55].

Në bazë të kësaj, nëse është konstatuar se kafsha është prerë nga një i krishterë (ithtarët e librit) dhe se therja e kësaj kafshe nuk ishte për shkak të përdorimit të korentit (elektroshok), mbytjes me litar ose goditjes në kokë e të ngjashme, sepse në këtë rast kjo kafshë konsiderohet ngordhësirë dhe mishi i saj nuk lejohet të hahet; por ishte për shkak të prerjes së gërmazit, ezofagut dhe dy arterieve të gjakut, nuk ka asnjë kundërshtim në ngrënien dhe konsumimin e mishit të tillë.

🍃2- Përsa i perket pyetjes së dytë, nëse pronari i këtij restoranti është i njohur që është musliman praktikant dhe është i kujdesshmën në çështjen e mishit që servir në restorantin e tij që është mish hallall sipas kritereve fetare, natyrisht që hahet mishi në këtë restorant.
Nëse nuk është i njohur vetë pronari dhe nuk dihet as kujdesi që tregon për çështjen e mishit duhet pyetur për të, sepse nuk i lejohet muslimanit që të hajë mish derisa të njohë që a është therur sipas rregullave, normale sheriatike në mënyrë që ti lejohet ngrënia e tij.

🍃3- Ndërsa përsa i përket pyetjes së tretë, nuk lejohet ngrënia e mishit nga një person i cili nuk falet dhe as agjëron edhe nëse thotë bismilahi, sepse një person i tillë nuk quhet në të vërtetë musliman dhe nga kushtet e therësit që të konsiderohet hallall (sheriatikisht i lejuar për t’u ngrënë) mishi i therur është që të jetë musliman, praktikant i Islamit, ose të jetë nga ithtarët e Librit (hebre ose i krishterë, sipas asaj që permendem në përgjigjen e pyetjes së parë).
Që njeriu të quhet musliman nuk mjafton që të pretendojë që është musliman dhe nuk praktikon asgjë nga Islami dhe nuk e zbaton shtyllat e Islamit, por quhet musliman atêherë kur e meriton të quhet me zbatimin e shtyllave të Islamit.

Allahu e di më së miri.

Leximi i Kuranit nga gruaja me menstruacione

❓Selam alejkum moter  desha tju pyes a lejohet qe femra me hajz te degjoj leximin e Kur’anit?  Allahu ju nderoftë.

✏ Përgjigje nga Adelina Kuçana

Ue alejkum selam moter!
Po lejohet qe gruaja me hajd (mestruacione)  te degjoje leximin e Kuranit , biles edhe ta lexoje ajo vete, sepse nuk ka asnje argument te sakte qe ndalon gruan me hajd nga keto adhurime.

Kur gruaja eshte me hajd ndohet vetem nga 4 gjera:
1- falja e namazit
2- agjerimi
3- Tauafi  rreth Qabes
4- marrdheniet bashkeshortore seksuale..

Te katerta keto ndalohen  me argumente te qarta dhe sakta nga Kurani dhe suneti i Profetit – salallahu alejhi ue selem – .

📍Dobi:

Leximi i Kuranit nga gruaja  me menstruacione eshte prej çeshtjeve qe dijetarët kane dhene mendime te ndryshme. ..
Mendimi me i sakte eshte se i lejohet gruas me menstruacione qe te lexoje Kuranin dhe ta preke ate pa asnje mbulese, si doreza etj…

Argumentet per kete mendim jane te shumta, nder to permendim:
🔹1- Origjina e gjerave eshte lejimi derisa te vije argument qe ta ndaloje nga ky lejim.

🔹2- jane trasmetuar hadithe te shumta qe deshmojne per kete. Nga këto permendim:
– Hadithi baze eshte hadithi i Aishes -radijAllahu anha- te ciles i erdhen menstruacionet gjate haxhit  dhe Profeti -salallahu alejhi ue selem – i tha:
“Vepro çdo gje qe vepron haxhiu, perveç tauafait rreth Qabes” dhe nuk i tha Profeti -salallahu alejhi ue selem- qe mos lexo Kuran, sepse je ne menstruacione, por i tha bej çdo gje qe vepron haxhiu nder veprimet e te cilit eshte edhe leximi i Kuranit.

– Profeti -salAllahu alejhi ue selem- i tha Aishes merre hasren nga xhamia dhe ajo i tha: ” Une jam me mestruacione”
Dhe Profeti i tha: “Mestruacionet nuk jane ne doren tende”

– Dhe hadithi qe trasmeton Ebi Hurejra qe Profeti ka thene:
(المؤمن لا ينجسه شيئا)
“Besimtarin nuk e ben asgje te papaster”

🔺Argumentet qe sjellin ata qe e ndalojne gruan nga prekja e Kuranit jane dy:

1- Fjalen e Allahut
:(لا يمسه إلا المطهرون)[الواقعة:56]
“Nuk e prek ate vetem se te pastrit”

¤Iu themi: Tefsiri i ajetit eshte se nuk e prek ate eshte per qellim Leuhi Mahfudh..
Vetem te pastrit jane melaiket…
Kush deshiron per teper informacion le ti kthehet tefsirave..

2- Kane edhe nje hadith qe marrin si argument
“لا يمس القرآن إلا طاهر”
“Nuk e prek Kuranin vetem se i pastri”
Dijetaret kane dhene mendime te ndryshme per cilesimin e hadithit shumica e dijetareve e konsiderojne ate te dobet x dhe duhet te dini qe hadithet e dobeta nuk merren si baze per gjykime-, perveç shejh Albanit i cili e ka konsideruar ate te sakte.
Edhe nese e konsiderojme kete hadith ashtu siç e ka konsideruar Albani -Allahu e meshirofte- kemi hadithin tjeter qe eshte hadithi i Ebi Hurejres qe Profeti -alejhi selam- ka thene:
” المؤمن لا ينجسه شيئا”
“Besimtarin nuk e ben asgje te papaster”
Ne nje trasmetimin tjeter:
“سبحان الله ان المؤمن لا ينجس”
“I Lartesuar qofte Allahu! Besimtari nuk behet i papaster”

Kete hadith e ka trasmetuar Muslimi dhe Neueuiu ne shpjegimin e hadithit thote qe ky hadith eshte argument per pastertine e besimtarit i gjalle dhe i vdekur…

🔹3- mendimi qe gruaja me mestruacione e lexon Kuranin, por me nje mbulese eshte perpjekje e dijetareve qe nuk ka argument qe te bazohet ne te, por ju themi qe ju e lejoni leximin e Kuranit nga ajo ne kete gjendje qe eshte valle a do te ndryshoje mbulesa qe e ven ajo ne dore gjendjen e saj??sigurisht qe jo, ajo mbetet po me menstruacione e preku me dore apo me mbulese, keshtuqe nuk ka perse te veje mbulese kur ta preke Kuranin….
Keto jane argumentet shkurtimisht qe vertetojne mendimin se gruaja me mestruacione e prek Kuranin pa mbulese apo doreza dhe e lexon ate kur është me mestruacione…

A. Kuçana

Çfarë bëhet haram me gjidhënien?

❓Për ata fëmi qe pin gji tek nënat e gjirit dmth ke ka haram ose hallall ai, ose vëllai biologjik i ti a bën qe te ri me motrat e gjirit te vëllait qe ka per gji, dhe nënës se fmis a i takon te ri me dajen e gjirit te fëmijës. Ju lutem me shpjegoni me gjere rreth kesaj.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dêrguarin e Allahut.

Në mënyrë që të kuptohet më qartë do te sqarojme disa rregulla qe duhet te kuptohen mire në lidhje me gjidhënien, dhe ndikimim qe ka gjidhënia qe te kuptohet edhe hadithi i Profetit –salallahu alejhi ue selam-:
” يحرم من الرضاع ما يحرم من النسب”
“E bën haram gjidhënia çdo gjë që e bën haram edhe lidhjet farefisnore” (Hadithi : Mutefekun alejhi)
🌱Në gjidhënie kemi tre pjëmarrës :
– nëna që ushqyen me gji
– burri i saj
– ai që pin gjirin.

🔸Secili prej këtyre ka njerezit më të afërm (trungu i familjes) qofshin këta nga bazat si: baballarêt dhe nënat (prinderit), qofshin edhe nga pasardhësit si: djemtë, vajzat ashtu siç dhe ka te aferm qe janë më largët si: tezet, dajat, hallat dhe xhaxhallaret. Dhe per secilin ka ndikime te ndryshme gjidhënia.

1⃣- Nena që ushqyen me gji, ndikon gjidhënia në të afërmit e saj më të aferm dhe në ata me të largët. Që do të thotë nëse një grua e ushqen me gji një fëmijë, ky fëmijë do ta llogarisë këtë nênë gjiri, prindërit e nënës se gjirit gjysh dhe gjyshe gjiri, fëmijët e saj vëllezër dhe motra gjiri dhe motrat e saj teze gjiri dhe vëllezërit e saj dajë gjiri.

2⃣- burri i saj (gjidhënëses). Ka të njëjtat rregulla si edhe nëna që ushqen me gji. Duke e llogaritur këtë si baba të gjirit dhe te afermit e tij të aferm prej gjiri.

3⃣- Ai që pin gji nuk ndikon gjidhënia vetëm se tek ai dhe pasardhësit e tij dhe nuk ndikon në asnjë pjesêtar tjetër të familjes së tij.
Qe do të thotë nëse nje person ka pire qumësht nga një nënë vetëm ai quhet djalë gjiri dhe pasardhesit e tij (femijet e tij, i llogarisin ata te aferm per shkak te gjidhënies), ndersa prinderit e tij, vellezerit dhe motrat, te afermit e tij nuk ka aspak ndikim gjidhënia e tij.

(Këto rregulla i ka përmendur Shejh Ibn Uthejmijn Allahu e mëshiroftë- në librin e tij: “Sherhu Mumtia (13/423)”)

Ne baze te kesaj qe thame femijes se gjirit i lejohet të qëndroje me nënën që e ka ushqyer me gji, me vajzat e saj, nënen e saj, me motrat e saj (tezet e gjirit), nënën e babait të gjirit, motrat e babait të gjirit (hallat e gjirit), ashtu siç lejohet të udhëtoje me to dhe e ka haram martesen me to, sepse Profeti -alejhi selam- ka thene:
“E bën haram gjidhënia çdo gjë që e bën haram edhe lidhjet farefisnore”.

Ndersa vëllai biologjik i femijes se gjirit, nëna dhe babai i tij i vertete, motrat dhe vëllezêrit e tij nuk kane asnje ndikim në këtë gjidhënie. Që do të thotë qe i lejohet vëllait biologjik të femijes se gjirit të martohet me motren e gjirit të tij, sepse haram eshte vetem per femijen e gjirit, por jo per vëllain e tij biologjik. Ashtu siç lejohet per vëllain e tij të gjirit të martohet me motrën e tij të vertetë.

Edhe nena e femijes nuk lejohet te qendrojë me dajën e femijes prej gjirit (vëllain e nenes së gjirit), sepse gjidhënia nuk ndikon vetem se tek ai qe ushqehet me gji dhe pasardhësit e tij.

Japim konkretisht nje shembull:
– Zejdi eshte ushqyer me gji nga Fatima.
Zejdi Fatimen e ka nene gjiri, burrin e saj baba prej gjiri, fëmijët e saj vellezer dhe motra prej gjiri, prinderit e Fatimes dhe burrit te saj gjyshër prej gjiri, vëllezerit e Fatimes daje prej gjiri, motrat e saj teze prej gjiri, motrat e babait te gjirit (halla prej gjiri).
Dhe te gjitha keto jane te veçanta vetem per Zejdin dhe jo per pjesetaret e familjes se tij. Vetem nese Zejdi ka femije atehere vetem tek femijet e tij ndikon gjidhënia.
Nese Zejdi ka vellezer dhe motra biologjik lejohet qe ata te martohen me motrat dhe vëllezerit e tij prej gjiri.
Lus Allahun qe te furnizoje dije te dobishme dhe te vepruarit me te.

Rëndësia e besimit të muslimanit

⭕ Krishtlindjet zbulojne rëndësinë e besimit të muslimanit për të kuptuar diferencimin midis besimit të krishtereve dhe besimit të saktë: Zoti nuk ka djalë…

Allahu na e qartëson këtë në një sure të plotë që quhet Ihlas:

( قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ * اللَّهُ الصَّمَدُ * لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ * وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ)

“Thuaj: “Ai është All-llahu, Një dhe i Vetëm! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe nuk ka asnjë te barabartë ose te krahasueshëm me Të”

Çuditesh me disa muslimanë qe e quajne veten te tille duke marre pjese ne festimin e krishterëve, nderkohe qe nuk e shihni atë te gëzohet keshtu ne festat e Bajramit…
Eshte vërtetë për të ardhur keq!
Kur do të jetë muslimani krenar me fenë e tij Islame..?

