Çfarë bejmë ne namaz kur harrojmë nje shtyllë?
📌Pergjigje nga Adelina Kuçana:
Ue alejkum selam!
Nëse harrohet nje shylle ne namaz shikohet se cila shtyllë (farz) e namazit është lënë.
Nëse është tekbiri fillestar (farzi i parë i namazit), atëherë nuk konsiderohet është filluar namazi, prandaj që nga ai moment që i kujtohet lënësit kjo duhet ta përsëris namazin nga fillimi, edhe nëse është në fund të namazit apo edhe nëse e ka përfunduar, ai duhet ta përsëris atë në tërësi.
Nëse ka lënë ndonjë farz tjetër përveç tekbirit fillestar, atëherë ekzistojnë tri raste:
Rasti i parë: Nëse ai e ka lënë ndonjë nga farzet përveç tekbirit fillestar dhe kjo i kujtohet para se të fillojë leximin e rekatit vijues, obligohet që ai të kthehet në vendin ku e ka lënë të mangët atë farz dhe nga aty të vazhdojë.
P.sh: nëse në rekatin e parë ka harruar të bëjë rukunë dhe menjëherë pas përfundimit të leximit shkon në sexhde (pra nuk e bën rukunë) e vazhdon namazin dhe para se të ngrihet të vazhdojë rekatin e dytë i kujtohet se e ka lënë të mangët rukunë, ai duhet të kthehet te vendi i rukusë ta bëjë rukunë dhe të vazhdojë namazin nga aty, pastaj të bëjë sehvi sexhde në fund të namazit.
Rasti i dytë: Nëse i kujtohet se e ka lënë shtyllen (farzin) pasi ka filluar leximin në rekatin vijues, atëherë rekati paraprak, të cilin e ka lënë të mangët, anulohet dhe rekati vijues merr vendin e këtij rekati.
P.sh: Nëse e ka harruar rukunë dhe kjo nuk i kujtohet derisa fillon rekatin vijues, atëherë rekati paraprak anulohet dhe rekati të cilin e ka filluar e zë vendin e rekatit të mëparshëm.
Rasti i tretë: Nëse i kujtohet se e ka lënë farzin, pasi që jep selam, atëherë është e njejtë sikur rasti i dytë, sikur të lërë një rekatë të tërë. Prandaj e plotëson atë me një rekatë të tërë dhe bën sehvi sexhde.
Argument për kemi hadithin e Imran Ibën Husejnit, se Profeti (salallahu alejhi ue selem) fali namazin e ikindisë, dha selam në rekatin e tretë, pastaj hyri në shtëpinë e tij. I shkoi pas një njeri që quhej Hirbak, e thirri dhe i tregoi se çfarë kishte vepruar. Doli Profeti (salallahu alejhi ue selem) i hidhëruar derisa arriti te njerëzit në xhami dhe i pyeti: “A e thotë ky njeri të vërtetën?” Ata iu përgjigjën: “Po.” Ai e plotësoi rekatin e mbetur, dha selam, pastaj i bëri dy sexhde të harresës, pastaj dha selam. (Trasmeton Muslimi)
Allahu e di me se miri