Selam Alejkum moter
A pranohet namazi nese imami eshte ne moshe te vogel (femije)10-vjeç? Namazin e fal shume ne rregull…
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Po, pranohet namazi i atij qe falet pas nje imami te vogel ne moshe, 10 vjeçare ose edhe me te vogël, nese falet dhe lexon ne rregull pa gabime.
Argument per kete eshte hadithi i Amru bin Selemah, ka qene ne moshen 6 ose 7 vjeçare, i cili thote:
(لَمَّا رَجَعَ قَوْمِي مِنْ عِنْدِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالُوا إِنَّهُ قَالَ : لِيَؤُمَّكُمْ أَكْثَرُكُمْ قِرَاءَةً لِلْقُرْآنِ . قَالَ : فَدَعَوْنِي فَعَلَّمُونِي الرُّكُوعَ وَالسُّجُودَ ، فَكُنْتُ أُصَلِّي بِهِمْ )
“Kur u kthye populli im nga Profeti – salallahu alejhi ue selem – thanë se ai ka thënë : “Je te behet imam ai qe din me shume Kuran”.
Thotë : “Më thirren, më mësuan rukunë dhe sexhden (mënyrën e namazit) dhe isha unë që falesha me ta, imam i tyre”
(Hadith i sakte e trasmeton Buhari)