Eselam alejkum.
Deshta vetëm një sqarim rreth prishjes se abdesit ketu ne pergjigje e lexova se prishet abdesi vetem nese ke bere gjum te thell e une kam degju ne ligjerata edhe kam lexuar se nese nje sekond je ne gjume prishet abdesi.
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Ka ndryshim mes gjumit te thelle dhe atij te lehte.
Gjumi i lehtë eshte kur njeriu arrin të ndjeje dhe nuk e ka humbur ndjesine nuk e prish abdesin, sepse ne kete rast njeriu e kontrollon veten e tij nese e ka prishur apo jo. Eshte trasmetuar se Profeti -salallahu alejhi ue selem- e vononte ndonjehere faljen e namazit dhe sahabet i kaplonte gjumi duke pritur namazin ne xhami, pastaj faleshin dhe nuk merrnin abdes.
Kjo sepse ata benin gjume te lehte ne te cilin e ndjenin veten nese do te prishet abdesi.
Ndersa ne gjumin e thelle njeriu e humb ndjesine dhe ky gjume i thelle e prish abdesin.