Kristalet

224227888[1]Shpjegimi i hadithit:

“Ngadalë  me ngasjen e devesë  që mos t’i thyesh kristalet e kulluara ( të  mos lëndohen gratë)”

Transmeton Muslimi nga Enesi –radiallahu anhu- se i Dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem-kur ishte në disa udhëtime të tij dhe një djalosh i zi, i cili quhej Anxheshah këndonte, i thoshte atij: “Ngadalë me ngasjen e devesë që mos t’i thyesh kristalet e kulluara (të mos lëndohen gratë)”[1]

Në këtë hadith tregohet fare qartë mëshira e Profetit –salallahu alejhi selem- për gratë, saqë urdhëroi Anxhashah që të ngadalsonte duke e ngarë devenë, sepse deveja nëse dëgjon zë duke kënduar shpejton në ecje dhe e besdis atë që është hipur sipër devese. Profeti –salallahu alejhi ue selem- i tha këtë atij sepse gratë dobësohen nga lëvizjet e shpeshta të devesë dhe kishte frikë Profeti –salallahu alejhi ue selem- për to se mos vriten apo rrëzohen nga deveja për shkak të nxitimit të saj ne ecje. Përse i quajti Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- gratë “kristal i kulluar”?

Ky është simbol i gjuhës profetike për të simbolizuar gratë me delikatesën e tyre me kristalin që thuhet menjëherë nëse bie në tokë. Ky simbol arriti të japë kuptimin e plotë të dëshiruar nga Profeti –salallahu alejhi ue selem-, për ngadalsinë në ecje, sepse kristali është qelqi më i shpejtë në thyerje dhe ndoshta nuk do të arrihej kjo nëse do të thoshte: “ngadalë me gratë në ecje”. Gjithashtu me këtë krahasim (duke i krahasuar ato me kristalin të vëna sipër devesë, nëse nuk ka kujdes për to bien dhe thyhen) nxori në pah Profeti –salallahu alejhi ue selem-, mënyrën e trajtimit të grave me butësi, mëshirë dhe duke iu shmangurdhunës, mizorisë dhe vrazhdësisë. Dhe sa nevojë kanë  shumë prej burrave, në  jetën tonë të përditshme, të kenë parasysh këtë sjellje me gratë, duke zbatuar kështu këshillën profetike në trajtimin e grave me mëshirë, butësinë dhe mirësi. Dhe nuk ka dyshim që kjo këshillë është e pranishme edhe në Kuran, në shumë ajete Allahu urdhëron për tu sjellë me to në mënyrë të ndershme: “.. Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme. Në qoftë se keni ndjenja mospëlqimi ndaj tyre, mund të jetë që ju të mos pëlqeni ndonjë gjë, ndërsa Allahu nëpërmjet  saj sjellmirësi të mëdha” [En-Nisa: 19]

Ky është edhe shpjegimi më i saktë i hadithit që dëshmon për mëshirën e Profetit –salallahu alejhi ue selem- me gratë, mëshirë e cila nuk ishte vetëm me fjlaë të bukura, por ishte vertëtë me vepra që praktikohej çdo ditë, çdo moment jo vetëm në shtëpinë e tij, por edhe në shtëpitë e sahabëve.

Përktheu: Adelina Allkoçi


[1]Transmeton Buhariu në “KitatubulAdab”(6149), Muslimi në ” Kitabulfadail” (2323)

Leave a comment