❓❓Pyetje: A i degjojnë te vdekurit të gjallët??
📌 Përgjigje nga Adelina Kucana:
Mendimi i sakte është se të vdekurit nuk i degjojnë te gjallët me argumente të qarta nga Kurani.
▶️ (وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ)
“E ti (o Muhammed) nuk mund të bësh që të dëgjojnë ata që janë në varre” [Fatir: 22]
▶️ (إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ الصُّمَّ الدُّعَاءَ إِذَا وَلَّوْا مُدْبِرِينَ)
“Me të vërtetë, ti nuk mund të bësh që të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund të bësh të shurdhërin që të dëgjojë, pasi që të kthejnë shpinën (prej teje)”
[Sure An-Neml 80]
Dhe bazë ne fe është se të vdekurit nuk dëgjojnë, vetëm çfarë përjashtohet me argument për dëgjimin e tyre, siç është përmendur hadithi që kur i vdekuri vendoset ne varr degjon trokitjen e kepucëve të njerëzve qe largohen…mirepo ky dëgjim është i veçantë vetem ne keto çaste dhe nuk verteton qe i vdekuri dëgjon gjithnjë.
Ky eshte mendimi shumicës së dijetarëve (xhumhur) dhe mendimi i shejh Albanit -Allahu e mëshiroftë- i cili kur është pyetur:
🔶Shpirti i të vdekurit, a kthehet për të parë se çfarë jemi duke bërë, p.sh në shtëpitë tona?
📌Shejh Albani është përgjigjur:
“Kurrë. Këto janë supersticione që janë të pranishme në mendjet e disa njerëzve. Kur dikush vdes, lidhja e tij me botën shkëputet tërësisht. Edhe sikur të lëshohej ndonjë bombë atomike, dhe keni dëgjuar se sa të fuqishme janë ato, siç ishte ajo që amerikanët lëshuan në Japoni… edhe sikur me qindra bomba atomike të lëshoheshin mbi këtë planet të vdekurit nuk do të ndjenin asgjë, “Kur vdes njeriu, të gjitha veprat e tij ndërpriten, përveç tri gjërave
Të vdekurit nuk dëgjojnë, prandaj mos u besoni këtyre historive.”
(Al-Hudaa wan-Noor, 290.)
Allahu e di më së miri.