Adelina Kuçana

Tekbiri dhe llojet e tekbirave në ditët e Dhul- Hixhes

“`📮“`
Fillon tekbiri në këto ditë të muajit Dhul- Hixhe që në ditën e parë të muajit deri në ditën e fundit të ditëve të teshrikut. Tekbiri në këto ditë është dy llojesh: 
■Mutllak (i pakufizuar): 
Ky tekbiri fillon me lajmërimin e shikimit të hënës së muajit Dhul- Hixhe dhe mbaron afër perëndimit të diellit të ditës së fundit të teshrikut (dita e 13 Dhul- Hixhe)
■ Tekbiri Mukajed ( i kufizuar):
Fillon ky tekbiri që pas namazit sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdon deri në namazin e asrit të ditës sê fundit të teshrikut, që dita e 13 e Dhul-Hixhes.

❓Përse quhet tekbir mukajed (i kufizuar)?

Sepse është i kufizuar thënia e këtij tekbiri pas namazeve farze.
              “`📮“`
■ Tekbiret dhe versionet e tekbireve
Dijetarët kanë rënë në kundërshtime për versionet e tekbireve…

Më poshtë po përmendim ato versione që janë më të njohura

● Versioni i parë:
” الله أكبر .. الله أكبر .. لا إله إلا الله ، الله أكبر .. الله أكبر .. ولله الحمد” 
Allahu Ekber…Allahu Ekber..La ilahe il-lAllah…Allahu Ekber…Allahu Ekber…Ue lilahil- hamdِ
● Versioni i dytë:
 ” الله أكبر .. الله أكبر .. الله أكبر .. لا إله إلا الله ، الله أكبر .. الله أكبر .. الله أكبر .. ولله الحمد ”

Allahu Ekber…Allahu Ekber…Allahu Ekber.. La ilahe il-lAllah…Allahu Ekber…Allahu Ekber…Allahu Ekber…Ue lilahil- hamd
● Versioni i tretë:
 ” الله أكبر .. الله أكبر .. الله أكبر .. لا إله إلا الله ، الله أكبر .. الله أكبر .. ولله الحمد ” . 

Allahu Ekber…Allahu Ekber…Allahu Ekber…La ilahe il-lAllah…Allahu Ekber…Allahu Ekber…Ue lilahil- hamd
Dhe nga këto versione njeriu zgjedh kë të dojë, sepse nuk ka asnjë argument nga Profeti -alejhi selam- që ka përcaktuar ndonjë version të posaçëm, por këto janë versionet më të njohura të tekbirëve që janë vërtetuar nga disa sahabë (shokë të Profetit -alejhi selam).
                 “`📮“`
🔻Verejtje e rëndësishme🔻 
Rreth çështjes së tekbirave mukajed (të përkufizuar) disa njerëz mendojnë se nëse fillon koha e tekbirit mukajed nuk bën tekbir vetëm se pas namazeve farzeve dhe në fakt kjo është gabim; e sakta është që thuhet tekbiri në çdo kohë.
▪️Ja një shpjegim i shkurtër (që të kuptohet më mirë):
Tekbiri Mutllak (i pakufizuar) fillon që nga lajmërimi i shikimit të hënës së muajit Dhul- Hixhe deri në ditën e fundit të ditëve të teshrikut, përveç kësaj ti shton atë lloj tekbiri që bëhet pas çdo namazi duke filluar që pas namazit sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdon deri në namazin e asrit të ditës sê fundit të teshrikut, që dita e 13 e Dhul-Hixhes.
                “`📮“`
🔻Mënyra e bërjes së tekbirave mukajed (të kufizuar)?
● Pas dhënies selam në namazet farze dhe pasi thua estegfirullah tre herë dhe thua:

 (اللهم انت السلام ومنك السلام تباركت ياذا الجلال والاكرام) 

