Shumica e dijetareve e ndalojne qendrimin e gruas me mestruacione ne xhami, ndersa Imam Ahmed e lejon nese vetem kalon dhe jo te qendroje ne xhami.
Nje pjese e mire e dijetareve bashkekohor e lejojne qendrimin e saj, sepse argumentet qe sjellin per ndalimin e qëndrimit të gruas me menstruacione, ose me nifas, në xhami nuk jane shume te qarta ne argumentim.
Nder keto argumente permendin hadithi i Hadithi i Umu Atijes -t- që: “Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- urdhëroi vajzat, ato që qëndrojnë në shtëpi dhe ato që janë me menstruacione që të dalin për namazin e Bajramit për të marrë shpërblimin e kësaj dite dhe të duave të muslimanëve dhe t’i largohen ato që janë me menstruacione musales (vendit të faljes)”
( Transmeton Buhariu (324) Muslimi (890).)
Nëse kjo është për musalen(*), atëherë xhamia është më përparësore që t’i largohen.
– Ju përgjigjen ata qe e lejojne qendrimin e saj ne xhami: Ky hadith ka për qëllim me fjalën “musalen” namazin, sepse Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- dhe shokët e tij e falnin namazin e Bajramit në shkretëtirë dhe jo në xhami dhe toka e gjitha është xhami, nuk lejohet që të veçohet ndalimi i tyre në disa xhami dhe jo në disa të tjera. Pastaj i njëjti hadith është transmetuar në një transmetim tjetër: “Dhe t’i largohen ato që janë me menstruacione namazit”
Ndersa argumentet qe sjelljen ata qe e lejojne qendrimin e saj jane te shumta dhe te gjitha te sakta
( Po permend nder to dy hadithe:
1- “Një grua që pastronte xhaminë (dhe kujdesej për të) vdiq dhe pyeti për të Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- …”
(Transmeton Buhariu (458))
Kjo grua gjatë gjithë kohës qëndronte në xhami dhe kujdesej për të dhe nuk e ka ndaluar atë Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- gjatë kohës së menstruacioneve që të qëndrojë në xhami.
2- Kur Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të- ishte në haxh dhe i erdhën asaj menstruacionet e lejoi Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të – atë që të veprojë çdo gjë që bën haxhiu, përveçse të mos bëjë tauafin rreth Qabës.”
( Transmeton Buhariu (1650 ))
Kjo argumenton për lejimin e hyrjes së saj në xhami, sepse edhe haxhiu hyn (qëndron) në të.