Kuptimi i dijes, gjykimi i kerkimit te dijes…

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kuptimi i fjalës dije

Nga ana gjuhësore dija është e kundërta e injorancës.

Nga ana terminologjike disa dijetarë kanë thënë se ajo është njohje, e kundërta e injorancës.
Ndërsa disa dijetarë te tjerë kanë thënë se dija është më e qartë se njohja.

E rëndësishme për ne është dija e fesë (Teuhidit). Me këtë kihet për qëllim dija që Allahu i ka zbritur të Dërguari të Tij -salallahu alejhi ue selem- si sqarim dhe udhëzim.

Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “Atij që Allahu i dëshiron të mirën e bën të kuptojë në fe”. Buhariu.

Gjithashtu, Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “Vërtet, profetët nuk kanë trashëguar dinar e dërhem, por kanë trashëguar dije. Kush e merr atë ka marrë një mirësi të madhe”. (Ebu Daudi dhe Tirmidhiu).
Gjithashtu Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thënë: “Kush merr rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet. Vërtet, edhe Melekët shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin kërkojnë falje çdo gjë në qiej e në tokë, madje edhe balena në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është sikurse vlera e hënës ndaj yjeve tjera.

Gjykimi i kërkimit të dijes

Kërkimi i dijes është detyrë duke u bazuar në fjalën e Allahut në Kuran (El Alak, 1-5): “Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”

Kurse në hadithin që e transmeton Enesi, se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman.”
Fjala “musliman” ka për qëllim të dy gjinitë, mashkullore dhe femërore.

Thame me lart se kur themi dije kemi per qellim dijen rreth fese me te cilen Allahu e zbriti tek Profeti yne -paqja e Zotit qoftë mbi të -. Dhe kjo dije eshte detyrim per te gjithe muslimanet duke perfshire njohjen e Allahit dhe disa rregullave thebesore te fese si namazi, agjerimi, haxhi, zekati…Dhe nuk justifikohet muslimani nese nuk arrin ti dije ato

Disa baza për arritjen e diturisë

Këto janë disa baza për të cilat ka nevojë kërkuesi i dijes.
Me këto e këshillojmë dhe e përkujtojmë veten dhe motrat, sepse kush fillon kërkimin e diturisë dhe e do arritjen e saj, patjetër duhet t’i ketë parasysh këto baza primare:

E para: Kërkimi i ndihmës nga Allahu

Njeriu është i dobët. S’ka ndryshim dhe as fuqi për të, përveç me ndihmën e Allahut, e nëse mbështetet në veten e tij vetëm se ka humbur dhe është shkatërruar; nëse e mbështet çështjen e tij tek Allahu i Lartësuar dhe kërkon mbrojtje nga Ai për kërkimin e diturisë, vërtet, Allahu i Lartësuar e ndihmon atë. Në librin e Tij Fisnik, i Lartësuari ka thënë:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë.” (el Fatiha, 5).
Thotë i Lartësuari: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (et Talak, 3).

Ka thënë i Dërguari, alejhi selam: “Sikur ju të mbështeteshit tek Allahu me një mbështetje të sinqertë, do t’ju furnizonte sikur që i furnizon zogjtë: dalin të uritur dhe kthehen të ngopur.”

E furnizimi më i madh është dija. I Dërguari jonë, Muhamedi, alejhi selam, gjithmonë ka qenë i mbështetur dhe kërkues i ndihmës nga Zoti i tij në të gjitha çështjet. Du’aja e daljes nga shtëpia, e vërtetuar nga Pejgamberi, alejhi selam, është argument për këtë, siç ka thënë: “Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta dhe s’ka lëvizje e as forcë përveç se me dëshirën e Allahut.”

E dyta: Qëllimi i mirë

Njeriu duhet ta bëjë qëllimin për Allahun në kërkimin e diturisë dhe të jetë i sinqertë ndaj Allahut për këtë, dhe mos të dëshirojë famë as njohje, dhe as të mira nga të mirat e kësaj bote.

E kush e bën nijetin (qëllimin) vetëm për Allahun, e forcon Allahu i Lartësuar dhe e shpërblen atë në këtë, sepse dituria është adhurim, bile është ndër më të vlefshmit.