(Allahume Ente Selam ue minke selam tebarekre ja dhel-xhelali uel-ikram) bën tekbirat me një nga versionet e përmendura më parë, pastaj e plotëson dhikrin e njohur që bëhet zakonisht pas dhënies selam në namazet farze.
● Ose pasi të mbarosh nga dhikri i plotë që bëhet pas namazeve thua tekbirat duke mos përcaktuar ndonjë numër të caktuar të këtyre tekbirave.
● Mund të bëhen tekbirat mukajed edhe menjëherë pas dhënies selam në namazet farze (pastaj e thua dhikrin që bëhet zakonisht pas namazit)
▪️Abdul-Aziz Et-Tarejfi.
✍🏻 Përshtati: A. Kuçana
~~~~~“`📮“`~~~~~

http://cutt.us/VOFi1

Dhikri i sabahut dhe i mbrëmjes

 

photo_2016-01-16_17-35-13  بسم الله الرحمن الرحيم
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Falenderimi i takon vetëm All-llahut,mëshira dhe shpëtimi (i All-llahut) qofshin mbi atë pas të cilit s’ka më Pejgamber,Muhammedin -salAlahu alejhi ue selem-. Do të përmendim dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, të cilat janë të sakta.

Dhikri që thuhet në mëngjes dhe në mbrëmje:

🌸🌸
🌸أَعُوذُ بِاللهِ مِنْ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

اللّهُ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ.[آية الكرسى – البقرة 255]
–All-llahu La Ilahe il-la huuel-Hajjul-Kajjumu, la te’hudhuhu sinetun ue la neumun, lehu ma fis-semauati ue ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhnihi, jalemu ma bejne ejdihim ue ma halfehum ue la juhitune bi shej’in min ilmihi il-la bima shae uesi’a Kursijjuhus-semauati uel-erda, ue la jeuduhu hifdhuhuma ue huuel-Alijjul-Adhim.

(All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumi; Gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij. Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi)

🌸🌸
🌸leximi i sureve, nga 3 herë secilën:

🌸Sure EL-IHLAS:
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيم

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ، اللَّهُ الصَّمَدُ، لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ، وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ.
Kul huuall-llahu ehad. All-llahus-Samed. Lem jelid ue lem juled. Ue lem jekun lehu kufuuen ehad.

(Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.)
🌸🌸
🌸Sure EL-FELEK:
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيم

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ، مِن شَرِّ مَا خَلَقَ، وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ، وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ، وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ.
Kul eudhu bi rabbil felek. Min sherri ma halek. Ue min sherri gasikin idha uekab. Ue min sherrin-nef-fathatin fil ukad. Ue min sherri hasedin idha hased.

(Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.)
🌸🌸
🌸Sure EL-NAS:
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيم

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ، مَلِكِ النَّاسِ، إِلَهِ النَّاسِ، مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ، الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ، مِنَ الْجِنَّةِ وَ النَّاسِ.
Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas. Min sherril-uesuasil-hanas.El-ledhi juuesuisu fi sudurin-nas Minel-xhin-neti uen-nas.

(Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) ne Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.)

🌸🌸

🌸 أَصْـبَحْنا وَأَصْـبَحَ المُـلْكُ لله وَالحَمدُ لله ، لا إلهَ إلاّ اللّهُ وَحدَهُ لا شَريكَ لهُ، لهُ المُـلكُ ولهُ الحَمْـد، وهُوَ على كلّ شَيءٍ قدير ، رَبِّ أسْـأَلُـكَ خَـيرَ ما في هـذا اليوم وَخَـيرَ ما بَعْـدَه ، وَأَعـوذُ بِكَ مِنْ شَـرِّ ما في هـذا اليوم وَشَرِّ ما بَعْـدَه، رَبِّ أَعـوذُبِكَ مِنَ الْكَسَـلِ وَسـوءِ الْكِـبَر ، رَبِّ أَعـوذُ بِكَ مِنْ عَـذابٍ في النّـارِ وَعَـذابٍ في القَـبْر.
Asbahna ue asbaha el-Mulku lil-lah uel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue Huue ala kul-li shejin kadir. Rabbi es’eluke-l-hajre ma fi hadhel-jeumi ue hajre ma badehu ue eudhu bike min sherri ma fi hadhel-jeumi ue sherri ma badehu.Rabbi eudhu bike minel-keseli ue su’il-kiber.Rabbieudhu bike min adhabin fin-nar ue adhabin fil-kabr.

(E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj mbarësinë (të mirën) e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit.)

Ndërsa në mbrëmje thuhet:

“ُAmsejna ue amsaha el-Muluku lilah……Rabbi es`eluke hajre ma fi hadhihil-lejleti ue hajre ma ba’deha, ue e’udhu bike min sherri hadhihil-lejleti ue sherri ma ba’deha”.

((E arritëm mbrëmjen; e gjithë pasuria i takon All-llahut……….O Zot prej Teje kërkoj hajrin (të mirën) e kësaj nate dhe të netëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj nate dhe netëve të tjera)

🌸🌸
🌸 اللّهُـمَّ بِكَ أَصْـبَحْنا وَبِكَ أَمْسَـينا ، وَبِكَ نَحْـيا وَبِكَ نَمُـوتُ وَإِلَـيْكَ النُّـشُور.
All-llahume bike esbahna ue bike emsejna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejken-nushur.

(O Zot im, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe te Ti është kthimi)

Ndërsa në mbrëmje:

“All-llahume bike emsejna ue bike esbahna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejkel-mesir”

(O Zot, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin tënd vdesim dhe te Ti është kthimi).

🌸🌸
🌸 اللّهـمَّ أَنْتَ رَبِّـي لا إلهَ إلاّ أَنْتَ ، خَلَقْتَنـي وَأَنا عَبْـدُك ، وَأَنا عَلـى عَهْـدِكَ وَوَعْـدِكَ ما اسْتَـطَعْـت ، أَعـوذُبِكَ مِنْ شَـرِّ ما صَنَـعْت ، أَبـوءُ لَـكَ بِنِعْـمَتِـكَ عَلَـيَّ وَأَبـوءُ بِذَنْـبي فَاغْفـِرْ لي فَإِنَّـهُ لا يَغْـفِرُ الذُّنـوبَ إِلاّ أَنْتَ .
All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ue ene abduke ue ene ala ahdike ue uadike mestetatu eudhu bike min sherri ma sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ue eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

(O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)

 

🌸🌸
🌸 اللّهُـمَّ عافِـني في بَدَنـي ، اللّهُـمَّ عافِـني في سَمْـعي ، اللّهُـمَّ عافِـني في بَصَـري ، لا إلهَ إلاّ أَنْـتَ اللّهُـمَّ إِنّـي أَعـوذُ بِكَ مِنَ الْكُـفر ، وَالفَـقْر ، وَأَعـوذُ بِكَ مِنْ عَذابِ القَـبْر ، لا إلهَ إلاّ أَنْـتَ.
All-llahume afini fi bedeni, All-llahume afini fi semai, All-llahume afini fi besari, la ilahe il-la ente, allahume ini eudhu bike minel-kufri uel-fakri, ue eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente. (3 herë në mëngjes)

(O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje).

 

🌸🌸
🌸 اللّهُـمَّ إِنِّـي أسْـأَلُـكَ العَـفْوَ وَالعـافِـيةَ في الدُّنْـيا وَالآخِـرَة ، اللّهُـمَّ إِنِّـي أسْـأَلُـكَ العَـفْوَ وَالعـافِـيةَ في ديني وَدُنْـيايَ وَأهْـلي وَمالـي ، اللّهُـمَّ اسْتُـرْ عـوْراتي وَآمِـنْ رَوْعاتـي ، اللّهُـمَّ احْفَظْـني مِن بَـينِ يَدَيَّ وَمِن خَلْفـي وَعَن يَمـيني وَعَن شِمـالي ، وَمِن فَوْقـي ، وَأَعـوذُ بِعَظَمَـتِكَ أَن أُغْـتالَ مِن تَحْتـي.
All-llahume inni es’elukel-‘afue uel-‘afijete fid-dunja uel-ahireh, All-llahume inni es’elukel-‘afue uel-afijete fi dini ue dunjaje ue ehli ue mali. All-llahumes-tur aurati ue amin reuati. All-llahume ahfedhni min bejni jedejje ue min halfi ue an jemini ue an shimali ue min feuki ue eudhu bi adhamatike en ugtale min tahti.

(O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese.O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.)

 

🌸🌸
🌸 اللّهُـمَّ عالِـمَ الغَـيْبِ وَالشّـهادَةِ فاطِـرَ السّماواتِ وَالأرْضِ رَبَّ كـلِّ شَـيءٍ وَمَليـكَه ، أَشْهَـدُ أَنْ لا إِلـهَ إِلاّ أَنْت ، أَعـوذُ بِكَ مِن شَـرِّ نَفْسـي وَمِن شَـرِّ الشَّيْـطانِ وَشِـرْكِه ، وَأَنْ أَقْتَـرِفَ عَلـى نَفْسـي سوءاً أَوْ أَجُـرَّهُ إِلـى مُسْـلِم
All-llahume alimel-gajbi uesh-shehadeti fatires-semauati uel-erdi, Rabbe kul-le shej’in ue melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la ente, eudhu bike min sherri nefsi ue sherrish-shejtani ue shirkihi ue en akterife ala nefsi su’en ue exhurrehu ila muslimin.

(O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq)

🌸🌸
🌸 بِسـمِ اللهِ الذي لا يَضُـرُّ مَعَ اسمِـهِ شَيءٌ في الأرْضِ وَلا في السّمـاءِ وَهـوَ السّمـيعُ العَلـيم.
Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ue la fis-semai ue huues-semiul-alim
(3 herë)

(Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send)

🌸🌸
🌸 رَضيـتُ بِاللهِ رَبَّـاً وَبِالإسْلامِ ديـناً وَبِمُحَـمَّدٍ صلى الله عليه وسلم نَبِيّـاً.
Redijtu bil-lahi Rabben ue bil-Islami dinen, ue bi Muhammedin salallahu alejhi we selem -nebijjen.
(3 here)

( Jam i kënaqur që Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhammedi)

🌸🌸
🌸 يَا حَيُّ يَا قيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أسْتَغِيثُ أصْلِحْ لِي شَأنِي كُلَّهُ وَلاَ تَكِلُنِي إلَى نَفْسِي طَـرْفَةَ عَيْنٍ.
Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-lehu ue la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.

(O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit)

🌸🌸
🌸 لَا إلَه إلّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلُّ شَيْءِ قَدِيرِ
La Ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huue ala kul-li shejin kadir
(10 -100 herë, ose 1 herë kur përton)

(S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send)

🌸🌸
🌸 سُبْحـانَ اللهِ وَبِحَمْـدِهِ.
SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë)
(I Lartësuar qoftë All-llahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi)

 

Dhikri që bëhet vetëm në mëngjes:

🌸🌸
🌸 أَصْبَـحْـنا عَلَى فِطْرَةِ الإسْلاَمِ، وَعَلَى كَلِمَةِ الإِخْلاَصِ، وَعَلَى دِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَعَلَى مِلَّةِ أَبِينَا إبْرَاهِيمَ حَنِيفاً مُسْلِماً وَمَا كَانَ مِنَ المُشْرِكِينَ
Asbahna ala fitretil-Islam ue ala kelimetil-Ihlas, ue ala dini , ue ala mil-leti ebina Ibrahime Hanifen nebijjina Muhammedin muslimen ue ma kane minel-mushrikin.

(E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë (fjala: LA ILAHE IL-LALL-LLAH),në fenë e Pejgamberit tonë, Muhammedit dhe në popullin (fenë) e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej mushrikëve (idhujtarëve).

🌸🌸
🌸 سُبْحـانَ اللهِ وَبِحَمْـدِهِ عَدَدَ خَلْـقِه ، وَرِضـا نَفْسِـه ، وَزِنَـةَ عَـرْشِـه ، وَمِـدادَ كَلِمـاتِـه.
SubhanAll-llahi ue bihamdihi adede halkihi ue rida nefsihi ue zinete arshihi ue midade kelimatihi
(3 herë në mëngjes)

(I Madhëruar qoftë All-llahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t`i shkruar fjalët e Tij)

Dhikri që thuhet vetëm në mbrëmje

🌸🌸

أَعُو ذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ🌸

E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka.

(Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.)

“Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm temperatura e asaj nate”.

 

💭Vlera e dhikrit të sabahut dhe të mbrëmjes💭

Nevoja e zemrave për dhikrin, përmendjen e Allahut është si nevoja që ka trupi për ushqim dhe që i nuk i plotëson nevojat e zemrës së tij është si një i vdekur.
Profeti ynë ﷺ tha: «Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe i atij i cili nuk e përmend Zotin e tij është si shembulli i të gjallët dhe të vdekurit»

🌸Disa rregulla për kohën e dhikrit të sabahut dhe të mbrëmjes🌸

1- Ajo që është e njohur është se edhkari i sabahut mbaron me lindjen e diellit, ky është mendimi i një pjesë të madhe të selefëve dhe është përzgjedhje e mendimit të Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajjimit -Allahu i mëshiroftë -.
2- Disa dijetarë thonë se sabahu është nga lindja e agimit deri ne lindjen e diellit dhe pas kësaj periudhe deri në drekë është kohë që nuk e ka të njëjtën vlerë me kohën e mëparshme për thënien e edhkarit.
3- Mbrëmja në gjuhën arabe është koha pas ikindisë deri në perëndimin e diellit.
4- Ndërsa edhkari i mbrëmjes; ata të cilët thonë se edhkari i sabahut mbaron me lindjen e diellit thonë se edhe edhkari i mbrëmjes mbaron me perëndimin e diellit. Dhe ata të cilët e zgjasin kohën e sabahut deri në kohën e duhasë ose paradites e zgjasin edhe kohën e mbrëmjes pas perëndimit të diellit deri në mesnate.
5- Mendimi më i saktë është se koha e mbrëmjes është pas namazit të ikindisë deri në perëndimin e diellit dhe koha pas perëndimit së diellit nuk e ka të njejtën vlerë me atë para perëndimit të tij.

📝 Burimi: 1- “Dhikri i saktë” i shejh Albanit -Allahu e mëshiroftë-

2- “Dhikri i sabahut dhe mbrëmjes…” i Abdul-Azijz Et-Tarejfi.

Nga gabimet e ditës së premte

xhumaPo përmendim disa gabime që bëhen ditën e premte, në mënyrë që muslimani të ketë kujdes që të mos i veprojë:

– Dua apo lutje për një të premte të bekuar apo të gëzuar.

– Vizita e varrezave ditën e premte, ky veprim është bidat dhe nuk ka origjinë në fe.

-Përhapja e duave për të vdekurit veçanarisht ditën e premten, ky veprim për të veçuar ditën e premte për dua për të vdekurit është bidat, ndërkohë që origjina për t’u lutur për të gjallët dhe të vdekurit është gjatë gjithë kohës dhe në çdo ditë.

