Motra Adelina kemi këtu në këtë grup motra që falin 5 kohët Namaz me vite por vishen kështu si edhe po shifen shumica …
Çfarë do të na kishe këshilluar?
Përgjigje nga mësuese Adelina:
Selam alejkum motra të dashura!
Një këshillë e përzemërt për të gjitha ato motra që janë në prag të vendosjes së hixhabit (mbulesës muslimane)
Duke u mbështetur në hadithin e Profetit – salallahu alejhi ue selem – ku thotë :
(الدين النصيحة)
“Feja eshte keshille”
Dhe nga parimet e fesë Islame është se:
(لا يؤمن أحدكم حتی يحب لأخيه ما يحب لنفسه)
” Askush prej jush nuk ka besuar derisa te doje per vellain e tij ate qe do per vete”
po shkruaj disa rrjeshta përkujtimi për hixhabin dhe rëndësia e vendosjes sa më shpejt të tij.
Allahu duke e obliguar muslimanen me këtë obligim (mbulesën), e ka bërë këtë vepër formë të adhurimit ndaj Tij, mbulesë e cila e mbulon të gjithë trupin dhe bukurinë e saj përpara meshkujve të huaj, adhurim për të cilin shpërblehet nëse e bën dhe dënohet nëse e len.
Kam bindjen që shumë motra nuk e dinë kuptimin e vërtetë të mbulesës (hixhabit).
Tek shpalos ajetet e urdhërimit për mbulesën, hixhabin kupton se ajo permban në vetvete kuptime të shumta,
por unë do të përqëndrohem tek dy më të rëndësishmet:
1- Mbulesa (Hixhabi) është formë e bindjes ndaj Allahut.
Allahu thotë në Kuran:
(يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلَابِيبِهِنَّ)
“O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Kështu është më së lehti që të njihen ato (që janë të ndershme) për të mos u ngacmuar. Me të vërtetë, Allahu është falës dhe mëshirues..”[El-Ahzab::59. ]
Keshtuqë hixhabi është dorëzim total ndaj Ligjit të Allahut nga ana e besimtares, ky ligj i cili e udhëheq dhe kontrollon besimtaren në jetën e saj.
2- Hixhabi (mbulesa) është Iman (besim).
Thotë Allahu:
(وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ)
“Dhe thuaju (o Muhamed) besimtareve”[En-Nur: 31.],
poashtu thotë:
( وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ )
“… edhe grave të besimtarëve”[El-Ahzab:59.], që do të thotë se ky urdhër ju drejtohet besimtareve, pra ky urdhër është vetëm për atë grua e cila
me të vërtetë e ka besuar Allahun dhe me të vërtetë i është bindur Atij.
Dhe shembulli më i mirë për bindjen ndaj Allahut janë sahabijet, kur zbriti ajeti për mbulim, erdhën burrat e tyre tek ato dhe filluan të lexojnë ajetet që i zbriti Allahu. Të gjithë i lexuan këto urdhra për gratë, vajzat, motrat dhe persona të tjerë. Të gjitha, pa përjashtim, u mbuluan me mbulesat e veta të leshta ose nga pambuku, duke i respektuar urdhrat e Allahut.
Dhe nuk priten derisa tu mbushej mendja…; apo se nuk i kishin kushtet…; apo se akoma nuk ishin gati shpirterisht…; apo se kishin frikë se çmund të ndodh më pas nga sprovat që mund t’i prisnin…., por menjehere iu bindën Urdherit të Allahut.
Disa motra vërtetë mund të kenë vështirësi, por ska dyshim që nëse hedhin hapin për tu përgjigjur Allahut në këtë urdhër çdo gjë do tu lehtësohet…
Çdo gjë rikthehet tek ajo që ti motër, a e kuptuar që hixhabi është bindje ndaj Allahut dhe besim??
Nëse arrin ta kuptosh këtë nuk ka dyshim që do ta vendosesh mbulesën (hixhabin) qe ti bindesh Allahut.
Dhe ana tjetër mos harro se ajo që nuk mbulohet, nuk iu është bindur Allahut duke tejkaluar kufijtë ajo do të meritojë dënimin e Allahut.
Allahu thotë për këtë:
(وَمَنْ يَعْصِ اللهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَاراً خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُهِين)
“Kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij do të hyjë në zjarr të përjetshëm, për të ka një dënim i rëndë”
[Nisa: 11]
Shpejto në zbatimin e dispozitave, vendose hixhabin, që të mos jesh prej atyre që u cilësuan në këtë ajet.
Mos dëgjo kritikat e njerëzve dhe fjalët të tyre, dhe mos iu bind epsheve!
Dije se të gjitha këto përshpëritje janë vetëm nga shejtani që don t’i pengojë besimtarët në zbatimin e dispozitave fetare.
Dhe mos harro se rruga për në xhenet është e mbushur me vështirësi, por me durim dhe besim në Zot dhe ndihmën e Tij do t’i përballosh.
Kështuqë, kërkoi ndihmë Allahit dhe vishe hixhabin, përmirëso nijetin përse po vishesh dhe bëhu e sinqertë me Zotit tënd, sepse kushdo që është i sinqertë me Zotin ia lehtëson çdo vështirësi!
Me shumë shumë dashamirësi për ju: motra juaj
A. Kuçana