Namazi per ate qe nuk eshte e mbuluar

Selam alejkum.

sa eshte i pranuar Namazi per ato qe jane pa mbulese, dhe sa eshte i pranuar agjerimi pa Namaz ,

Allahu te shperblefte mesuese.
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
🔸Se pari: Muslimania e ka detyre te fale namazin me kushtet, shtyllat, obligimet e namazit dhe nëse i plotëson ato namazi quhet i rregullt. Por pranohet ky namaz apo jo qofte nga muslimania e mbuluar apo ajo e pambuluar ne nuk e percaktojme dot, ajo eshte çeshtje qe i takon vetëm Allahut.
🔸Se dyti: Mbulesa eshte farz per çdo motër muslimane dhe duhet ti bindet Allahut në këtë obligim sa me shpejtë të jetë e mundur.

Lusim Allahun per te gjitha ato motra qe akoma nuk e kane plotesuar kete obligim qe sa me shpejte tu mundesohet vendosja e hixhabit dhe bindja e tyre ndaj Urdhërit të Allahut.
🔸Se treti: Per ato motra qe falen dhe kujdesen per namazin me Lejen e Allahut do te jape rezultat namazi i tyre per vendosjen e mbuleses se tyre, sepse ashtu siç edhe Allahu ne Kuran:
إِنَّ الصَّلاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَر

“Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat” [Ankebut: 45].
🔸Se katerti: Namazi dhe agjerimi jane dy prej shtyllave te Islamit dhe shtylla më e rëndësishme e Islamit pas shehadetit eshte namazi, i cili eshte farz per çdo musliman dhe kushdo qe e le namazin duke mos besuar në  detyrueshmërinë e namazit ose e lë nga pakujdesia, dembelizmi, ka bërë kufër ne mendimin me te sakte te dijetarëve (Riktheju pergjigjes per nje pyetje te ngjashme ne grup).

Dhe ata që agjërojnë dhe nuk falen nuk ka vlere agjerimi i tyre pa namaz.
🌱 Thote Ibn Uthejmijn -Allahu e mëshiroftë-:

“Ka thene Abdullah ibn Shekijk – Allahu e mëshiroftë- dhe eshte prej tabiijnëve të njohur:

“Shoket e Profetit -alejhi selam- nuk e shihnin lënien e ndonjë vepre kufër përveç namazit”

Dhe duke u bazuar në këtë, nëse një person agjëron, por nuk falet, agjërimi i tij nuk është i pranueshëm, as nuk eshte i dobishëm për të në Ditën e Ringjalljes. Ne i themi atij: “Falu pastaj agjëro””
Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.