-Të përcaktuarit e duave për ditën e premte, si p.sh, (Dua e ditës së premte)
Ky është bidat dhe nuk ka origjinë në fe.

– Ngritja e duarve në lutje në hutbe; duart ngrihen vetëm kur imami bën lutje për shi.

– Mendimi se ka dy rekate namaz para namazit të premtes ashtu si dy rekate para namazit të drekës në ditët e tjera dhe kjo është gabim, por namazi nafile ditën e premte është pas namazit të së premtes.

Përshtati: Adelina Kuçana / Allkoçi

Mesimi i dytë i akides: Kuptimi i Teuhidit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Folem ne mesimin e pare te Akides per kuptimin dhe rendesine e dijes, gjykimin e kerkimit te dije dhe disa baza qe e ndihmojne kerkuesin e dijes per te arritur dijen. Dhe thame se ska dyshim se me dije kuptojme dijen fetare…dhe nder me kryesoret eshte teuhidi dhe mesimi i saj.

Po cila eshte rendesia e teuhidit??

Per kete do te flasim pikerisht sot ne mesimin tone te  dyte.

Ne fillim do te permendim kuptimin e fjalës teuhid

  • Kuptimi i teuhidit

 

Fjala teuhid ne kuptimin gjuhesor vjen nga arabishja
وحد يوحد توحيدا

Qe do te thote ta jete i vetem, njehsim.

Ndersa ne kuptimin termologjik, Teuhidi është: “Ta veçosh vetëm Allahun me adhurim”: të largohesh nga shirku dhe distancimi nga ithtarët e saj.

Disa dijetare te tjerë e kanë perkufizuar si vijon: “Teuhidi është dituria dhe pranimi bashkë me besimin e paluhatshëm se Allahu është Ai i Vetmi i cili është i veçuar me emrat e Tij të bukura dhe njësimi i Tij me cilësitë më të plota me Madhërinë e Tij, lavdinë e Tij si dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj Tij” Dhe siç do te vijoje ne mesimin e ardhshmem nga ky perkufizim do te nxjerrim llojet e teuhidit.

  • Rendesia e Teuhidit:
  1. Teuhidi shtylla më madhështore islame

Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë islame pa e dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë adhurimin vetëm Allahut dhe askujt tjetër. I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“بني اﻹسلام علی خمس شهادة أن لا إله إلا الله، وإقامة الصلاة، و إيتاء الزكاة، وصوم رمضان، وحج البيت”
“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.”

(Per motrat qe kuptojne arabisht I kam shkruar hadithet dhe ajetet arabisht Dhe preferohet mesimi I tyre arabisht)

Pika e pare besoj eshte e qarte, dhe ndoshta shume prej nesh e ka zbatuar ate gjate pranimit te Islamit.

  1. Teuhidi gjëja më e rëndësishme dhe obligimi i pare

Për shkak të rëndësisë së tij, teuhidit duhet t’i jepet përparësi ndaj të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme. Teuhidi është çështja e parë në të cilën duhet ftuar njerëzit, siç i tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e dërgoi për në Jemen:
)إنك تأتي قومًا من أهل الكتاب فادعُهم إلى شهادة أن لا إله إلا الله وأني رسول الله..)
“Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet”,

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet:

 

وفي رواية: “إلی أن يوحدوا الله”
“Që ta veçojnë Allahun në adhurim”

Pra gjeja e pare qe ftohet njeriu jo musliman eshte teuhidi.

Disa gabime qe behen zakonisht ne davet duke mos e zbatuar kete pike. Psh njeri sapo eshte futur ne Islam akoma nuk e ka te qarte teuhidin dhe ti e urdheron per te vajtur ne haxh. Ne kemi edhe traditen e Profetit qe qendroi 13 vite duke ftuar vetem ne Teuhid.

 

  1. Pa teuhid nuk pranohen ibadetet (adhurimet)

Teuhidi është kusht për vlefshmërinë e ibadeteve dhe bazë për pranimin e tyre.
Ibadetet nuk mund të quhen ibadete pa teuhid, ashtu si namazi nuk mund të quhet namaz pa pasur abdes. Pra, shirku, që është e kundërta e teuhidit, shkatërron çdo ibadet që e shoqëron ai, sikurse hadethi që e prish abdesin.

  1. Teuhidi shkak për siguri dhe udhëzim në këtë dhe botën tjetër.

Argument për këtë është fjala e Allahut:

(الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَٰئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ) [Sura Al-Anaam : 82]

“Sa për ata që besojnë dhe nuk e ngaterrojnë besimin e tyre me padrejtësi (zullum), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

Fjala padrejtësia që përmendet në këtë ajet nënkupton shirkun, siç na e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të.

Ibën Kethiri, në komentimin e këtij ajeti, thotë: “Domethënë ata që ia kushtojnë tërë adhurimin vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm dhe s’ka rival, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit dhe të udhëzuar në dunja dhe ahiret. Ai që e jetëson teuhidin në mënyrë të plotë do të ketë siguri dhe udhëzim të plotë dhe do të hyjë në xhenet pa u ndëshkuar.”

Shirku pra është padrejtësia më e madhe, kurse teuhidi është kulmi i drejtësisë.
Ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ai e shpjegoi fjalën “edh-dhulm” (padrejtësia) në këtë ajet me atë që ka ardhur në ajetin e sures Lukman:

(يَا بُنَيَّ لا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيم)
“O biri im mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.”Lukman, 13

Kështu që, me fjalën padrejtësi këtu është për qëllim shirku dhe jo gjynahet. Pra, siguria dhe udhëzimi i plotë janë për ata që e realizojnë plotësisht.
Dhe sa më shumë që robi e realizon Teuhidin, aq më shumë siguri dhe udhëzim arrin për shkak të realizimit të Teuhidit dhe braktisjes së krejt shirkut, i madh dhe i vogël. Dhe jo gjunahet e vogla Sepse ne gjuhen arabe fjala padrejtesi (
الظلم) perfshin shirkun dhe gjynahet, por Profeti na e sqaroi se me te vertete padrejtesia me e madhe eshte shirku.

  1. Teuhidi shkak për të hyrë në xhenet dhe për të shpëtuar nga zjarri.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
)من شَهِدَ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ : وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ ، وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ، وَأَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَأَنَّ النَّارَ حَقٌّ ، أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ(
“Kush dëshmon se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet, i Cili është i Vetëm, pa rival dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, dhe njëhkohësisht dëshmon se Isa është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, se është fjala e Allahut që ia dërgoi Merjemes dhe një prej shpirtrave që i krijoi Ai dhe dëshmon gjithashtu se xheneti është i vërtetë dhe se xhehenemi është i vërtetë do ta fusë Allahu në xhenet me aq vepra që ai i ka bërë.”

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po ashtu ka thënë:
)فإن الله قد حرم على النار من قال لا إله إلا الله يبتغي بذلك وجه الله (
“Allahu ia ka ndaluar zjarrit ta djegë atë që thotë “la ilahe il-lallah” duke kërkuar kënaqësinë e Allahut.”

  1. Teuhidi urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve.

Allahu i Madhërishëm thotë:
)وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ) [Sura Adh-Dhariyat : 56 ]

“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

Domethënë për të më veçuar në adhurim. Nuk u dërguan pejgamberët, as nuk zbritën librat, as nuk u bënë kushtetutat e as nuk u krijuan krijesat për tjetër përveçse për ta veçuar Allahun në adhurim, duke mos adhuruar askënd tjetër.

Dhe kete ajet mund ti jepet argument atyre qe thone te shijojme kete jete. Allahu na terheq vemendje qe nuk u krijuam kot, por u krijuan me nje qellim dhe me nje urtesi Ai eshte adhurimi I Allahut Nje te Vetem. Dhe per kete qellim Allahu zbriti librat e shenjtë dhe dergoi te derguarit

Allahu na furnizofte dije te dobishme dhe të vepruarit me te!

Dhe duaja jo e e fundit: Falenderimi i takon Allahut Zotit te boterave!

Shkeputur nga libri:
التوحيد الميسر لعبد الله الحويل

Hadithe që janë përhapur rreth muajit Rexhep dhe janë të pasakta

imagesCADP2H94Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë derin në Ditën e Gjykimit.

Duke qënë se jemi futur në muajin Rexhep dhe shumë prej njerëzve nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes hadithit të dobët dhe të saktë, ne po i përmendim që të kihet kujdes nga argumentimi me këto hadithe, sepse të gjitha këto hadithe që mund të shpërndahen në rrjetat e komunikacionit nuk janë ta sakta dhe janë të pavlefshme për tiu referuar.

Nga këto përmendim:

  • (O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso ta arrijmë Ramazanin)
  • (Vlera e muajit Rexheb nga të gjithë muajt është si vlera e Kuranit nga të gjitha fjalët e tjera(
  • (Rexheb është muaji i Allahut, Shaban është muaji im dhe Ramazani është muaji i umetit tim(
  • (Mos neglizhoni të premten e parë të muajit Rexheb, se ajo është natë që e quajnë engjëjt raga’ib …).
  • ( Rexhebi është muaj i madh. Allahu i shumëfishon në të të mirat. Ai që agjëron një ditë të Rexhebit është sikurse të agjëron një vit e ai që agjëron shtatë ditë do t’i mbyllen atij shtatë dyert e Xhehnemit. E ai që agjëron tetë ditë do t’i hapen tetë dyert e xhenetit. E ai që agjëron dhjetë ditë nuk kërkon diç nga Allahu e që të mos t’i jap atij. E ai që agjëron pesëmbëdhjetë ditë, atëherë thërret thirrësi prej qiellit: Të janë falur mëkatet e mëparshme prandaj rifillo punën tënde. Dhe ai që shton edhe Allahu ia shton shpërblimin.

Nuk është e lejueshme për askënd mbështetja në këto hadithe të dobëta dhe të shpifura, kështuqë nuk është e lejueshme që të veçohet muaji Rexhep me agjërim apo namaz, sepse një gjë e tillë është bidat (risi) dhe Pejgamberi -paqja qoftë mbi të- ka thënë: (Çdo risi është devijim dhe çdo devijim është në zjarr)

Ajo që ka ardhur në Librin e Allahut dhe që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut -paqja qoftë mbi të- për veprat e mira është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për hadithe të dobëta dhe të shpifura, sepse njeriu duke adhuruar Allahun me atë që e ka ligjëruar Allahu, vërtetë që e ka adhuruar Allahun me dije duke shpresuar në shpërblimin e Tij

Përktheu: Adelina Kuçana

20/4/2015

Pyetje: Ç’është mevludi?

Përgjige:

Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mevlud vjen nga gjuha arabe مولد që do të thotë ditëlindje, pra festimi i ditëlindjes.
Ky mevlud bëhet me rastin e ditëlindjes së Profetit -salallahu alejhi ue selem- sipas pretendimit të tyre, sepse në të vërtetë për datën e ditëlindjes së Profetit -salallahu alejhi ue selem- janë dhënë mendime të ndryshme. Ajo që është e saktë në ditëlindjen e tij është viti dhe dita, pra Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka lindur vitin e elefantin dhe ditën e hënë. Ndërsa për datën nuk ka saktësi se cilën datë ka lindur.
Nga ana historike Mevludi nuk ka qënë i njohur ne brezat e parë të muslimanëve; se ka festuar atë as Profeti -salallahu alejhi ue selem – dhe as shokët e tij dhe pasuesit e tyre (tabiinët). Ky veprim u shfaq nga shijat fatimijë në shekullin e katërt sipas kalendarit hixhrik me të cilin dëshmohet që është diçka e re në fe, risi, dhe nuk ka bazë fetare. Dhe Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thënë : “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj,  ajo gjë është e refuzuar”
Nëse do të ishte vepër e mirë me të cilën robi shpërblehet do të na lajmëronte Profeti – salallahu alejhi ue selem – për këtë dhe do ta transmetonin shokët e tij -Allahu qoftë i kënaqur me ta- ashtu siç kanë trasmetuar edhe çdo gjë prej Profetit – salallahu alejhi ue selem-
Në këtë mevlud veprohen gjëra që janë në kundërshtim me fenë, po përmendim:
1- Leximi i vargjeve apo poezive në të cilat ka vargje idhujtarie, i bëhet shok Zotit (shirk)…aq shumë ngrihet lart Profeti -salallahu alejhi ue selem- saqë e rivalizojnë me Zotin -Allahu na ruajtë!-
2- Ngritja në këmbë pas leximit të një vargu dhe pretendimi që shpirti i Profetit prezantoi… nuk ka dyshim që këto janë gjëra të pabaza të cilat iu servisen njerëzve të paditur…

– Mund të thotë dikush që kjo bëhet vetëm për të respektuar Profetin -salallahu alejhi ue selem-?
Iu themi atyre që të respektuarit e tij është duke dashur fenë me të cilën Allahu e dërgoi dhe të vepruarit me të dhe duke pasuar traditën e tij dhe jo duke bërë mevlud që është në kundërshtim me fenë dhe traditën e tij.

Së fundi: Lusim Allahun që t’i udhëzojë muslimanët kudo që janë duke pasuar të vërtetën dhe duke lënë të kotën.
Allahume sali ue selim ala nebijuna Muhamed

Adelina Kuçana

Cili është namazi i shpërblyer?

image

Allahu thotë në Kuran:
“Dhe falin namazin” nuk tha:
“Bëjnë namazin ose vijnë në namaz”, sepse nuk është e mjaftueshme për namazin ardhja vetëm si fenomen i dukshëm.

Falja e namazit bëhet në pamjen e jashtme duke plotësuar të gjitha shtyllat e saj, detyrat dhe kushtet e saj; dhe nga ana shpirtërore është prania e zemrës dhe meditimi i çdo gjëje që thotë dhe vepron në namaz.