Vepra e robit nuk është e shpërblyer, përveç nëse është e sinqertë vetëm për Allahun dhe e bërë sipas Pejgamberit, alejhi selam.
Allahu az-ze ue xhel-le thotë:
“S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” (en-Nahl, 128)

Devotshmëria më e madhe është sinqeriteti i nijetit në Allahun kurse hipokriti, në kërkimin e diturisë përveç humbjes në këtë botë, ai do të ketë denim në botën tjetër, siç na ka ardhur për tre personat që do të zvarriten me fytyrat e tyre në zjarrë, e prej tyre edhe njeriu që ka kërkuar dituri vetëm që t’i thuhet: Dijetar.

Aty ku eshte permendur qe vepra e robit nuk shperblehet vetem nese eshte e sinqerte per Allahun dhe e bazuar ne sunetin e Profetit – paqja e Zotit qoftë mbi të -, keto te dyja jane kushtet e pranimit te çdo vepre

E treta: Pastrimi i zemrës

Zemra është enë e diturisë. Nëse ena është e mirë, atëherë e ruan ç’ka ka në të; nëse ena është e prishur, e humb ç’ka ka në të.

I Dërguari, alejhi selam, e ka konsideruar zemrën si gjënë kryesore të çdo sendi, dhe ka thënë: “Me të vërtetë në trupin e njeriut gjindet nje copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë; nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë. Kjo copë është zemra.”

Përmirësimi i zemrës është njohja e Allahut me Emrat e Tij, Cilësitë e Tij, Veprat e Tij dhe meditimi në krijesat dhe argumentet e Tij.
Gjithashtu mesimi dhe leximi I Kuranit, leximi I historise se Profetit dhe jetes se tij …etj

E katërta: Serioziteti, ixhtihadi (mundi) dhe këmbëngulja në arritjen e diturisë

Thotë Jahja ibën ebi Kethir: “Nuk arrihet dituria me pushim të trupit.”

Largimi nga përtacia dhe dobësia, e po ashtu luftimi i epsheve dhe shejtanit. Sepse, epshet dhe shejtani janë kundërshtarë të kërkimit të diturisë.

Prej shkaqeve specifike të ixhtihadit (përpjekjes) në kërkimin e diturisë është leximi mbi historinë e dijetarëve, duke e shikuar durimin dhe barrën e tyre, si dhe udhëtimet e tyre për arritjen e diturisë dhe hadithit.

E pesta: Kohëzgjatja në kërkim të diturisë

Nuk llogaritet kërkues i dijes ai person, kërkimi i të cilit zgjat një apo dy ditë, një vit apo dy vite. Por, kërkuesi i dijes duhet të ketë durim me vite.

Është pyetur el Kadi Ijad, rahimehullah: “Deri kur njeriu duhet të kërkojë dituri?” Ka thënë: “Derisa të vdesë e t’i hidhen lapsat e tij mbi varrin e tij.”

Ka thënë Imam Ahmedi: “Jam ulur për ta mësuar librin e Hajdit (menstruacioneve) nëntë vjet, derisa e kam kuptuar.”

Po ashtu dikush e ka parë Imam Ahmedin në pleqëri ende me laps dhe fleta duke shkruar e i ka thënë: Deri kur kështu o Imam? Ka thëne: “Prej djepit e deri në varr.”

E gjashta: T’ju tregoj shokëve të tij atë që e ka mësuar dhe të kujdeset ta përsëritë atë me ta

Kjo i ndihmon nxënësit ta mbajë mend atë që e ka mësuar, sepse ringjallja e asaj që e ka harruar është përkujtimi i saj.

Thotë Imam Maliku: Bereqeti i hadithit është përkujtimi i tij me njëri-tjetrin.
Dhe pikerisht kjo qe ne po bejme sot futet tek kjo baze. Dhe inshallah secila prej nesh ne te ardhmen duhet te kete parasysh kete baze qe te perhapet dija mes njerezve.

✔Pyetja rreth mësimi të parë eshte :
cilat nga bazat te cilat duhet ti kete parasysh kerkuesi I dijes eshte me paresore per ty dhe perse??
Mund te permendni edhe ndonje argument nga jeta juaj aktuale?

Lusim Allahun qe te furnizoje me dije te dobishme dhe me te vepruarit me te!

Leave a comment