Ky është namazi për të cilin Allahu thotë: “Me të vërtetë namazi ndalon nga veprimet e padenja (të marolshme) dhe nga e keqja”

Dhe namazi i falur ashtu siç duhet është ai namaz për të cilin do të ketë shpërblim. Nuk do të shpërblehet robi për namazin e tij vetëm për atë që është falur ashtu siç duhet (duke ditur se çfarë ka falur).
Dhe përfshin ky namaz detyrat dhe sunetet e saj.

(Tefsir Es-Saudij)

Përktheu nga gjuha arabe: Adelina Kuçana

Këshillë

image

Këshillë që buron nga zemra dhe shpresoj që të trokasë në zemrat tuaja!

Muslimi/ ja gjithnjë kujdeset që të marrë dije të dobishme me të cilën rritet besimi i tij dhe përmisohen veprat e adhurimet…

Çdo dije që muslimani/ja mund të marrë nga mësimet, pjesëmarrje në ligjerata fetare, leximi i një libri fetar, pyetje rreth çështjeve fetare. …etj gjithnje duhet të pyesë veten:
Çfarë gjurme la kjo dije në jetën e tij??
A ishte kjo dije shkak për rritjen e besimit??
A u përmisua me këtë dije lidhja me Allahun duke u përmisuar kështu veprat, morali??

Duhet patjetër që të ketë ndonjë përgjigje…
Ne gjithnjë i lutemi Allahut që të na furnizojë dije të dobishme dhe të vepruarit me këtë dije, që do të thotë të shihen gjurmët e kësaj dije në veprat tona dhe jetën tonë të përditshme.
Nëse nuk shihen këto gjurmë atëherë llogarit veten…

Lus Allahun që të na furnizojë dije të dobishme dhe të vepruarit me të!

Këshillë me të cilën këshilloj me të veten në radhë të parë…

Adelina Kuçana

Veshja e këpucëve me taka

1Pyetje: A i lejohet një muslimaneje të veshë këpucë me taka?

 

Përgjige:

Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duhet të bëhet një dallim mes vendit të veshjes së këtyre këpucëve me taka dhe llojit të takave.

Nëse muslimanja i vesh vetëm në prani të burrit të saj kjo nuk gjë, përkundrazi gruaja e ka detyrë që ti zbukurohet burrit.

Nëse këpucët me taka vishen në ambjente të hapura në rrugë, tregje, etj dijetarët në përgjithësi duke përmendur Ibn Baz, Ibn Uthejmijn -Zoti i mëshiroftë-,  thonë që veshja ekëpucëve me taka të larta është e ndaluar dhe grada e më ulët që mund të thuhet për këtë ndalim është mekruh (e papëlqyeshme).

Ka disa arsye përse këto këpucë me taka janë të ndaluara, po përmendim ndër to:

1- Sepse janë prej zbulimit të zbukurimit dhe Allahu ka ndaluar një gjë të tillë, thotë Allahu në Kuran:

{وَلا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ}

“Mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane)..” [Sure Ahzab:33]

2- Zakonisht ato trokasin gjatë ecjes dhe Allahu ka ndaluar për këtë, thotë Allahu në Kuran :

{وَلا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ ما يُخْفِينَ مِنْ زِينَتِهِنّ}

“Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta…”[Sure Nur:31]

3- Dëmet shëndetsore që ka me veshjen e këtyre këpucëve me taka, sidomos nëse këto taka bëhen shkak që gruaja të rrëzohet dhe mund të ndikojë edhe në thyerjen e pjesshme ose të plotë të kyçit të këmbës.

4- Veshja e këpucëve me taka bëhet shkak që të bie ne sy dhe të bëhet fitne për burrat.

Por nëse janë takat e shkurtra të këpucëve dhe jo shumë të gjata dhe nuk bëhen shkak që gjatë ecjes me këto këpucë gruaja te bie në sy s’ka gjë nëse vishen të tilla këpucë me taka të shkurtra.

 

Allahu e di më së miri.

 

Adelina Kuçana

 

 

Mbajtja e kukullave në shtëpi

image

Pyetje:
A lejohet ti mbash ne shtepi lodrat si kukullat ose arushat?

Përgjigje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Disa dijetarë kanë lehtesuar në mbatjen e lodrave të fëmijëve qofshin këto kukulla apo arusha… etj.
Argument për mbajtjen e lodrave është hadithi që Aisha -Allahu qoftë i kënaqur me të- përmend që ka pasur lodra (kukulla) që luante dhe në mesin e tyre një lodër kalë me krahë që kur Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka parë në mesin e lodrave është çuditur dhe ashtu siç trasmeton Aishja- Allahu qoftë i kënaqur me të- e ka pyetur:
“Çfarë është ky që e shoh në mesin e tyre?” Thotë: “I thashë: “Kalë” Tha: “Kalë prej lëkure me krahë?” I thashë: ” A nuk ka pasur Sulejmani i biri I Daudit kuaj me krahë (flatra)?!” Qeshi i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- saqë iu duken dhëmbët”
[Trasmeton Ebi Daud (4932) dhe hadithin e ka cilësuar shejh Albani të saktë në librin e tij]
Dhe ky hadith është argument se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ka lejuar të luajë me lodra (kukulla) dhe nuk e ka ndaluar nga të luajturit me to.

Por lejimi i lojës me të tilla lodra është me kusht që të mbahen në vendin e caktuar të lodrave dhe mos të mbahen në ndonjë vend të lartë që të përngjajnë me statuja dhe idhuj, sepse në këtë rast nuk lejohet mbajtja e tyre.
Qëllimi i mbajtjes së lodrave është luajtja me to duke i konsideruar si gjë që hidhen për tokë dhe jo madhërimi i tyre apo kushtimi rëndësi duke i vendosur në vende të larta që të duken dhe të respektohen…
Nëse lodrat shndërrohen për tu vënë si ekzpozitë në shtëpi në mënyrë që të ngjajnë me statuja dhe idhuj kjo gjë është e ndaluar.

Allahu e di më së miri!

Adelina Kuçana

Punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë

image

Pyetje:
Selam alejkum. Kam një pyetje. Çfarë lejohet prej punëve e çfarë jo në kohë të xhumasë. A bën p.sh të pastrosh dhe të bësh dhikër, apo të dëgjosh suren kehf se shumë janë të përhapur fjalët se s’bën të punosh asgjë në kohë të xhumasë, ndërkohë që qëndrojnë duke shikuar gjëra të kota në tv apo duke bërë muhabete të kota.

Përgjgje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!
Përsa i përket pyetjes për punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë, nuk ka asnjë argument apo mendim të dijetarëve që e ndalojnë gruan që është në shtëpi të punojë apo të pastrojë në kohën e xhumasë.
Xhumaja nuk është detyrë për gruan është vetëm për burrin. Për këtë është argument Fjala e Allahut në Kuran :
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ) [Surat Al-Jumua : 9]

“O  ju që keni besuar! Kur të thirreni për namaz ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini!”

Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord që thirrja për lënien e shitblerjes për të falur namazin dhe vrapimin tek përmendja e Allahut përfshin vetëm ata që e kanë detyrë xhumanë, ndërsa gratë, femijët, të sëmuret dhe udhëtarët nuk i përfshin kjo thirrje.

Ai që është në xhami derisa imami mban hutben nuk i lejohet të flasë të jap selam…etj dhe këto rregulla janë të posaçme vetëm për ata që marrin pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhami dhe nuk i përfshin gratë që qëndrojnë në shtëpi. Por nëse hutbeja e xhumasë dëgjohet nga shtëpia duke qënë se ajo është pranë xhamisë nuk ka gjë nëse qëndron dhe e dëgjon për të përfituar nga ajo.

Muslimanija nuk duhet ta kalojë kohën e saj me gjëra të padobishme, sidomos ditën e xhuma e cila është ditë me vlerë dhe për këtë ditë kanë ardhur argumente të sakta për vlerën e orës e përgjigjes së duave dhe vlerën e leximit të sures Kehf…etj
Transmeton Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut  për nevojat e tyre, All-llahu me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë të shkurtër.”
Ashtu siç transmetohet prej Seid el-Hudriut -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, do ta ndriçojë atë drita mes dy xhumave.” 

Kështuqë gjatë kohës së xhumasë muslimanija përfiton duke lexuar suren Kehf, duke bërë dua, dërgon salavate mbi të Dërguarin e Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- fal namazin e drekës dhe nuk e kalon kohën me gjëra të padobishme, sepse do të japë llogari për kohën se në çfarë e shpenzoi.

Lus Allahun që të na udhëzojë në të vërtetën dhe në shfrytëzimin e kohëve me vepra të dobishme!

Adelina Kuçana

Pyetje: Gjykimi i shikimit të telenovelave

Pyetje: Telenovelat turke dhe spanjolle që janë përhapur shumë në kanalet televizive çfarë gjykimi kanë? A duhet t’i shikojë ato muslimani?

Përgjigje:

Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin dhe n aka zgjedhur në mesin e shumë njerëzve për të qënë të udhëzuar. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, të cilin e dërgoi Allahu për të plotësuar moralet e mira.

Në fillim përpara se të përgjgijem do të thoja se telenovelat turke në veçanti nuk përfaqësojnë popullin muslimanë turk, sepse ata janë të njohur për moralin e tyre, dashurinë e fesë dhe qëndrimin e tyre pranë çështjeve të muslimanëve kudo dhe këto telenovela nuk paraqesin vetëm një segment të rënë të shoqërisë turke.

Shikimi i këtyre telenovela qofshin ato turke apo spanjolle apo edhe të tjera është haram, e ndaluar. Nuk duhet që një musliman apo një muslimane që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit të ulet pranë ekranit të TV në kohën që këto telenovela janë duke u transmetuar, ashtu siç nuk duhet të lejojë që pjesëtarët e famijes t’i shohin për të mbrojtur veten e tij dhe pasardhësit e tij nga arsyet e devijimit dhe metodat e vesit dhe imoralitetit.

Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat!Ruani veten tuaj dhe familjen tuaj prej zjarrit..” [Tahrim: 6]

Nuk ka asnjë dyshim që ato telenovela janë të mbushura me shumë prej gjërave që janë në kundërshtim me fenë Islame duke filluar që nga tematika e këtyre telenovelave e cila thërret për imoralitet; muzika dhe instrumentet muzikore që shoqërojnë intervalet e këtyre telenovelave, gra të stolisura pa mbulesë dhe me tualet …etj, dhe të gjitha këto janë të ndaluara në Islam.

Po kështu aktorët që luajnë në këto telenovela mund të ndikojë negativisht te shikuesi, për tu magjepsur pas bukurisë së aktorit ose aktores, duke u bërë pre e shejtanit për t’i marrë këta artistë idhuj në jetën e tij. Ashtu siç mund të ketë edhe skena që janë haram shikimi i tyre.

Është detyrë e çdo muslimani që të ulë vështrimin nga ajo që Allahu ka ndaluar, ashtu siç Allahu thotë në Kuran:

“Thuaju besimtarëve që të ndalin shikimin e tyre (prej haramit) , të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ata. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Dhe thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimin e tyre dhe të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre” [Nur: 30-31].

Më poshtë do të përmend edhe mendimet e dijetarëve për keto telenovela.

  1. Është pyetur Shejkh Ibn Uthejmin –Allahu e mëshiroftë- për të tilla telenovela dhe ëhtë përgjigjur:

“Shikimi i tyre është një humbje kohe dhe ndoshta është shkak që njeriu të shikojë pamje që janë haram vështimi i tyre.”

  1. Ndërsa Ibn Baz –Allahu e mëshiroftë- kur është pyetur për shikimin e telenovelave në të cilat gratë janë të pambuluara, është përgjigjur:

“Shikimi i këtyre telenovelave është haram për shkak të  rrezikut të madh që mund të shkaktojë si: sëmundje të zemrës dhe vdekjes së xhelozisë së burrit dhe ndoshta mund ta zvarritë atë të bëjë atë që Allahu ka ndaluar, qoftë shikuese femër apo mashkull. Zoti i dhëntë të gjithëve sukses për atë më të cilën fitohet Kënaqësia e Tij dhe sigurimi nga arsyet e Zemërimit të tij”

  1. Ndërsa Shejkh Salih El- Feuzan është përgjigjur:

“Muslimani duhet të ruajë kohën e tij dhe ta shfrytëzojë në dobi të tij dhe në atë që përfiton prej saj në këtë botë dhe në botën tjetër; sepse ai është përgjegjës për kohën e tij dhe për çfarë e ka shfrytëzuar? Allahu thotë: “Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa ai që ka dashur të mendojë gjatë kësaj kohe, ka mundur të mendojë gjatë kësaj kohe” [Fatir: 37].Dhe në hadith është transmetuar që njeriu do të pyetet për kohën ku e kaloi atë…

Shikimi i këtyre telenovelave është humbje e kohës; muslimani nuk duhet të merret me shikimin e tyre dhe nëse ato telenovela përfshijnë munkerat (morale të këqija) si p.sh, gra të zbuluara, muzikë dhe këngë, shikimi i tyre është haram, Gjithashtu është haram edhe shikimi i atyre telenovelave që mbartin ide kundërshtuese të fesë dhe moralit, edhe atyre telenovelave, të cilat përfshijnë skena të turpshme që e prishin moralin. Të gjitha këto lloje të telenovelave është haram (e ndaluar) shikimi i tyre”

Dhe nëse këto telenovela tematika e tyre është përbuzje e Islamit dhe përçmimi i ligjeve fetare të fesë, atëherë ndalimi për shikimin e tyre është akoma edhe më i madh.

Së fundi: këshilloj çdo motër muslimane që është sprovuar me këto telenovela që t’i lerë ato për Hir të Allahut, të mos bëhet pre e shejtanit dhe të humbasë kohën e saj të çmuar në gjëra që nuk do të përfitojë, por do të jenë llogari e rëndë për të Ditën e Gjukimit. Unë jam e bindur që nëse do të zëvendësohen këto telenovela me emisione fetare do të gjendej akoma më qetësi dhe do të ndjeheshe akoma më mire shpirtërisht.

Allahu na mundësoftë që të shfrytëzojmë kohët tona në ato gjëra që Zoti është i kënaqur me ne dhe larg Zemërimi të Tij!

Shkroi: Adelina Kuçana

8l2l2015

Vdekja

Vdekja është krijesë nga krijesat e Zotit. Vdekja është e kundërta e jetës.

Thotë Allahu në Kuran: “I Lartësuar me madhështi qoftë Ai në Dorë të të Cilit është Mbisundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë. I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, me qëllim që të provojë kush nga ju është më I miri në vepra. Dhe Ai është I Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falës I Madh” [Sure El-Mulk:1,2]

Ka thënë Ibn Kethir –Allahu e mëshiroftë-, në shpjegimin e ajeteve: “Kuptohet nga ky ajet se vdekja është ekzistenciale, sepse është krijesë prej krijesave të Zotit”([1])

Ndërsa Sejd Kutub thotë: “Jeta dhe vdekja janë dy incidente që ndodhin në çdo moment, por vetëm Zoti zotëron jetën dhe vdekjen; njeriu- ndonëse është krijesa më e përsosur- nuk është në gjendje t’i japë jetë një qelizë të vetme, dhe është po aq i pafuqishëm në grabitjen reale të jetës së një të gjalli. Ai që jep jetën, është Ai që e di të fshehtën e saj dhe që e dhuron dhe e merr atë; njerëzit mund të jenë shkak për humbjen e jetës të disave, por ata nuk janë të cilët e largojnë të gjallin nga jeta e tij në formën e së vërtetës, por Zoti është ai që i jep jetë dhe që e merr atë, vetëm Ai dhe askush tjetër…”([2])

Çdo njeri jeton dhe udhëton drejt vdekjes në mënyrë të pashmangshme, asgjë nuk e shpëton prej saj, sepse çdo njeri ka e të përcakuar se sa do të jetojë.

“Është e nevojshme që njeriu ta kuptojë këtë fakt me bindje në vetvete, fakti se jeta në këtë tokë është e përkohshme, e kufizuar dhe do t’i vijë fundi i pashmangshëm… Do të vdesin të drejtët dhe të këqijtë; zotërinjtë dhe skllevërit; trimat që refuzojnë të vdesin dhe frikacakët që janë të etur për një jetë me çdo kusht; edhe ata që në këtë jetë kishin qëllimet të larta, si dhe ata që jetonin në këtë jetë pa asnjë qëllim…të gjithë do ta shijojnë vdekjen. Të gjithë do ta provojnë këtë shije, shije e njëjtë: shkëputja nga kjo jetë. . Nuk ka dallim në mes të këtij dhe atij personi në shijimin e kësaj shije (vdekjes) nga e njëjta gotë që vërtitet për të gjithë, por diferenca është në diçka tjetër: diferenca në përcaktimin përfundimtar”([3])

Në konceptin fetar nuk ekziston vetëm jeta e kësaj bote, por është edhe bota e ahiretit, apo jeta pas ringjalljes. Njeriu jeton në këtë univers, jetën e kësaj bote, për disa ditë ose vite (dekada), dhe më së fundi vdes. Më pas, ai ringjallet dhe jeton jetën e tij të përhershme, në ahiret. Atë jetë do t’a jetojë sipas rezultateve të arritura në këtë botë. Prandaj edhe thuhet që ç’të mbjellësh në këtë dynja do të korrësh në Ahiret.

Për këtë Allahu e sqaron në Kuran që jeta e vërtetë është jeta e Ahiretit: “ …dhe vërtet, (jeta e) botës tjetër është jetë. Sikur ata t’a dinin këtë” [Sure El-Ankebut: 64]

Kjo do të thotë se bota e ahiretit është jeta e vërtetë, të cilën do ta jetojë njeriu, ndërsa jeta e kësaj bote, sado që njeriu të jetojë në të, është e kufizuar dhe ka fundin e saj të pashmangshëm (vdekjen).

Këto janë etapat e jetës të cilat i kalon çdo njeri:

– Jeta në këtë botë

-Vdekja dhe të jetuarit e Berzahit (varr-it)

– Jeta e përjetshme, amshueshmëria në xhennet (parajsë) ose xhehennem (ferr, zjarr).

 

Së fundi derisa vdekja është e pashmangshme dhe askush nuk jeton në këtë jetë të përkohshme, dhe se jeta e vërtetë është jeta e përhershme pas ringjalljes secili prej nesh le t’i drejtojë vetes një pyetje: çfarë kam përgatitur për të korrur në jëtën e vërtetë?

 

Adelina Allkoçi

 

)1)Tefsir Ibn kethir: (8/ 203)

(2) Fi Dhilal: (4/2477)

(3) Fi Dhilal, Sejd Kutub: (1/538)

Mesazhet e zemrës së udhëzuar

imagesP0IGAMIDDo të doja të heshtja për një çast dhe të mos flisja unë, por vetë zemra ime,  mbushur tashmë me besimin e sinqertë tek Allahu. Dora e urdhëruar nga zemra don të shkruajë papushim: kërkon ajo zemër të falur që ishte vonuar në besim dhe kishte bërë endje të kota rrugëve zigzage.

Tani zemra ime pulson vetëm besim në Allahun dhe nuk lëkundet nga erërat që në dukje janë të ëmbla, plot freski, por janë mashtrime drejt rrugëve të ftohta që zemra ime përshkoi para takimit me çdo gjë të bukur të Allahut.

Por, jo vetëm kaq, zemra transmeton mesazhet e saj tek dora që nuk po resht për të shkruar dhe përcjellë mesazhet tek sytë që janë dëshmitarë të bukurive që Allahu ka krijuar duke shpresuar të shohin bukuritë në xhenet. Zemra përcjell mesazhet edhe tek veshët dhe i urdhëron ato që të dëgjojnë vetëm të rrahurat për Allahun dhe falendërimet për Të. Zemra nuk harron që për të shqiptuar çdo gjë që ajo dëshiron t’i transmetojë mesazhet gojës. E kështu zëri kumbon jashtë për të triumfuar dhe goja shqipton atë që zemra pulson:

La ilahe ila Allah (Ska Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut).

Adelina Kuçana

Ramazani, muaji i meditimit të Kuranit

رمض(1 Ramazan 2014)

Ndërkohë që lexojmë Kuranin duhet të kujtojmë se Allahu e ka zbritur atë udhëzim për njerëzit, kështuqë në suren e parë të Kuranin, suen El-Fatiha, kërkojmë këtë udhëzim:
“O Zot! Na udhëzo në rrugë të drejtë!”; pastaj në suren El-Bekare Allahu thotë:
“Ky (kurani) është Libër që nuk asnjë dyshim në të, udhëzim për të devotshmit”…

Nëse vërtet dëshiron këtë udhëzim për të qënë prej të devotshmëve nuk ka dyshim që do ta gjesh atë në Kuran, por vetëm përgatite veten gjatë leximit të tij….

________________

( 2 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Më kujtoni Mua (me falje, lavdërim etj) që Unë t’ju kujtoj ju ” [Bekare:152]
Qëndro në këtë ajet dhe mos shpejto në leximin e tij; nëse zemra jote arriti ta kuptojë qartë nuk do të thaheshin buzët e tua nga Përmendja e Allahut.

(Marrë nga “Ed-Durul- Manthur), (2/65)]

__________________

( 3 Ramazan 2014 )

Fjala e Allahut në Kuran: “Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë pasi u patën ardhur prova të qarta” [Ali Imran: 105] vjen pas :
“Le të jetë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të urdhërojnë në të mirën dhe të ndalojnë nga e keqja” [Ali Imran:104], në të cilën nuk ka dyshim që thirrja më madhëshore në të mirën është afrimi i zemrave dhe urdhërimi për kapjen pas Litarit (Kuranin dhe sunetin) të Allahut.
Ndërsa ndalimi më i dobishëm për të cilën ndalohet është përçarja.

[Ibrahim El-Ezrak]

_________________

( 4 Ramazan 2014 )

Nga vlerat e Kuranit është se ai thërret në besim, ashtu siç thotë Allahu në Kuran :
“Zoti ynë! Vërtetë ne e kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi që thërret në besim: besoni Zotin në tuaj! dhe ne kemi besuar.” [Ali Imran : 193]

Ka thënë Muhamed bin Kab: “Jo të gjithë njerëzit dëgjuan Profetin – paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të-, por thirrësi këtu është Kurani”

Ky thirrës vazhdon të thërrasë…Po vallë a je ti prej atyre që i përgjigjesh thirrjes??

_________________

( 5 Ramazan 2014 )

Nëse namazi bëhet i rëndë për ty, qoftë ky edhe namaz nafile, dije se në zemrën ka cilësi hipokrizie. Thotë Allahu në Kuran:
“Dhe kur ngrihen për falje, qëndrojnë me përtaci dhe sa për t’u parë prej njerëzve… [En-Nisa : 142]
Nëse vëren në zemrën tënde që namazi është i lehtë dhe i dashur për ty, dije se kjo është argument për besimin tënd të fortë.

(Ibn Uthejmijn – Allahu e meshirofte -)

__________________

( 6 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:”Por Allahu është dëshmues për atë që ta ka shpallur ty (o Muhamed – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -) , të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij” [En – Nisa : 166]

Të mjafton ty që Allahu të jetë dëshmues për sinqeritetin tënd dhe ske nevojë për dëshminë e njerëzve.
Nëse Allahu dëshmon për sinqeritetin tënd ( besimin) ndaj Tij nuk të dëmton ty përgënjështrimi I ndonjë përgënjështruesi”

( Taberiu -Allahu e meshiroftë -)

___________________

( 7 Ramazan 2014 )

E quajti Allahu vdekjen në këtë ajet:
“Dhe ju vjen fatkeqësia e vdekjes” [El-Maideh : 106] fatkeqësi.
Ndonëse vdekja është fatkeqësia më e madhe, ka edhe fatkeqësi të tjera të mëdha siç është: pakujdesia, mospërkujtimi i saj, të menduarit e pakët rreth saj dhe të mos punuarit për të.
Me të vertetë vdekja është përkujtim për atë që e përkujton,  prandaj ka ardhur në hadith që të shtojmë përkujtimin e vdekjes sa më shumë…

____________________
( 8 Ramazan 2014 )

Njihu sot me padrejtësinë dhe fajin tuaj, shpejto në rregullimin e saj,  pastaj pendohu nga   ajo, dhe përmiso çfarë ke prishur pra se të jetë vonë, sepse kur zbret dënimi kjo njohje  nuk do të ketë vlerë, ashtu siç thotë Allahu në Kuran:
“Kur u erdhi atyre dënimi Ynë s’kishin të kërkonin tjetër vetëm të thonë: “Vërtetë ne ishim zullumqarë”( të pranonin gabimin)”
[El-Araf:5]

_____________________
( 9 Ramazan 2014 )

Allahu thotë në Kuran:
“Dhe kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjoni ate dhe heshtni, për t’u mëshiruar” [Araf: 204]
Kështuqë Mëshira e Allahut është shumë afër kërkoje atë qoftë edhe duke heshtur…

Në këto netë në të cilat mund të falesh gjatë namazet e Teravisë, mos harro që sa më shumë të dëgjosh Kuran aq më shumë do të zbrezë Mëshira e Allahut mbi ty…

______________________
( 10 Ramazan 2014 )

Kurani ndreq gabimet dhe qorton ata që gabojnë, kjo jo për shkak të dënimit apo të hakmarrjes -jo në asnjë mënyrë-, por për  shkak që të mos përsëriten të njëjtat gabime dhe të pendohen gabimtarët. Pikërisht për këtë arsye gjejmë në Kuran që përmendet Mëshira e Allahut pas frikësimit dhe kërcënimit : “Po të mos ishte dispozita e mëparshme e Allahut do t’ju godiste  një dënim i madh për atë që keni marrë. Kështuqë Hani nga ajo që keni zënë (plackë në luftë), si gjë të lejueshme dhe të mirë, dhe kijeni frikë Allahun.  Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë” [Anfal::68,69]
Profesor : Nasir Omer

________________________
( 11 Ramazan 2014 )

Pozicioni më i vështirë është atëherë kur të ekspozohet libri (sahifja) juaj në Ditën e Gjykimit, shiko me çfarë gjëje e ke mbushur:
“Aty (atë ditë), çdokush do të paguhet për atë që ka punuar më parë dhe do t’i kthehen Allahut, Zotit të tyre të vërtetë, e do të zhduken ato që i kanë trilluar ata.[Junus: 30]

_________________________
(12 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Dhe ai i ngriti prindërit e vet në fron (në një vend më të lartë)” [Jusuf:100]
Sa madhështore besnikëria e Jusufit me prindërit e tij! Atëherë kur Allahu i dha pozitë atij, I ngriti ata ( prindërit e tij ) në fronin e pushtetit të tij duke treguar kështu për ta respekt dhe nderim.

Ky është një mesazh për të gjithë ata që Allahu iu jep atyre pozitë të lartë, dije dhe pasuri që të mos harrojnë prindërit e tyre, por t’i respektojnë ata fizikisht dhe moralisht.

[Dr. Muhamed Er-Rabijah]

_________________________
( 13 Ramazan 2014 )

Qarja ne gjendje pikëllimi dhe në praninë e fatkeqësive nuk kundërshton besimin tend dhe  qëndrueshmërine tende, ashtu siç thotë Allahu në Kuran kur tregon për Jakubin, I cili shpreh deshperimin e tij ndaj Jusufit:  “Dhe nga pikëllimi iu zbardhen sytë dhe ishte plot zemërim” [Jusuf:84]

_________________________
( 14 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të arrijë e vërteta (e pashmangmja e sigurtë, vdekja)” [El-Hixhr: 99] ​​
Omer bin Abdul-Aziz thotë: “Nuk kam parë   më të vërtetë që i përngjan dyshimit  sesa e vertetësia që kanë njerëzit për vdekjen, dhe pastaj nuk përgatiten për të, që do të thotë se ata sikur janë në dyshim (që nuk ka për t’u ardhur kjo e vërtetë)

[Kurtubi, 12/265]

______________________
(15 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:
“ (i thuhet) Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të bësh llogari!”  [Isra: 14]

Kjo është një nga drejtësitë më të mëdha që t’i thuhet njeriut: llogarit veten, në mënyrë që të pranojë të drejtën duke përfshirë edhe atë që meriton prej ndëshkimit.

[Tefsiri i Saadi, fq 455.]

______________________
( 16 Ramazan 2014 )

Kontollo lidhjet tuaja me namazin herë pas here dhe shiko gjendjen tënde me të, sepse humbja e namazit është humbje e fesë si një e tërë.
Allahu thotë në Kuran:
“Erdhën pas tyre breza, të cilat braktisën (lanë) namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës)”
[Merjem: 59]

_______________________
( 17 Ramazan 2014 )

Ndër mëryrat më të mira dhe më bindëse që duhet të përdoren në thirrjen e njerëzve (dawua) është përdorimi i argumenteve nga Kurani dhe suneti i të Dërguarit të Allahut-paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-.
Po të hedhim një vështrim në atë çfarë ne shkruajmë në mjetet e komunikimit që mund të përdoren për dawua (Facebook,  Twitter, What’s up…etj) shumë prej këtyre shkrimeve nëse don që të jenë këshillë e dobishme mos harro që të shtosh argument nga Kurani dhe suneti. Allahu thotë në Kuran : ” Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj juve ( ju tërheq vëmendjen) me shpallje” [Anbija:45]

_______________________
( 18 Ramazan 2014 )

Gjithnjë të jetë prezent Jeta e Përtejme në mendjen tuaj në çdo gjë që vepron,  duke mos harruar pozitën tuaj përpara Allahut të Plotfuqishmit, bëhu prej atyre që Allahu thotë në Kuran për ta:
“Dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre”[Muminun: .60]

_______________________
(19  Ramazan 2014 )

Ai që përgënjështron një profet ka përgënjështruar të gjithë profetët, për këtë dëshmon Fjala e Allahut :
“Populli I Nuhut përgënjështroi  të  dërguarit” [Shuara:100] edhe pse ata nuk përgënjështruan vetëm se një të dërguar, por ishin prej atyre që përgënjështronin në përgjithësi gjininë e të dërguarve dhe nuk ishte përgënjështrimi i tyre i veçantë për një të dërguar.

[Ibn Tejmijeh,  Maxhmua el – fatwa ( 9/238)

________________________
( 20 Ramazan 2014 )

Në fillim të sures Ankebut gjejmë që flitet për llojet e sprovave të cilat i kalon ai që thërret njerëzit në rrugë të drejtë: familja, dëmtim fizikisht,  jeta e kësaj bote, rruga e gjatë që duhet të ndjekë me vështirësitë e saj…dhe në fund të kësaj sure gjejmë zgjidhjen e të gjitha këtyre sprovave: ” Me të vërtetë ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Ne me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë” [Ankebut: 69]

(Dr. Umer el-Mukbil)

__________________________
( 21 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni…”  [ Er-Rum: 42]
Urdhërimi për të udhëtuar nëpër tokë përfshin udhëtimin me trup dhe me zemër për  të parë dhe medituar se cili ishte përfundimi i të mëparshmëve.

__________________________
( 22 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dhe nëse dikush i rënduar fort i thërret  dikujt të mbajë peshën e tij, asgjë nuk do t’i hiqet atij edhe sikur ai të jetë nga më afërmit” [El-Fatir:18]
Ka thënë Ibn Abas – Allahu qoftë i kënaqur me të -: “E braktisin prindërit fëmijën e tyre dhe i thonë atij: “O bir  merr (mbaj nga pesha ime) nga unë disa mëkate” Iu thotë : “Nuk mundem më mjafton mua pesha ime (e mëkateve)”[Tefsiri i El- Bagauij: 3/621]
Mendo në pozicionin tënd  ditën e Gjykimit kush do t’i mbajë mëkatet e tua?? Askush përveç teje!!!

___________________________
( 23 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:”(Ky) është një libër (Kur’ani), libër i bekuar, që ta kemi zbritur ty, me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet e tij dhe që njerëzit me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” [Sad: 29]

Shejh Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- është pyetur:
A ka ndonjë dallim në mes shpërblimit në leximin e Kuranit nga mus’hafi dhe leximit të tij përmendësh ?

Ai u përgjigj: Unë nuk di asnjë argument që bën dallim midis tyre, por kërkohet meditimi në leximin e Kuranit dhe prania e zemrës; nëse leximi përmendësh është më afër zemrës dhe më afër meditimit të Kuranit kjo është më e mirë; nëse leximi i Kuranit nga mus’hafi është më pranë zemrës së tij, dhe më e plotë për meditimin e Kuranit, atëherë kjo do të ishte më e mirë.

Shiko sesi dijetari dha përgjgjen duke e lidhur leximin e Kuranit me praninë e zemrës dhe meditimin e ajeteve…

[Fetwa Ibn Baz – Allahu e mëshiroftë -]

____________________________
( 24 Ramazan 2014)

Mund të ketë raste ku kombi musliman të  ndjejë humbje dhe të dobësohet, por nuk mund të kalojë një moment të vetëm, në të cilën ky libër të jetë i mposhtur, sepse Zoti thotë: “Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i nderuar dhe I  vlerësuar” [Fusilet: 41]

[Mohammed al-Rawi]

____________________________
( 25 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Nuk i vajtoi ata as qielli as toka, dhe nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër)” [Dukhan: 29]

Tregohet se Ibn Abas -Allahu qoftë i kënaqur me ta- ka thënë : “Kur vdes një besimtar vendi në tokë ku ai binte në sexhde gjatë faljes dhe porta në qiell nëpërmjet të së cilës gjithnjë ngjiteshin punët e tij të mira qajnë për të,  ndërsa ato nuk qajnë për jobesimtarët.”

[Tefsiri i Et-Tabariut)

____________________________
( 26 Ramazan 2014 )

Nëse don që të dish vlerën e punës së zemrës medito këtë ajet:
“Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të dhanë besën ty (Muhamed) nën pemë. Ai e dinte mirë çfarë kishte në zemrat e tyre”

Shpërblim për sinqeritetin dhe besnikërinë e tyre: “Allahu zbriti butësinë mbi ta dhe I shpërbleu ata me fitoren e afërt. Edhe plaçkë të madhe që ata do ta kapnin ” [El-Feth:18, 19]

Sa nevojë kemi për të rishikuar zemrat tona!

[Dr. Umer el-Mukbil]

_________________________
( 27  Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dijeni që jeta në këtë botë nuk është veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim drejt pasurisë dhe fëmijëve!” [Hadid : 20 ]

Këto janë të vërteta të besueshme dhe është realiteti i njerëzve në këtë botë … ndryshe nga ai që e njohu botën dhe realitetin e saj, duke e llogaritur atë si një rrugë kalimtare dhe jo si vend të qëndrueshëm, kështuqë që u përpoq që të vepronte ato vepra që e sjellin atë më afër Zotit, dhe ndoqi ato mënyra që e çojnë në rrugën e drejtë.

[Tefsiri i Al-Saadit]

_________________________
( 28 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:
“O ju që keni besuar!, Kur ju thuhet juve: “Bëni vend të tjerëve nëpër kuvende (qëndrimet tuaja) tuaja!” ju bëni vend (zgjerohuni), që Allahu t’ju bëjë vend (të gjerë në Mëshirën e Tij)” [El-Muxhadeleh: 11]

Shpërblimi i punës është në bazë të punës së bërë: ai që bën vend për vëllanë e tij Allahu ai hap atij vend të gjerë në Mëshirën e Tij.
[Tefsiri i Saadit]

Kjo shihet qartë edhe në veprime të tjera: ai që ndihmon vëllanë e tij Allahu e ndihmon atë; ai që lehtëson një vështirësi Allahu ia lehtëson atij një vështirësi Ditën e Gjykimit…

________________________
( 29 Ramazan 2014 )

Ramazani me pamjen e tij të bekuar është një mundësi dhe dhuratë njëhkohësisht, sepse pastron muslimanin gjatë ditës për ta përgatitur për të marrë mirësitë e Kuranit në namazin e natës:
“Me të vërtetë, aktiviteti (adhurimi) i natës vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta” [El-Muzemil: 6]
Aktiviteti i natës ka për qëllim orët e natës në të cilat zemra është e gatshme për leximin e Kuranit.
Agjërimi gjatë ditës përngjason me pastrimin e zemrës nga gjynahet dhe leximi i Kuranit në namazin e natës me rimbushjen e zemrës me udhëzimet dhe moralet e Kuranit.

[Saud Al-Shurejm]

 
 
 Perktheu: Adelina Allkoci

Udhëzim për njerëzit

imagesFA7Z406TNdërkohë që lexojmë Kuranin duhet të kujtojmë se Allahu e ka zbritur atë udhëzim për njerëzit, kështuqë në suren e parë të Kuranin, suen El-Fatiha, kërkojmë këtë udhëzim : “O Zot! Na udhëzo në rrugë të drejtë!”; pastaj në suren El-Bekare Allahu thotë: “Ky (kurani) është Libër që nuk asnjë dyshim në të,  udhëzim për të devotshmit”…

Nëse vërtet dëshiron këtë udhëzim për të qënë prej të devotshmëve nuk ka dyshim që do ta gjesh atë në Kuran, por vetëm përgatite veten gjatë leximit te tij….

Flit vetëm për atë që di

طھظƒظ„ظ…[1]Thotë Allahu në Kuran: “Dhe flisni me gojë”, ndonëse nuk mund të flitet vetëm se me gojë, por e përmendi këtë për ta pasuar me: “Atë që nuk dini” [Nur: 15]

Nga ky ajet mësojmë që njeriu nuk duhet të flasë vetëm atë që di dhe për të cilën është i sigurt, sepse nëse nuk vepron kështu atëherë do të jetë: njeri që tregon mangësi në të menduar derisa flet për gjëra që nuk janë të sigurta dhe mund ta çojë kjo që të jetë genjështar ose njeri që është në dyshim, thotë atë që nuk mendon.

(Ibn Ashur)

Përktheu: Adelina Allkoçi
 

 

Nëntë porosi të sures El-Huxhurat

1173271740gi1xYBMësoji ato mirë dhe mundohu t’i zbatosh.
1-Analizoni mirë
2-Pajtoni mes njeri- tjetrit
3-Bëhuni të drejtë
4-Mos përqeshni
5-Mos nënçmoni njëri-tjetrin
6-Mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)
7-Shmanguni prej shumë dyshimeve
8-Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit)
9-Mos e përgojoni njëri-tjetrin!
Ajo që kërkohet prej teje është të mos i dëmtosh të tjerët, atëherë ska dyshim që gjendja jonë do të ishte më ndryshe….

Adelina Allkoçi

Pastërtia e kraharorit

kalbFalënderimi i takon Allahut Zotit të botërave, i Cili din tradhëtinë e syve dhe atë çfarë fshehin zemrat. Atij i takon falënderimi për çdo mirësi që na ka dhuruar. Thotë Allahun ne Kuran: “Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Gjykimit)”

Paqja dhe bekimi qofshin mbi më të zgjedhurin e profetëve dhe te dërguarve, profetin tonë: Muhamed dhe mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Rëndësia e pastrimit të zemrave:

1. Me të vërtetë tema rreth zemrës dhe gjendjes së saj është ndër temat më të rëndësishme, sidomos në këtë kohë që njerëzit merren me paraqitjen e tyre të jashtme duke lënë pas dore brendësinë e tyre dhe nuk e dinë që çështja e zemrës tek Allahu është më e madhe. Thotë Allahu në Kuran: “Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë, përveç atij i cili sjell tek Allahu  zemër të pastër” Shuara:88,89.

Pra, nuk do të shpëtojë Ditën e Gjykimit vetëm ai që ka zemër të pastër.

2. Zemrat janë vendi që Allahu sheh dhe nuk është paraqitja e jashtme, ashtu siç është transmetuar në hadithin nga i Dërguari i Allahut, i cili thotë: “Allahu nuk sheh paraqitjen tuaj dhe as trupat tuaj, por Ai vështron në zemrat dhe punët tuaja”

Dhe kjo, sepse zemra është mbreti i gjymtyrëve dhe tek ai kthehet vepra e mirë apo e keqe, ashtu siç thotë Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-: “Në trup është një copë mishi, e cila nëse përmisahet ajo përmisohet i gjithë trupi dhe nëse prishet ajo prishet gjithë trupi”

Ka thënë Ebu Hurejra –Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Zemra është mbret dhe gjymtyrët e trupit janë ushtaërt e tij, nëse mbreti është i mirë janë të mirë edhe ushtarët dhe nëse prishet mbreti prishen edhe ushtaërt e tij”

3. Esenca e adhurimit është zemra, dhe çdo vepër që kryejmë shpërblehet sipas qëllimit që kemi në zemër.

4. Zemra është depozituesja e gurëve të çmuar shpirtërorë ku më i rëndësishmi prej tyre është besimi tek Allahu, për këtë Allahu thotë në Kuran: “Allahu ia hap zemrën për të pranuar Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje ia mbyll zemrën dha ia shtrëngon gjoksin sit ë jetë duke u mgjitur në qiell..” Enam: 125

5. Meqë jemi në prag të Ramazanit është shumë e rëndësishme që njeriu ta pastrojë zemrën e tij dh eta presë këtë muaj me një zemër të pastë.

 

Kuptimi i pastërtisë në fenë islame

Pastërtia ndahet në dy lloje:

  • Pastërti e dukshme dhe e ndjeshme dhe kjo është pastërtia e trupit dhe e rrobave.
  • Pastërti simbolike dhe e brendshme dhe kjo është pastërtia e zemrës.

Dhe ashtu siç nuk është i saktë namazi që është adhurim me gjymtyrë vetëm se me pastërti, po kështu është edhe besimi. Dije se adhurimi me zemër është vetëm se me pastërtinë e zemrës nga besimet e shkatërruara dhe të humbura dhe nga cilësitë ekëqija si : smira, zilia, të menduarit keq për tjetrin, mendjemadhësia,…etj. Nëse njeriu i bashkon pastërtinë e trupit dhe të zemërs vërtetë që atëherë ka arritur dashruinë e Allahut, që çdo musliman e dëshiron një gjë të tillë: “Dhe Allahu i don ata që janë të pastër..” Et-Teube: 108

Ka thënë Ibn Kajim –Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Përgjigje e mjaftueshme”: “Zemra e pastër është ajo që u pastrua nga shirku, smira, zilia, mendjemadhësia, dashuria e dynjasë dhe të qënurit mendjemadh. Është pastruar nga çdo gjë që e largon atë nga Allahu, është e pastruar nga çdo gjë e dyshimtë, nga çdo epsh dhe është ruajtur nga çdo gjë që e ndan atë nga Allahu”

-vijon-

Përgatiti: Adelina Allkoçi

Mbreti dhe tre ministrat e tij

Nje dite prej ditesh therriti mbreti tre ministrat e tij dhe kerkoi prej tyre nje gje te cuditshme: kerkoi qe secili prej tyre te merrte nje qese dhe te shkonte ne koshtin e pallatit mbreteror dhe secili prej tyre te zgjidhte nga frutat e ndyshme te kopshtit dhe prodhimet e tij dhe t’i fuste ato ne qese dhe kerkoi prej tyre qe secili te bente zgjedhjen e tij pa kerkuar ndihme nga askush. U cuditen ministrat nga kerkesa e mbretit dhe mori secili qesen e tij dhe u nisen drej kopshtit mbreteror per tia plotesuar kerkesen mbretit.

Ministri i pare: donte qe ta kenaqte mbretin dhe ishte shume i kujdesur qe te zgjidhte nga te gjitha frutat dhe prodhimet me te mirat dhe me te shijshme te kposhtit derisa e mbushi qesen e tij.

Ndersa ministri i dyte: ishte i bindur qe mbreti nuk i don frutat dhe nuk ka nevoje per to dhe se ai as nuk ka per ti pare fare, keshtuqe mblodhi nga frutat me dembelizem dhe nuk u kujdes fare per te zgjedhur me te mirat apo per te dalluar frutat e mira nga ato te prishurat derisa e mbushi qesen e tij.

Ndersa ministri i trete as qe nuk besonte fare qe mbreti ka per ta pare qesen se cfare ka ne te keshtuqe e mbushi qesen me bar dhe bime dhe gjethe te pemeve.

Diten tjeter urdheroi mbreti qe te vine ministrat te cilet i kishte urdheruar per te mbushur qeset me frutat dhe prodhimet e kopshtit, nderkohe qe secili prej tyre solli qesen e tij urdheroi nbreti ushtaret e tij qe tre ministrat te futen ne burg dhe secili me qesen e tij qe kishte mbushur per mbretin per nje kohe tre mujorshe dhe askush te mos i vizitoje ata dhe tiu ndalohet atyre ushqimi .

Ministri i pare i cili kishte mbledhur nga prodhimet dhe frutat me te mira te kopshtit hengri nga to drisa kaluan tre muaj.

Ndersa ministri i dyte jetoi ne veshtiresi duke u mbeshtetur ne ngrenjen e atyre pak frutave qe ishin te mira nga ato qe kishte mbledhur.

Ndersa ministri i trete akoma pa kaluar nje muaj vdiq nga uria…..

Keshtu mbaroi historia e tre ministrave qe cilet i provoi mbreti, tani qendro pak me veten tende dhe pyete ate: nga cili lloj ministri je ti: tani ti je ne kopshtin e dynjase dhe ke zgjedhjen tende per te mbledhur nga veprat e mire ose te keqija…por neser atehere kur te urdheroje Mbreti i mbreterve, Allahu qe te futesh ne burgun, varrin tend, ne ate burg te erret dhe te ngushte, a mendon qe do te kete dobi per ty pervec veprave te mira te cilat i mbodhi ne jeten tende te dynjase?!

Qendro tani me veten tende dhe vendos cfare do te besh neser (?ne varrin tend (burgun tend

Kuptoje sa besim ke…

imagesCANZG4WJNëse don që të dish se sa besim ka në zemrën tënde, atëherë shiko se si është falja e namazit tënd dhe sa i nënshtruar je në namaz, thotë Allahu në Kuran: “Vërtet që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit” [El-Mu’minunë:1,2]
Thotë Es-Seadij në tefsirin e këtij ajeti: “Këtu Allahu përmend besimtarët dhe fitoren, lumturinë e tyre dhe gjënë me të cilën arritën këtë fitore, kështu që le ta peshojë besimtari veten e tij me këto ajete që të arrijë të kuptojë se sa besim ka në zemrën e tij” (Tefsir Es-Seadij 1/547)

Përktheu: Adelina Allkoçi

Beteja më e ashpër

281311_227823817258676_3419882_nBeteja mes shejtanit dhe njeriut është e vazhdueshme, por ai që është i zgjuar arrin ta kuptojë që kjo betejë është e ashpër dhe nuk mashtrohet nga nxitjet e shejtanit duke humbur kështu udhëzimin dhe ai mendon se është në rrugë të mbarë:”Dhe kushdo që largohet nga përkujtimi i të Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë atij shejtanin që të jetë për të shok e mik i ngushtë për të. Dhe vërtetë që ata (shejtanët) i pengojnë ata nga Udha e Allahut dhe mendojne se në të vërtetë ata janë të udhëzuar në udhë të mbarë!” [Ez-Zuhruf: 36, 37]

Përktheu: Adelina Allkoçi

Nderimi i njeriut

imagesCAXSE9RZKurani i nderuar na tregon neve historinë e Kabilit, djalit të Ademit, i cili vrau vëllain e tij. Pas vrasjes së tij u trondit shumë dhe nuk dinte se ç’të bënte me të? Allahu bëri që ai të vështronte përpjekjet e një korbi për të varrosur vëllain e tij. Dhe kjo pamje është një nga pamjet e nderimit (me të cilën Allahu e nderoi njeriun me varrosjen e tij duke mos e lënë mbi tokë pa u varrosur) me të cilat njeriu merr mësim dhe përkujtim. Thotë Allahu në  Kuran: “Pastaj Allahu dërgoi një korb i cili gërvishi me thonj në tokë për t’i treguar atij si ta fshehë trupin e vdekur të vëllait të tij. Ai (vrasësi) tha: “Mallkuar qofsha! A nuk  jam i aftë as sa ky korb që ta fsheh trupin e vdekur të vëllait tim?” Pastaj u bë prej atyre që pendohen (për atë që veproi).”[El-Maide:31]

Përktheu: Adelina Allkoçi

Gabimet që ndeshen në muajin e Agjërimit

ramazani1
Falëndërimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili e ligjëroi agjërimin e muajit Ramazan për arritjen e vlerave dhe qëllimeve tw larta dhe ndër qëllimet më të larta është devotshmëria, ashtu siç thotë Allahu në Kuran:

{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ }( البقرة:183)

O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të bëheni më të devotshëm” [El-Bekare: 183]

Sa më pranë rregullave që ka ligjëruar Allahu gjatë Ramazanit  të jetë agjëruesi, aq më shumë ka dhënë frytet e agjërimit tek ai, prandaj duhet që agjëruesi të njohë rregullat e agjërimit në mënyrë që të fitojë atë që i është premtuar atij. Por, me keqardhje, disa prej agjëruesve agjërojnë pa i njohur rregullat dhe edukatën e agjërimit, kështuqë bëjnë gabime. Do të përpiqemi që të paraqesim disa nga gabimet që ndeshen në muajin e  agjërimit, në mënyrë që të largohet prej tyre agjëruesi dhe të kujdeset që të mos bjerë në këto gabime.

Ndër këto gabime përmendim:Së pari: Gabimet që bëhen me hyrjen e Muajit Ramazan:

1. Mos bërja e nijetit për agjërimin që në darkë deri para agimit. Ka thënë i Dërguari i Allahut -r-: “Ai që nuk e bën nijetin për të agjëruar që në darkë nuk ka agjërim për të” (Transmeton En-Nesaij) Dhe bërja e nijetit bëhet në vetveten tende dhe nuk shqiptohet me fjalë.

2. Nga gabimet më të mëdha që rrjedhin nga ata që besimi i tyre është i dobët është moskënaqësia e hyrjes së këtij muaji dhe dëshira që të largohet sa më shpejtë. Kjo ndjenjë vjen për shkak të rëndesës në adhurimet duke mos e ndjerë kuptimin e adhurimit dhe ëmbëlsinë e bindjes ndaj këtij adhurimi, apo ndoshta ka agjëruar vetëm se njerëzit e tjerë agjërojnë dhe me këtë i ka ndaluar vetes së tij përfitimet nga ky muaj.

3. Të konsideruar e këtij muaji mundësi për të fjetur dhe për të pushuar dhe kalimi i netëve të tij pa gjumë dhe në gjëra që nuk kanë dobi, duke humbur kështu kohërat më të vlefshme në gjëra që nuk i sjellin atij dobi si në këtë dynja ashtu dhe në Ahiret.

Së dyti: Gabimet që ndeshen gjatë agjërimit:

1. Bërja e marrdhënieve me gruan gjatë ditës së agjërimit dhe ata janë agjërues, duke mos e ditur që kjo gjë e prish agjërimin dhe që duhet për të dëmshpërblim. Dhe kjo vjen si shkak i mosnjohjes së rregullave të agjërimit.

2. Moslargimi nga gjynahet gjatë agjërimit. Agjëron duke u larguar nga ushqimi dhe pirja, por merret me përgojimin e njerëzve dhe me thashëtheme. Dhe Profeti -r- thotë: “”Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e atij personi, i cili nuk i lë veprat e këqija”
(Transmeton Buhariu)

3. Moslarja e trupit duke menduar që larja në agjërim pas drekës e prish agjërimin. Përkundrazi lejohet për agjëruesin që të lahet dhe kjo nuk e prish agjërimin.

4. Mos edukimi i tij me agjërimin, kështuqë e gjen të mërzitur dhe që përnjeherë zemërohet për shkak të lodhjes që ndjen nga agjërimi dhe nga uria, ndonëse duhet që agjërimi të jetë mbrojtje për të, ta edukojë atë, ashtu siç thotë Profeti -r-: “Agjërimi është mbrojtje. Nëse ndonjëri prej jush është agjërues të mos flasë fjalë të kota dhe të mos bërtasë, nëse dikush e shan atë apo e ofendon le të thotë: “Unë jam agjërues”.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Së treti: Gabimet që ndeshen gjatë iftarit:

1. Vonimi i çeljes së iftarit pas hyrjes së kohës së tij dhe kjo është në kundërshtim me sunetin, i cili fton në të shpejtuarit e iftarit. Ka thënë i Dërguari i Allahut-r-: “Do të jenë njerëzit në mirësi perderisa të shpejtojnë iftarin”   Kështuqë duhet që çdo agjërues nëse futet koha e iftarit (me thërritjen e ezanit të akshamit) së pari ta fillojë më iftarin, pastaj të bëjë dua dhe më pas të falet.

2. Nga gabimet që ndeshen gjatë iftarit: çelja e iftarit me gjërat që janë të ndaluara (haram) si: pijet alkolike. Nuk ka dyshim që ky muaj është një mundësi që të pendohet muslimani nga këto gjëra të ndaluara dhe ai që i lw këto gjëra të ndaluara gjatë ditës së agjërimit nuk do të jetë e vështirë për të me vendosshmëri dhe me durim që të largohet nga to edhe gjatë netëve të agjërimit dhe deri në fund të Ramazanit është mësuar për lënien e tyre për të qënë kjo një largim i përhershëm nga ato me Lejen e Allahut.

Së katërti: Gabimet që ndeshen në namazin e Natës:

1. Dembelizmi në faljen e namazit të Teravive, me preteksin që ato janë sunete dhe nuk janë detyrë. Nuk duhet të harrojë agjëruesi që edhe nëse teravitë janë sunete dhe jo farze të falurit e tyre është prej veprave që e afron robin me Zotin e tij dhe aq më tepër në muajin e Ramazanit që veprat shumëfishohen, kështuqë duhet të kujdesesh për faljen e tyre në mënyrë që pas përfundimit të Ramazanit të kesh fituar shpërblim të madh.

2. Nga gabimet që ndeshen gjatë faljes së Teravive të vazhduarit e namazit deri para agimit, pastaj të fjeturit gjumë nga lodhja e natës dhe mosfalja e namazit të sabahut me xhemat, apo të fjeturit gjumë derisa të kalojë edhe koha e namazit të sabahut dhe padyshim ky është nga gabimet më të mëdha, sepse falja e namazit të natës është sunet, ndërsa falja e namazit të sabahut në kohën e tij është farz, kështuqë nuk duhet të angazhohemi me sunete që të jenë shkak për humbjen e farzeve.

3. Nga gabimet që ndeshen është edhe të falurit nga disa imam të xhamive të namazit të Teravive me sure të shkurtra duke dashur të shpejtuarit e mbarimit të namazit, ndërsa është e pëlqyeshme që të lexohet gjatw me qwllim qw tw lexohet i gjithw Kurani gjaw muajit tw Ramazanit.

4. Gjithashtu nga gabimet që ndeshen në xhami gjatë faljes së Teravive është të folurit e shumtë duke i shqetësuar ata që falen dhe duke ua tërhequr përqëndrimin nga namazi, ndërkohë që detyrë për çdo musliman është mosshqetësimi i atyre që falen dhe mbajtja qetësi në xhami.

5. Nga ajo që vihet re në fillim të muajit të Ramazanit njerëz të shumtë që mbushin xhamitë për t’u falur, pastaj dobësohet kjo dëshirë nga fundi i muajit dhe sheh që safët janë më të paktë, ndërkohë që në fund të Ramazanit duhet e kundërta: të shtohet edhe më tepër vullneti sidomos në 10 ditëshin e fundit, ashtu siç ka qënë Profeti ynë -r- që nëse futej 10 ditëshi i fundit i Ramazanit forcohej më tepër dhe e kalonte natën me namaz dhe e zgjonte familjen e tij për të adhuruar Allahun.

Së pesti: Gabimet në leximin e Kuranit:

1. Leximi i Kuranit me zë të lartë duke i shqetësuar njerëzit që janë në xhami, në itikaf Transmetohet nga Ibn Mesud që thotë: “Bëri itikaf i Dërguari i Allahut –r– në xhami dhe dëgjoi që i ngrinin zërat gjatë leximit të Kuranit, e hoqi mbulesën dhe tha: “Mos t’i bëni dëm njëri- tjetrit, mos i ngrini zërat gjatë leximit”, ose tha: ” Gjatë namazit” (Transmeton Ebu Daud)

Së gjashti: Gabimet që ndeshen në syfyr:

1. Mosngrënia e syfyrit që është në kundërshtim me sunetin dhe kjo e bën agjëruesin që të ndjehet i lodhur pa ngrënien e syfyrit, ndërsa në ngrënien e tij merr fuqi për ta vazhduar agjërimin  e tij, ashtu siç ka thënë Profeti -r-: “Hani syfyrin, sepse në ngrënien e tij ka bereqet”

2. Të ngrënit apo të pirët gjatë ezanit të sabahut. Duhet që muslimani të kujdeset për agjërimin e tij dhe sapo të dëgjojë ezanin të ndalohet nga ngrënia dhe pirja.

.

Së shtati: Gabimet që ndeshen në nxjerrjen e zekatit të Fitrit:

1. Nxjerrja e zekatit të Fitrit pas mbarimit të kohës së tij. Zekati i Fitrit wshtw detyrw qw tw nxirret nw kohwn e tij dhe koha e tij e fundit është para faljes sw namazit të Bajramit dhe nwse kalon kjo kohw nuk pranohet. Transmeton Ibn Omeri, i cili tha: “E bëri detyrë i Dërguari i Allahut nxjerrjen e zekatit të fitrit saa ( njësi matëse që ka qënë përdorur tek arabët dhe afërsisht masa e saj është 2kg e 157 gram) nga hurmat ose saa nga elbi për secilin: robin (skllav), të lirin, mashkull, femër, të vegjelit dhe të moshuarit nga muslimanët. Dhe urdhëroi që të nxirret ky zekat para se të dalin njerëzit për të falur namazin e Bajramit” (Transmetoi Buhariu, Muslimi)

2. Shpenzimi i njerëzve për nxjerrjen e zekatit të Fitrit përtej mundësive të tyre, ndërsa detyrë për secilin është nxjerrja e atij ushqimi që konsumohet më tepër në vend dhe masa e këtij ushqimi afërsisht është 2 kg e 157 gram për person dhe jo më shumë.

Këto janë disa nga gabimet që ndeshen në muajin e Ramazanit, i përmendem ato si këshillë për muslimanët që të kujdesen me aq sa kanë mundësi për të  arritur më të mirën gjatë agjërimit të tyre, duke shpresuar që Allahu të na falë për gabimet tona dhe të na përfshijë në Mëshirën e Tij.

Lus Allahun që të arrijmë muajin e Ramazanit, ta agjërojmë atë, të fitojmë mirësitë e tij. Allahu na e pranoftë agjërimin tonë, namazet tona dhe çdo adhurim që bëhet gjatë këtij muaji. Allahu na faltë dhe na mëshiroftë dhe na bëftë prej banorëve të Xhenetit.

Përktheu: Adelina Allkoçi

17 Gusht 2009 / 26 Shaban 1430